AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Opinion

Protestat nuk e ndalin dot integrimin e Shqipërisë!

by Alb Times
24/10/2026
in Opinion
6
0
Protestat nuk e ndalin dot integrimin e Shqipërisë!

Foto: Opinion

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Fatos Çoçoli

Edhe pas protestave dhe tensioneve politike, rruga evropiane e Shqipërisë mbetet një objektiv strategjik, që nuk ka pse të jetë peng i tensioneve tona të brendshme.

Mesazhi i kancelarit gjerman Friedrich Merz në samitin e Budvës, në Mal të Zi, më 22 tetor 2026, për angazhimin e Bashkimit Evropian në zgjerimin drejt Ballkanit Perëndimor, pavarësisht protestave të dhunshme, që përveç në disa të rajonit, në rradhë të parë Shqipërisë. Po ashtu, edhe vlerësimi i Komisioneres së Bashkimit Evropian për Zgjerimin Marta Kos, për përparimin shqiptar, e vendosin sërish integrimin në qendër të debatit tonë politik dhe kombëtar.

Shqipëria po përballet me një nga sfidat më të mëdha të historisë së saj moderne: shndërrimin e aspiratës evropiane në anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian. Kjo nuk është një rrugë që përshkohet me deklarata politike, me premtime elektorale apo me diplomaci simbolike. Është një proces i vështirë, teknik dhe institucional, që kërkon reforma të thella, përgatitje profesionale, negociata të ndërlikuara dhe rezultate të matshme.

Në këtë përpjekje, angazhimi i një ekipi të gjerë me rreth një mijë ekspertë shqiptarë për negociatat me BE-në është një element me rëndësi të veçantë. Ky numër tregon përmasën e punës që kërkohet për përafrimin e legjislacionit tonë me atë të Bashkimit Evropian, për përmbushjen e standardeve evropiane dhe për përgatitjen e administratës publike për anëtarësimin.

Mesazhi i kancelarit gjerman Merz në Budva: zgjerimi mbetet interes strategjik i Evropës

Mbështetja e Gjermanisë për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, edhe pas protestave që shpërthyen në disa vende të rajonit, sidomos në Shqipëri, por edhe në Mal të Zi(aty pa dhunë masive) ka rëndësi të veçantë për Shqipërinë. Gjermania është një nga ekonomitë më të mëdha të BE-së dhe një aktor me peshë në vendimmarrjen evropiane. Pranda dhe mesazhi i kancelarit Friedrich Merz në Budvamë 22 tetor 2026, për angazhimin e BE-së në zgjerim, është politikisht domethënës.

Për Shqipërinë, ky angazhim përkthehet në një mundësi për të avancuar negociatat, për të përshpejtuar reformat dhe për të forcuar lidhjet ekonomike e institucionale me vendet anëtare. Nga ana tjetër, edhe cilësimi i Komisioneres Marta Kos për hapat përpara të Shqipërisë në mbylljen e disa kapitujve të negociatave është një element inkurajues në rrugën drejt anëtarësimit.

Përparimi në negociata kërkon punë të vazhdueshme në shumë fusha, nga drejtësia dhe të drejtat themelore, tek konkurrenca, mjedisi, bujqësia, energjia, transporti dhe funksionimi i administratës publike.

Angazhimi i rreth një mijë ekspertëve shqiptarë, nëse konfirmohet nga të dhënat zyrtare, tregon përmasën e përgatitjeve që kërkon anëtarësimi në BE.

Negociatat nuk janë vetëm bisedime diplomatike mes ministrave dhe drejtuesve politikë. Ato kërkojnë ekipe specialistësh që analizojnë legjislacionin shqiptar, e krahasojnë atë me legjislacionin “Acquis-në” evropiane, identifikojnë boshllëqet dhe përgatisin masa konkrete për përafrimin e kuadrit ligjor e institucional.

Kjo punë kërkon ekspertizë, vazhdimësi dhe koordinim ndërmjet institucioneve. Ajo nuk mund të përfundojë vetëm me hartimin e ligjeve. Shqipëria duhet të dëshmojë se ka kapacitetet njerëzore, financiare dhe administrative për t’i zbatuar ato.

