AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Opinion

Anomia 2026

by Alb Times
22/10/2026
in Opinion
6
0
Anomia 2026

Foto: Opinion

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Ben Andoni

Shoqëria shqiptare i kishte dhënë sinjalet prej kohësh të një tejlodhje të saj ndaj institucioneve, problemeve shoqërore, përballjen më korrupsionin masiv dhe respektit të ligjit në përgjithësi. Më të fortët ia dalin gjithnjë në Shqipëri, qoftë edhe në rastet e korrupsionit dhe të këqijave, kurse më të dobëtit gjenden në burg qoftë edhe për pak gramë hashash. Veçse të dobëtit mbajnë në kurriz një shtet si yni që jo pak herë shfaqet i padrejtë.

Nga ana shoqërore, ajo që dikur respektohej nga vlerat e traditës dhe që shumë komunitete e sollën në kryeqytet si pajën e tyre të integrimit, pak e nga pak u braktis nga vetë ata. Ndërkohë që vendin e vlerave e zunë normat e reja, t’ veshura me vello demokratike, por që në jo pak raste përcollën konfuzion dhe shumë anomali.

Bota shkencore e mbushur tashmë me përcaktime dhe emërime konceptesh e kishte një përgjigje dhe për këtë situatë që kalonte Shqipëria. Prej dekadash, ajo quhet Anomi dhe Britanika e saktëson si: “një gjendje shoqërore të mungesës së normave, ose e shpërbërjes së rregullave dhe vlerave morale në një shoqëri. Ajo ndodh kur ndryshimet shoqërore dhe ekonomike i bëjnë të paqarta pritshmëritë tradicionale, duke çuar në ndjesi izolimi, konfuzioni dhe mungesë të një qëllimi personal”.

Shqipëria ka vite që i ka kaluar simptomat bazike reale të Anomisë. Me mëtimin e një shteti të së Drejtës kemi bërë një Reformë në Drejtësi; kemi bërë Reformë në Administratë; kemi bërë Reforma në Shërbime duke i dixhitalizuar dhe shqiptarët pretendojnë se jetojnë në një gjendje me rregulla. Por e vërteta e vitit 2026 tregoi se kjo ishte një fasadë e bukur dhe me një boshnajë pas vetes. Përhapjet e veprimeve të dhunshme dhe caku afër anarkisë tregoi sesi shoqëri si jona mund të afrohen fare lehtësisht me gjendje që i kanë kaluar me ndryshimet drastike të sistemeve, ashtu si ndodhi me Shqipërinë nga Sistemi Socialist në atë Kapitalist. Pamjet e tashme të Tiranës së shkatërruar janë justifikim i kësaj teme, kurse një sistem drejtues prej z. Rama që nuk i krijoi kushtet e nevojshme për një shtet të së drejtës dhe të përcillte parimet, e ka ushqyer këtë batërdi.

Ndërsa Shqipëria ka një rritje relative të ekonomisë së saj, me të cilën krenohen autoritetet, ajo nuk përkthehet fare në mirëqenie për një pjesë të madhe të shoqërisë shqiptare. Është e vërtetë se është rritur paga minimale, por përballë saj: çmimet e ushqimeve, qiratë dhe karburantet janë rritur me ritme shumë më të mëdha. “Parametrat makroekonomikë të Shqipërisë shpesh lënë për të dëshiruar sepse rritja ekonomike bazohet te sektorë me vlerë të ulët të shtuar si ndërtimi dhe turizmi pa krijuar mirëqenie të qëndrueshme apo vende pune të kualifikuara për popullsinë. Edhe pse institucione si Banka Botërore dhe Komisioni Europian parashikojnë një rritje prej 3.3% deri në 3.4% për vitin 2026, ky zgjerim është i cenueshëm dhe nuk po përkthehet në përmirësim të jetesës së shumicës së qytetarëve” (Monitor 2006). Sipas projeksioneve të mëparshme të vetë Bankës Botërore, ekonomia u rrit me 4.8% në 2022, me 4% në 2023, me 4% në 2024 dhe vlerësohet të jetë rritur me 3.9% në 2025, ndërsa tani parashikimi për 2026 është ulur në vetëm 3.4%. Krizat e sigurisë publike dhe mjedisore i shtohen të gjithës dhe e bëjnë shqetësimin më të madh. Në këtë vazhdë, “Revolucioni i Flamingove” nisi me incidentin që ndodhi në Zvërnec, ku një qytetar u dhunua publikisht nga privatët përballë sehirit të policisë së shtetit, shtuar këtu dhe shkakun e mungesës së transparencës për resortin e Familjes Kushner. Me kohë njerëzit e Mjedisit nxorën se problematik nuk ishte vetëm Zvërneci, por kishte probleme dhe me Rrjollin dhe hapësira të tjera. Sot, problemin e madh të pabarazisë e ndjejnë shumë fasha dhe disiplina, ndërsa forcat prodhuese në vend, ku për shembull shquhen njerëzit e bujqësisë që nuk ndihen të ndihur nga skemat e subvencioneve, përballë rritjes së kostove të prodhimit. Tashmë vendi duket krejt i sfilitur përballë ndryshimeve klimatike që megjithëse ishin lajmëruar me kohë, në Tiranën zyrtare as nuk bënin përshtypje. Zjarret masive dhe shkatërrimet që lenë zjarret dhe përmbytjet tashmë shoqërohen me fatura të frikshme. Vazhdimisht referohen probleme, kurse hendeku i thellë ekonomik ka treguar ndjenjën e padrejtësisë dhe pasigurisë për të ardhmen.

