AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Investigimi për indianët e “Wolt” largoi drejtorin e Qytetit Studenti?

by Alb Times
26/10/2026
in Kronikë
6
0
Investigimi për indianët e “Wolt” largoi drejtorin e Qytetit Studenti?

Foto: Kronikë

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Fiks Fare denoncoi dy realitete të ndryshme të konvikteve ku duhet të qëndrojnë studentët. Qyteti Studenti ishte braktisur për kushtet e këqija. Një panoramë tjetër ishte në konviktet pranë Universitetit Bujqësor të Kamzës. Shteti shpenzoi 30 milionë euro. Nuk qëndronin studentë shqiptare, por punëtorë dhe studentë të huaj.

Pas këtyre denoncime, “Fiks Fare” u interesua pranë Bashkisë së Tiranës. Drejtuesit thanë se, drejtori i përgjithshëm Olsi Shahini, është larguar menjëherë nga detyra. Zyrtarisht thanë se është dorëhequr.

Nga ana tjetër, Drejtoria e Kufirit dhe Emigracionit në Policinë e Shtetit, ka shkuar në konviktet e UBT për të verifikuar listën e punëtorëve dhe studentëve të huaj. Gazetarët tentuan që t’i pyesin se çfarë veprimesh kryen, por morën refuzimin e tyre.

Sipas këtij dokumenti, në krye të këtij grupi të Policisë së Shtetit qëndronte shefi i sektorit të Kufirit dhe Emigracionit në Tiranë. Ata verifikuan të gjithë listën me punëtorë dhe studentë të regjistruar.

“Ne na kanë marrë në telefon që erdhëm dhe do të merresh në pyetje nga policia, nga Drejtoria e Kufirit. Se ne kemi ardhur për të huajt. Që ne të kapim atë që ka bërë këtë procedurë. Tani ka ardhur policia dhe ka procedura të tjera. Se njëni ka për të mbajtur përgjegjësi këtu nga drejtorët. Ta harrosh ti se është bërë mediatike tani. Është bërë, njëri ka për të mbajtur. Se do të ketë probleme këtu” thotë njëri prej punonjësve, në komunikim me punonjëset.

Drejtoria e Kufirit dhe Emigracionit duket se kishte informacion se ka probleme. Po përse vendosën tani që të veprojnë?! “Këta do kenë probleme, është e sigurt. Në një konvikt shtetëror që nuk e di, pse rrinë bosh këto, s’vinë nxënës këtu?” pyet ai, ndërkohë që punonjësja i shpjegon se të huajt kanë pranuar se paguajnë 200 euro në muaj (5500 lekë tarifa shtetërore në muaj).

“Si mund të fusësh ti njerëz të tjerë. Se këtu mund të vijë një kriminel” pohon punonjësi.

Ndërkohë, pas transmetimit të investigimit, administratori i kompanisë private Feniks, Florian Shehu, ka urdhëruar të gjithë punonjësit e “Wolt”-it që të fusin në dhoma kutitë që mbajnë pas motorrave.

“Këta që janë të ‘Wolt’-it me pica mbrapa, erdhën radhë këta nja 3-4. I futën atje. Ku do t’i çoni. Do t’i çojmë nëpër dhoma. Ça nëpër dhoma, futen ato nëpër dhoma. Mora atë Luizën (administratoren) lëre më tha se kemi folur me Florin. Po ik o ça Flori, Flori s’di ku është për vete i thashë unë. U thashë do të kalojnë 200 veta me ato të motorrave do t’i fusin nëpër dhoma, ça bëni kështu. Stallë lopësh do t’i bëni dhomat” thotë roja i godinës numër 2.

Tags: KronikëKryesoret
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Akuzohej për shpërdorim detyre, arrestohet pas një muaji kërkimesh ish-juristi i Kadastrës në Fier!

27/10/2026

Komunistët janë korrupsioni i varfërisë

27/10/2026

U ekzekutua nga kunati pak orë pasi kërkoi ndihmë në Polici, Kuvendi i Kosovës miraton rezolutë për hetimin e vrasjes së Arlinda Zekajt dhe dhunën ndaj grave

27/10/2026

Lufta në Ukrainë, ministrat evropianë të mbrojtjes paralajmërojnë: Putini nuk po kërkon paqe

27/10/2026

A do të ruajë qeveria e re në Serbi lidhjet me Rusinë?

27/10/2026

Armëpushimi në Olesk në fuqi, Rusia dhe Ukraina vazhdojnë sulmet në fronte të tjera

27/10/2026

SHBA-të kanë plane për sulme të mëdha ndaj Iranit

27/10/2026

“Dhuna rrezikoi vendin, Berisha përkrahu Antifa-n!”- Frrok Çupi: Protesta në Beograd, ndryshe nga e Tiranës! Atje protestuan studentë, këtu huliganë

27/10/2026

“Problem, klima dhe imazhi i krijuar nga dhuna”- Fatura e protestave, eksperti Ribaj: Bankat, pasiguri edhe për kreditimin! Situata…

27/10/2026

Rrjedhja e informacionit të klasifikuar, SHBA ngre akuza të reja ndaj ish-drejtorit të FBI-së, James Comey!

27/10/2026

Rubio pas kthimit të Machado-s në Venezuelë: Me demonstrata në rrugë, nuk arrihet demokracia

27/10/2026

“Dhuna në protestë nga ‘grupi i zjarrit’ të Berishës”- Avokati: SPAK ka fuqizuar krimin dhe kriminelët e Saliut, ai është përgjegjës për…!

27/10/2026

Izraeli mban zgjedhjet vendimtare në klimë të tensionuar, ja çfarë tregojnë sondazhet për përballjen Netanyahu-Eisenkot!

27/10/2026

Trump ngre dyshime për rezultatin në Brazil, vë në pikëpyetje fitoren e Lulës: Duken si zgjedhje të manipuluara

27/10/2026

“Do të rrëmbej avionin”, ndërpritet fluturimi drejt Nju Xhersit pas mesazhit kërcënues, arrestohet 25-vjeçari

27/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Akuzohej për shpërdorim detyre, arrestohet pas një muaji kërkimesh ish-juristi i Kadastrës në Fier!
  • Komunistët janë korrupsioni i varfërisë

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.