Protesta e opozitës në Tiranë është shoqëruar me tensione të forta dhe përplasje me efektivët e Policisë. Përveç hedhjes së molotovëve dhe fishekzjarrëve në drejtim të uniformave blu, protestuesit kanë vendosur në bulevard edhe mjete metalike me maja të mprehta, të cilat dyshohet se janë përdorur për të shpuar gomat e automjeteve të Policisë.
Në pamjet e siguruara, shihen pjesë metalike të bashkuara në formë ylli, me maja të drejtuara në disa anë, të vendosura mbi pllakat e bulevardit.