Integrimi nuk ndalet nga protestat, por kërkon demokraci funksionale

Protestat dhe debatet e forta politike nuk e bëjnë të pamundur, as nuk e vonojnë integrimin evropian. Demokracitë evropiane përballen rregullisht me protesta, madje edhe të dhunshme, si ato të dy javëve të fundit në Francë, Itali, Spanjë, madje edhe në Gjermani, edhe pse në një shkallë më të ulët. Madje Franca dhe Italia kanë nxjerrë edhe ushtrinë.

Ajo që ka rëndësi për procesin e anëtarësimit është mënyra se si institucionet i përballojnë këto zhvillime. Shqipëria në këto 11 ditë protesta një pjesë shumë të dhunshma, ia ka arritur të garantojë të drejtën e protestës paqësore, lirinë e shprehjes dhe të medias, si dhe sigurinë publike. Pavarësisht djegjeve dhe shkatërrimeve, të cilat nuk i kanë shmangur dot as vende si Franca dhe Italia në Paris dhe Milano.

Çdo pretendim për shkelje të ligjit ose përdorim të paligjshëm të forcës duhet të hetohet në mënyrë të paanshme. Po kështu, dhuna ndaj qytetarëve, efektivëve të policisë dhe institucioneve duhet të trajtohet në përputhje me ligjin.

Në këtë kuptim, integrimi evropian nuk mund të përdoret as si justifikim për të shmangur llogaridhënien e qeverisë, as si argument për të penguar funksionimin e institucioneve.

Përkundrazi, krizat politike duhet të shërbejnë si një provë e aftësisë së shtetit tonë, për të ruajtur standardet demokratike. Dhe deri tani Shqipëria ia ka dalë të ruajë standardet dhe jetën e protestuesve dhe efektivëve të policisë së bashku.

Tags: KryesoretOpinion
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Kaos në rrugët e Tiranës, protestuesit djegin kosha mbeturinash e hedhin fishekzjarrë

24/10/2026

Protestuesit e dhunshëm përdorin bombolë gazi të lidhur me kapsolla kundër policisë

24/10/2026

Protesta e dhunshme, eksperti ngre alarmin: Qëllimi i vetëm, destabiliteti

24/10/2026

Koçiu shpërthen pas sulmit me molotov ndaj policisë: Koha kur hidhnin gurin dhe fshihnin dorën ka mbaruar

24/10/2026

Përshkallëzohet protesta! Protestuesit i vënë zjarrin Ministrisë së Infrastrukturës, molotovë edhe drejt Bashkisë Tiranë

24/10/2026

Rama publikon pamjet e protestuesve të maskuar që futen në selinë e PD-së: Universiteti i dhunës

24/10/2026

Analisti nxjerr prapaskenat: Pas maskave, kriminelë të paguar! Vijnë nga jashtë kufijve, është manuali që ka Antifa

24/10/2026

Kaosi nga protesta e dhunshme në Tiranë, RENEA kthehet para Kryeministrisë

24/10/2026

“Mediat e regjimit” në Tiranë menduan që fitoi “revolucioni”, prandaj nuk e panë dhunën e maskave

24/10/2026

Balla publikon pamjet e rënda: Banditët e Saliut hedhin molotov, punonjësit e policisë po digjen!

24/10/2026

Situatë e tensionuar/ Përplasje mes policisë dhe protestuesve në sheshin Skënderbej, “breshëri” fishekzjarrësh në drejtim të efektivëve

24/10/2026

Protesta e dhunshme në Tiranë, protestuesit vendosin “yjet” metalikë në bulevard për të shpuar gomat e makinave të policisë

24/10/2026

Protestat nuk e ndalin dot integrimin e Shqipërisë!

24/10/2026

Dalin pamjet e fundit me dron, ja përmasat reale të protestës së dhunshme në Tiranë

24/10/2026

Sheshi “Skënderbej” mbulohet nga gazi lotsjellës!

24/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Kaos në rrugët e Tiranës, protestuesit djegin kosha mbeturinash e hedhin fishekzjarrë
  • Protestuesit e dhunshëm përdorin bombolë gazi të lidhur me kapsolla kundër policisë

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.