AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Endri Tafani, “megafoni” i çifutëve në Tiranë, sulm ndaj shqiptarëve që kundërshtojnë gjenocidin

by SHT Media
25/10/2026
in Politikë
6
0
Endri Tafani, “megafoni” i çifutëve në Tiranë, sulm ndaj shqiptarëve që kundërshtojnë gjenocidin
6
SHARES
312
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga mënyra si shkruan, Endri Tafani duket më shumë si një zëdhënës zyrtar i ambasadës izraelite në Tiranë sesa si një analist i pavarur. Me arrogancë të tejskajshme, ai shpërfill çdo realitet në terren dhe e shet si “paqë” atë që bota e quan me emrin e vërtetë: gjenocid.

Në tekstin e tij plot mllef, Tafani ndan botën në tre grupe: “neomarksistë”, “trendistë” dhe “antisemitë”. Sipas tij, kushdo që proteston për fëmijët e vrarë në Gaza është ose marksist që urren Perëndimin, ose influencer që kërkon pëlqime, ose antisemit. Me pak fjalë, sipas Tafanit, nuk ekziston njeri normal që thjesht ndien dhimbje për viktimat.

Në një univers si i tij, çdo fëmijë palestinez është statistikë, çdo qytetar që proteston është agjent i Sorosit, dhe çdo njeri që mban flamurin e Palestinës është armik i “rendit perëndimor”. Ironikisht, Tafani përmend “hipokrizinë” e të tjerëve, ndërsa vetë nuk e gjen dot asnjë fjalë për dhjetëra mijë viktima, për bombardimet ndaj spitaleve dhe për shkatërrimin e një populli të tërë.

Në vend që të analizojë, ai moralizon; në vend që të kërkojë paqe, ai e quan “fitore” heshtjen. Dhe në fund, me bindjen e një njeriu që kujton se kupton gjeopolitikën, shpall se “plani i Trump” ka sjellë paqe – ndërkohë që edhe një fëmijë e di se Gaza është ende në gërmadha.
SHKRIMI I PLOTË I ENDRI TAFANIT:

U bë një javë që presidenti Trump shpalli planin e paqes me 20 pika dhe tashmë armët kanë pushuar në Gaza.

Gjatë gjithë kësaj jave asnjë  mbështetje në Perëndim nga mediat dhe “protestuesit”, nga figurat e famshme, aktorë, artistë, publicistë, që dilnin çdo javë me mesazhe, influencuesit e Instagramit, TikTokut. Heshtje totale.

Ndërkohë që gjithë bota arabe dhe myslimane ku spikatin Arabia Saudite, Turqia, Egjipti, Katari, Indonezia etj mbështetën planin e paqes të Trump që në fillim, në Perëndim ka vetëm heshtje.

Është e qartë që gjithë ajo turmë e mësipërme e Perëndimit që hesht për një plan paqeje, nuk do paqe.

Për këtë turmë perëndimore nuk është e rëndësishme jeta e fëmijëve palestineze dhe e ardhmja e tyre. Ata duan luftë aty, nuk duan zgjidhje.

Në atë turme mund të dallosh tre grupime.

Grupimi i parë janë ekstremi i majtë. Për ata çështja palestineze shikohet në dialektikë marksiste si një luftë midis të shtypurve dhe shtypësit, si një luftë antikolonialiste kundër imperializmit perëndimor me SHBA-të në krye. Qëllimi final i neomarksistëve europianë është dobësimi moral dhe politik i rendit në Perëndim nëpërmjet protestave të vazhdueshme, për çështje që variojne nga axhenda LGBTQ+, emigracioni masiv, diversiteti e deri tek çështja e Palestinës.

Për këta neomarksistë, qëllimi final është shkatërrimi i Perëndimit siç e njohim dhe transformimi i tij në një shoqëri të re pa asnjë kohezion morali, utopi komuniste, ku lufta e klasave shtohet me luftën ndaj njeriut të bardhë heteroseksual, i cili duhet zhdukur ashtu si dhe kapitalistët, sepse njeriu i bardhë është origjina e çdo problemi që ka bota. Nuk është shaka. Lexoni Critical Race Theory që është kthyer në bazën e studimeve të shkencave shoqërore nga neomarksistët në Perëndim që në fund të viteve 1990.

Për këta neomarksistë LGBTQ + një zgjidhje e çështjes palestineze nga Trump nënkupton një ruajtje të stabilitetit Perëndimor që ata duan ta zhdukin. Për këtë arsye ata duan vetëm luftë aty, derisa të shkatërrojnë qeveritë perëndimore nën peshën e protestave shpesh të dhunshme. Për këta neomarksistë LGBTQ+  nuk ka rëndësi jeta e fëmijëve palestinezë, sa më shumë aq më mirë për ta, sepse mund të ketë protesta akoma më masive. Për ta fëmijët palestineze janë të sakrifikueshëm në altarin e neomarksiszmit.

