AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Opinion

Zbulohet manuali i Antifa-s që dogji Tiranën

by Alb Times
23/10/2026
in Opinion
6
0
Zbulohet manuali i Antifa-s që dogji Tiranën

Foto: Opinion

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Ylli Pata

Zbulohet manuali i planit të guerileve që dogji Tiranën, por edhe qytetet kryesore të Europës. Gazetari i njohur italian, David Parenzo, ka publikuar faximil-et e planit që është gjetur në gueriljes që ka ndodhur në Milano, por që parë në detaje është e njëjta taktikë e përdorur nga të gjitha protestat vandal të kryer në të gjitha kryeqytetet europiane.

Manuali është një doracak i thjeshtuar i punuar për njerëz që dinë pak e kuptojnë gjithashtu, Detyra të përcaktuara, taktikë e thjeshtë, por mbi të gjitha masa mbrojtëse ndaj sulmeve të policisë.

Të cilat i kemi parë në Tiranë shumë qartë. Nëse lexon pikat e manualit kupton që kemi të bëjmë me një organizim perfekt. Me veshje të përcaktuara, me kit mjetesh të siguruara dhe me një mënyrë lëvizjesh krejt preçize.

Janë 3 faqe A4 që përmbajnë gjithçka duhet për të kuptuar të rinjtë që do përfshihen në këtë guerile, së bashku edhe me skemën se ku duhet lëvizin e çfarë duhet të kryejnë.

Parë në detaje, është një doracak i vërtetë lufte, një manual taktik i veprimeve në një guerile urbane. Ku bëhet e ditur edhe harta e veprimit, mënyra e operimit dhe largimit.

Natyrisht ky manual është për Antifa-n në Milano, por parë në detaje me atë që ndodhi në Tiranë, gjërat ngjajnë si dy pika uji.

Këtë material e ka siguruar policia italiane dhe organet inteligjente të atij vendi. Po ka shumë gjasa që ky doracak të ekzistojë edhe në gjuhën shqipe, por që duket deri tani organet shqiptare të sigurisë nuk e kanë arritur ta kenë.

Ndërkaq, në Itali, të gjithë dhunuesit janë brenda në burg, në Shqipëri janë jashtë, madje liderit e opozitës po i mbrojnë një nga një, duke i quajtur madje edhe personazhe me certefikata sigurie. Megjithatë është interesante që të lexohen manuali për ta krahasuar me ushtrinë e vandalëve që dogjën Tiranën.

Manuali

Demonstrimi kundërshtimit kundër qeverisë, afrimi i sa më shumë pjesëmarrësve, dalja në rrugë me sa më shumë njerëz për të afruar të tjerë.

Takimi me miq e kolegë, larg forcave të sigurisë. Të inkurajohen kalimtarët që të bashkohen në protestë. Marshimi drejt objektivit të përcaktuar.

Veshja

  1. Syze mbrojtëse(mund të blihen në çdo dyqan hidrosanitaresh).
  2. Mbulesë mbrojtëse ndaj gazit lotësjellës por mund të përdoret edhe maskë antigaz.
  3. Bluzë me kapuç: përdoret që të mbajë gazin larg fytyrës.
  4. Doreza kuzhine; ndihmojnë që nxehtësia e gazit të mos kapë gjymtyrët.
  5. Këpucë komode për të lëvizur me nxitim.

