AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Putin: Bisedimet për Ukrainën të përfshijnë garancitë e sigurisë për Rusinë, Ukrainën dhe gjithë Evropën

by Alb Times
23/10/2026
in Botë
6
0
Putin: Bisedimet për Ukrainën të përfshijnë garancitë e sigurisë për Rusinë, Ukrainën dhe gjithë Evropën

Foto: Lajme ndërkombëtare

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti rus, Vladimir Putin, deklaroi se negociatat e ardhshme për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë duhet të përqendrohen te garancitë e sigurisë për të dyja vendet, si dhe te krijimi i një kuadri të përgjithshëm sigurie për të gjithë Evropën.

Në një intervistë për televizionin shtetëror rus të enjten, një ditë pas takimit me të dërguarin e posaçëm të presidentit amerikan, Steve Witkoff, Putin konfirmoi se Moska është e gatshme të rifillojë muajin e ardhshëm bisedimet me Ukrainën, me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara.

Sipas tij, objektivi i negociatave duhet të jetë arritja e një marrëveshjeje përfundimtare që garanton sigurinë e të dyja vendeve, dhe jo thjesht një armëpushim i përkohshëm.

“Qëllimi i këtyre bisedimeve do të jetë garantimi i sigurisë së Ukrainës dhe Rusisë pas arritjes së marrëveshjeve të paqes, në formën e tyre përfundimtare, dhe jo si rezultat i një armëpushimi të përkohshëm për një periudhë të shkurtër. Ne jemi të gatshëm t’i rifillojmë këto kontakte për të arritur këtë qëllim”, deklaroi Putin.

Kreu i Kremlinit tha gjithashtu se Witkoff kishte theksuar nevojën që diskutimet të shtrihen edhe te arkitektura e sigurisë evropiane në tërësi, një qasje me të cilën, sipas tij, Moska është dakord.

“Le të shohim se si do të zhvillohen gjërat në ditët në vijim”, u shpreh presidenti rus.

Putin përsëriti qëndrimin e Kremlinit se Rusia nuk ka dashur të nisë një luftë, duke pretenduar se Moska është përballur me reagime armiqësore nga Ukraina për çështje që i konsideron thelbësore për interesat e saj.

Nga ana tjetër, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili u takua me Witkoffin në Norvegji të martën, deklaroi se Kievi është i gatshëm për negociata, të cilat pritet të zhvillohen në fillim të muajit të ardhshëm.

Zelensky tha se Ukraina mbështet çdo propozim për armëpushim, për përfundimin e luftës, për ndërprerjen e sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike, si dhe për nisma humanitare.

Përpjekjet e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara për rifillimin e negociatave ishin bllokuar në shkurt, pas shpërthimit të konfliktit mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit.

Çështja territoriale mbetet pengesa kryesore

Një nga çështjet më të vështira në negociatat e mundshme mbetet e ardhmja e territoreve ukrainase. Rusia kërkon që Ukraina të dorëzojë të gjithë rajonin e Donbasit, në lindje të vendit, ndërsa Kievi kundërshton çdo propozim për të hequr dorë nga territoret që ende kontrollon.

Gjatë intervistës, Putin këmbënguli se çdo diskutim për territoret në lindje të Ukrainës duhet të marrë parasysh atë që ai e cilësoi si përkatësinë historike të zonës ndaj Rusisë.

“Qëndrimi im për këtë çështje është se ky nuk është territori i tyre. Është territori i Rusisë historike”, deklaroi Putin.

Ai iu referua gjithashtu referendumeve të organizuara nga Moska në territoret e pushtuara, shtatë muaj pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, duke pretenduar se banorët kishin votuar për t’iu bashkuar Rusisë.

Këto votime janë kundërshtuar nga Ukraina dhe nuk njihen ndërkombëtarisht si bazë legjitime për aneksimin e territoreve ukrainase.

The post Putin: Bisedimet për Ukrainën të përfshijnë garancitë e sigurisë për Rusinë, Ukrainën dhe gjithë Evropën appeared first on Euronews Albania.

Burimi: Botë

Tags: BotaEvropaLajm kryesorrusiUkraineVladimir Putin
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Protestat në Tiranë, PPE: Aktet e dhunës s’kanë vend në demokraci, problemet të trajtohen përmes dialogut

23/10/2026

Ëndrra e llahtarshme e Edi Ramës

23/10/2026

Irani: Kemi qëlluar shtatë anije në Hormuz, askush nuk kalon në mënyrë të paligjshme

23/10/2026

Trump: Elon Musk rikthen internetin Starlink për Ukrainën pas kufizimeve që prekën ushtrinë

23/10/2026

Argjentina shpall pesë organizata kriminale të Amerikës Latine si terroriste

23/10/2026

Trump kërkon dorëheqjen e menjëhershme të kongresmenes demokrate, e akuzon për përdorimin e një emri të rremë

23/10/2026

Plagosi me armë zjarri të riun dhe i vodhi makinën, arrestohet 47-vjeçari në Rinas

23/10/2026

Rama përsërit thirrjen për dialog me studentët: Jam i gatshëm në çdo orë. Kush shkel ligjin do të përgjigjet

23/10/2026

Tërmeti në Kinë shkaktoi të paktën 16 të vdekur dhe 54 të plagosur

23/10/2026

Tajfuni i fuqishëm Champi kërcënon Tajvanin, anulohen fluturimet dhe evakuohen banorët

23/10/2026

Tajfuni kërcënon Tajvanin, një i vdekur dhe 94 të plagosur

23/10/2026

Përleshjet në Kuvend, “Etika” shqyrton kërkesën e PS për përjashtimin e 20 deputetëve të PD

23/10/2026

Milano në alarm për protestat e 24 tetorit, disa shprehin shqetësim që pakënaqësia mund të përfundojë në përplasje

23/10/2026

Putin: Bisedimet për Ukrainën të përfshijnë garancitë e sigurisë për Rusinë, Ukrainën dhe gjithë Evropën

23/10/2026

Çmimet e naftës rriten mbi 113 dollarë, ndërsa shitja e inteligjencës artificiale trondit aksionet! Investitorët blejnë obligacione

23/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Protestat në Tiranë, PPE: Aktet e dhunës s’kanë vend në demokraci, problemet të trajtohen përmes dialogut
  • Ëndrra e llahtarshme e Edi Ramës

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.