Grupimi i dytë janë personat që protestojnë sepse është trendy të protestosh. Përgjithësisht janë injorantë në informacion, ama e vënë re se po te protestosh dhe të dalësh në media duke qarë për fëmijët palestineze merr pëlqime dhe zemra në FB, IG, TikTok.

Për këta njerëz përqafimi i kësaj kauze trendy iu jep edhe një kënaqësi të brendshme duke menduar që janë të mirë se kanë përqafuar një kauzë të mirë. Në momentin që kauza zhduket, këta personazhe nuk marrin më pëlqim dhe zemra në platforma, prandaj lufta bën mirë të vazhdojë, që ta vazhdojnë ta mjelin si kauzë. Për ta nuk ka rëndësi jeta e fëmijëve palestinezë. Për ta fëmijët palestineze janë të sakrifikueshëm në altarin e narcizizmit.

Grupi i tretë janë antisemitët. Për ta Izraeli dhe izraelitët duhet zhdukur. Prandaj duhen luftuar vazhdimisht. Për ta nuk ka rëndësi që Izraeli si një fuqi bërthamore nuk mund të zhduket si shtet pa u zhdukur gjithë Lindja e Mesme. Ai Izrael dhe izraelitët duhen luftuar vazhdimisht, prandaj lufta duhet të vazhdojë. Për këtë arsye ata nuk pyesin për jetën e fëmijëve palestinezë. Për ta fëmijët palestineze janë të sakrifikueshëm në altarin e antisemitizmit.

Po të kihet parasysh kjo gjë kuptohet pse askush nga këta grupe më sipër  nuk mbështet planin e Trump dhe as përgëzon arritjen e paqes. Për ta është akoma më e dhimbshme që është pikërisht Trump që e urrejnë si individ që arrin të bëjë paqe.

Është ironi thërese që ky plan i Trump nuk është gjë tjetër veçse një plan i Arabisë Saudite që është propozuar disa herë në 2024-ën e që u hodh poshtë nga Hamasi vazhdimisht derisa Hamasi u vu para asgjësimit të plotë nga Izraeli në copën e fundit të Gazës ku kishte ngelur.

Me mbështetjen që i kanë dhënë Hamasit në Perëndim këto grupe të mësipërme vetëm kanë ndihmuar në vazhdimin e konfliktit  me pasoja edhe mbi fëmijët palestinezë.

Mbi ata fëmijë palestinezë që pretendonin se iu qante zemra, por në fakt ishin të sakrifikueshëm në altarin përkatës të secilit grupim.

Hipokritë, injorantë dhe kriminelë.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Endri Tafani, “megafoni” i çifutëve në Tiranë, sulm ndaj shqiptarëve që kundërshtojnë gjenocidin

25/10/2026

Kaos në rrugët e Tiranës, protestuesit djegin kosha mbeturinash e hedhin fishekzjarrë

24/10/2026

Protestuesit e dhunshëm përdorin bombolë gazi të lidhur me kapsolla kundër policisë

24/10/2026

Protesta e dhunshme, eksperti ngre alarmin: Qëllimi i vetëm, destabiliteti

24/10/2026

Koçiu shpërthen pas sulmit me molotov ndaj policisë: Koha kur hidhnin gurin dhe fshihnin dorën ka mbaruar

24/10/2026

Përshkallëzohet protesta! Protestuesit i vënë zjarrin Ministrisë së Infrastrukturës, molotovë edhe drejt Bashkisë Tiranë

24/10/2026

Rama publikon pamjet e protestuesve të maskuar që futen në selinë e PD-së: Universiteti i dhunës

24/10/2026

Analisti nxjerr prapaskenat: Pas maskave, kriminelë të paguar! Vijnë nga jashtë kufijve, është manuali që ka Antifa

24/10/2026

Kaosi nga protesta e dhunshme në Tiranë, RENEA kthehet para Kryeministrisë

24/10/2026

“Mediat e regjimit” në Tiranë menduan që fitoi “revolucioni”, prandaj nuk e panë dhunën e maskave

24/10/2026

Balla publikon pamjet e rënda: Banditët e Saliut hedhin molotov, punonjësit e policisë po digjen!

24/10/2026

Situatë e tensionuar/ Përplasje mes policisë dhe protestuesve në sheshin Skënderbej, “breshëri” fishekzjarrësh në drejtim të efektivëve

24/10/2026

Protesta e dhunshme në Tiranë, protestuesit vendosin “yjet” metalikë në bulevard për të shpuar gomat e makinave të policisë

24/10/2026

Protestat nuk e ndalin dot integrimin e Shqipërisë!

24/10/2026

Dalin pamjet e fundit me dron, ja përmasat reale të protestës së dhunshme në Tiranë

24/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Endri Tafani, “megafoni” i çifutëve në Tiranë, sulm ndaj shqiptarëve që kundërshtojnë gjenocidin
  • Kaos në rrugët e Tiranës, protestuesit djegin kosha mbeturinash e hedhin fishekzjarrë

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.