Taktika

  1. Duhet ë dalin në shesh e të zbresim në radhë paralele.
  2. Nëse forcat e policisë na ndalojnë të vazhdojmë marshimin, thërrasim slloganët tanë e çajmë rrethimin.
  3. Nëse na sulmojnë, radhët e para duhet të tërhiqen pak.
  4. Nëse thërrasim parullat tona nuk duhet të tërhiqemi, duhet të vijojmë sa të mundemi të avancojmë.
  5. Sa më shumë që i afrohemi policisë, aq më pak mundësi kanë që të na sulmojnë me gaz lotsjellës. Kështu rritet presioni ndaj tyre.
  6. Nëse na gjuajnë me gaz, duhet të qëndrojmë të qetë dhe të palëvizur. Paniku na dëmton më shumë.
  7. Nëse dëgjon një shpërthim, mos ik. Rri në rresht e mbro radhën para teje, dije që efekti i këtyre masave është i përkohshëm.
  8. Mos prek bombat me gaz lotsjellës pa doreza.
  9. Gjëja më kryesore është mbrojtja dhe mbështetja e njëri-tjetrit. Secili të jetë i vëmendshëm për atë që ka pranë, duhet së paku të ketë kujdes për dy veta pranë tij. Kështu krijohet një zinxhir mbështetjeje dhe komunikimi.
  10. Mbështetja e shokëve është më e rëndësishme sesa sulmi ndaj policisë.
  11. Kërko që spektatorët të bashkohen në protestë(nga rruga nga kafja etj).
  12. Shpërnda detyrat në turmën e sulmit. Kush kryen sulmin, kush ndihmon të sulmuarit apo të plagosurit etj etj. Duhet të sigurohet që asnjëri të mbetet mbrapa.
  13. Të dish që pallatet janë si kulla vëzhgimi e armë në krah të lëvizjes tonë.
  14. Mos lër asnjë agjent të policisë që të infiltrohet në turmë.
  15. Mos u bëj pasiv dhe i padobishëm, secili është pjesë e revolucionit.

Çështjet e tjera

  1. Mjetet e ndihmës së shpejtë: Fasha, alkool, leukoplast, disifektant.
  2. Ilaçe kundër dhimbjeve.
  3. Ujë të pijshëm.
  4. Maalox i lëngshëm ose ujë të oksigjenuar për t’i përdorur kundër gazit lotsjellës, si dhe sapun neutral kundër spry-t.
  5. Uthull që përdoret rreth maskës apo fytyrës për tu mbrojtur ndaj gazit lotsjellës.
Tags: KryesoretOpinion
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Kaos në rrugët e Tiranës, protestuesit djegin kosha mbeturinash e hedhin fishekzjarrë

24/10/2026

Protestuesit e dhunshëm përdorin bombolë gazi të lidhur me kapsolla kundër policisë

24/10/2026

Protesta e dhunshme, eksperti ngre alarmin: Qëllimi i vetëm, destabiliteti

24/10/2026

Koçiu shpërthen pas sulmit me molotov ndaj policisë: Koha kur hidhnin gurin dhe fshihnin dorën ka mbaruar

24/10/2026

Përshkallëzohet protesta! Protestuesit i vënë zjarrin Ministrisë së Infrastrukturës, molotovë edhe drejt Bashkisë Tiranë

24/10/2026

Rama publikon pamjet e protestuesve të maskuar që futen në selinë e PD-së: Universiteti i dhunës

24/10/2026

Analisti nxjerr prapaskenat: Pas maskave, kriminelë të paguar! Vijnë nga jashtë kufijve, është manuali që ka Antifa

24/10/2026

Kaosi nga protesta e dhunshme në Tiranë, RENEA kthehet para Kryeministrisë

24/10/2026

“Mediat e regjimit” në Tiranë menduan që fitoi “revolucioni”, prandaj nuk e panë dhunën e maskave

24/10/2026

Balla publikon pamjet e rënda: Banditët e Saliut hedhin molotov, punonjësit e policisë po digjen!

24/10/2026

Situatë e tensionuar/ Përplasje mes policisë dhe protestuesve në sheshin Skënderbej, “breshëri” fishekzjarrësh në drejtim të efektivëve

24/10/2026

Protesta e dhunshme në Tiranë, protestuesit vendosin “yjet” metalikë në bulevard për të shpuar gomat e makinave të policisë

24/10/2026

Protestat nuk e ndalin dot integrimin e Shqipërisë!

24/10/2026

Dalin pamjet e fundit me dron, ja përmasat reale të protestës së dhunshme në Tiranë

24/10/2026

Sheshi “Skënderbej” mbulohet nga gazi lotsjellës!

24/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Kaos në rrugët e Tiranës, protestuesit djegin kosha mbeturinash e hedhin fishekzjarrë
  • Protestuesit e dhunshëm përdorin bombolë gazi të lidhur me kapsolla kundër policisë

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.