AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Opinion

Çfarë kemi brenda, shohim jashtë? Dhe një histori nga Lindja e Largët…

by Alb Times
26/10/2026
in Opinion
6
0
Çfarë kemi brenda, shohim jashtë? Dhe një histori nga Lindja e Largët…

Foto: Opinion

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Alba Malltezi

Kushedi pse njerëzimi, që në kohë të kohëve, ka dëshiruar përherë të gjejë rrugët drejt paqes dhe harmonisë? Priftërinj, hoxhallarë, poetë, shkrimtarë, artistë i kanë provuar dhe propozuar të gjitha format, dhe rrugët, të çojnë në pak fjalë: dashuri, dije, besim. Askush nuk propozoi pushtetin apo pasurinë si një rrugë që të çon drejt paqes dhe harmonisë së brendshme e si rrjedhojë, edhe të jashtme. E megjithatë shumë prej nesh shkojnë symbyllurazi drejt këtyre të fundit me çdo mjet dhe çdo kusht. Si fluturat e natës që përplasen në të vetmen dritë të ndezur, pushteti dhe paraja, tërheqin shumë, sikur të jemi përbërë nga dëshira që nuk kanë asnjëherë fund e që të plotësohen, kanë nevojë për këto dy gjëra. Dhe kush i dëshiron, është i/e gatshëm/e gatshme edhe për dhunë.
Pse dhuna, pavarësisht nga kush dhe nga ç’anë vjen, më shumë se për objektin që goditet, flet për vetë goditësin, për atë që i dhunshmi ka përbrenda e që gjen një justifikim apo një kornizë për ta servirur?

Ja një histori:
Në një qytet të bukur të Lindjes së Largët, shumë, shumë kohë më parë, një plaku të verbër i ishte besuar një detyrë e rëndësishme nga qytetarët e vet: Të seleksiononte bujtësit në qytet. I moshuari kishte një mënyrë të thjeshtë: Nëse dikush prezantohej në derën kryesore të qytetit për t’u vendosur aty, ai e pyeste: “Më thuaj, si ishte qyteti nga po vjen?” Kur udhëtari përgjigjej: “Oh plak i verbër. Njerëzit e qytetit ku unë u linda dhe jetova ishin të ligj, të egër, të tmerrshëm. Gjithë fatkeqësitë e mia ndodhën për shkak të tyre…” plaku ia kthente: “Miku im, – përgjigjej ai, – në këtë qytet do të gjesh ekzaktësisht të njëjtët njerëz: Të këqinj, të dhunshëm, të tmerrshëm…” Kështu, udhëtari as nuk futej në qytet. Por kur para plakut paraqitej një tjetër njeri, që pyetjes i përgjigjej ndryshe: “Oh plak i mirë, qyteti ku unë u linda dhe u rrita ishte plot me njerëz të mrekullueshëm, të drejtë, punëtorë. Nuk e di si do të mund të jetoj pa ata…” i moshuari i hapte derën dhe e ftonte: “Miku im, këtu do të gjesh të njëjtët njerëz që do të mirëprësin dhe do të të duan…”
Ishte një kohë kur njerëzimi e kishte më të thjështë të shihte se ç’kishim brenda. Ato që themi, ato që bëjmë, janë pasqyra jonë e brendshme, pavarësisht se si i paketojmë.

Dhuna ndajt kujtdo e kudo nuk ka asnjë justifikim pas gjithë e gjithë rrugës së mundimshme drejt paqes, dijes e mirëqënies që njerëzimi në shekuj e shekuj kërkon.

Tags: KryesoretOpinion
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Akuzohej për shpërdorim detyre, arrestohet pas një muaji kërkimesh ish-juristi i Kadastrës në Fier!

27/10/2026

Komunistët janë korrupsioni i varfërisë

27/10/2026

U ekzekutua nga kunati pak orë pasi kërkoi ndihmë në Polici, Kuvendi i Kosovës miraton rezolutë për hetimin e vrasjes së Arlinda Zekajt dhe dhunën ndaj grave

27/10/2026

Lufta në Ukrainë, ministrat evropianë të mbrojtjes paralajmërojnë: Putini nuk po kërkon paqe

27/10/2026

A do të ruajë qeveria e re në Serbi lidhjet me Rusinë?

27/10/2026

Armëpushimi në Olesk në fuqi, Rusia dhe Ukraina vazhdojnë sulmet në fronte të tjera

27/10/2026

SHBA-të kanë plane për sulme të mëdha ndaj Iranit

27/10/2026

“Dhuna rrezikoi vendin, Berisha përkrahu Antifa-n!”- Frrok Çupi: Protesta në Beograd, ndryshe nga e Tiranës! Atje protestuan studentë, këtu huliganë

27/10/2026

“Problem, klima dhe imazhi i krijuar nga dhuna”- Fatura e protestave, eksperti Ribaj: Bankat, pasiguri edhe për kreditimin! Situata…

27/10/2026

Rrjedhja e informacionit të klasifikuar, SHBA ngre akuza të reja ndaj ish-drejtorit të FBI-së, James Comey!

27/10/2026

Rubio pas kthimit të Machado-s në Venezuelë: Me demonstrata në rrugë, nuk arrihet demokracia

27/10/2026

“Dhuna në protestë nga ‘grupi i zjarrit’ të Berishës”- Avokati: SPAK ka fuqizuar krimin dhe kriminelët e Saliut, ai është përgjegjës për…!

27/10/2026

Izraeli mban zgjedhjet vendimtare në klimë të tensionuar, ja çfarë tregojnë sondazhet për përballjen Netanyahu-Eisenkot!

27/10/2026

Trump ngre dyshime për rezultatin në Brazil, vë në pikëpyetje fitoren e Lulës: Duken si zgjedhje të manipuluara

27/10/2026

“Do të rrëmbej avionin”, ndërpritet fluturimi drejt Nju Xhersit pas mesazhit kërcënues, arrestohet 25-vjeçari

27/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Akuzohej për shpërdorim detyre, arrestohet pas një muaji kërkimesh ish-juristi i Kadastrës në Fier!
  • Komunistët janë korrupsioni i varfërisë

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.