Përplasje mes policisë dhe protestuesve janë regjistruar në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, ku një “breshëri” fishekzjarrësh është hedhur në drejtim të efektivëve të Policisë.
Më herët janë raportuar hedhje molotovësh, gaz lotsjellës, si dhe përplasje në disa zona të Tiranës.
Situata në sheshin Skënderbej vijon të jetë e tensionuar, teksa aty duket se janë përqëndruar përplasjet.