Paçka çfarë thuhet në kurriz të tyre, rinia e sotme shqiptare (të ashtuquajturit Gjenerata Z dhe “Milenialët”) i kapi kohë-jeta në periudhën e tërmetit, kolapsi financiar i vitit 2008 (që në Shqipëri nuk u ndje aq shumë prej informalitetit), pandemia COVID-19, por më shumë se të gjitha: tensionet e vazhdueshme në vend dhe sidomos padrejtësia e dukshme. Dëshira për t’i kapërcyer ato i bëri të rinjtë shqiptarë dhe jo vetëm që të kërkojnë në këto ditë ndryshimin radikal që është i domosdoshëm. Por, rrugës ajo po prishet nga imazhi i djegies dhe dëmeve.

Në Vjeshtën e dytë të vitit 20026 gjendja e “Anomisë” në Shqipëri shfaqet hapur me çorientimin kolektiv, humbjen e normave sociale dhe zbehjen e besimit tek institucionet. Kryeministri Rama që e nënvleftësoi tashmë këtë revoltë po e përjeton përballë vetes këtë menefregizëm, kthyer si kusur nga protestuesit që ndihen të papërfaqësuar. Ndërsa bëri rezistencë për zyrtarët e tij që kishin mal me akuza dhe pastaj i lëshoi një nga një me teorinë “përgjegjësi personale dhe jo e PS”, sot kjo kokëfortësi ka bërë që të ketë dhjetëra të dëmtuar, si dhe përplasje të ashpra politike, pa përfshirë batërdinë e prishjes së pronës private dhe infrastrukturës rrugore, prej njërën prej protestave më të mëdha në dekada për Shqipërinë. Sot kur dorëheqja e Ramës është e panegociueshme nga protestuesit e rinj, kurse nga ai vetë as e imagjinueshme, shoqëria jonë po kalon në një tollovi pa gjetur zgjidhje institucionale, sepse nuk ka autoritet moral nga asnjë individ apo institucion, teksa prej vitesh: rregullat e lojës demokratike janë mbajtur vetëm në dukje por jo si ligj. Dhe, paçka trendit evropian të protestave (Milano, Paris, Bruksel, etj.) të rinjtë ngado dhe veçanti ata shqiptarë, po ndjejnë se rrugët legjitime për të siguruar jetesën normale, sigurinë dhe dinjitetin dështuan para një sistemi që e polli protestën. Shqipëria e këtyre ditëve ka hedhur poshtë petkun e imazhit të suksesit në turizëm dhe ndërtim dhe qetësisë që mbahet nga burimet zyrtare dhe është shpërfaqur e drobitur dhe plot zemërim në këtë rrugëtim demokratik post ‘90. Shqiptari i ri nuk do t’i përkasë më kësaj gjendje ose më saktë nuk do të dojë t’i përkasë asaj gjendje me të cilin u mësuan prindërit e tij. Ose si e përcaktoi ideatori i këtij koncepti Émile Durkheim, tek “Vetëvrasja: Një studim në sociologji”: “Njeriu nuk mund t’u përkushtohet qëllimeve më të larta dhe t’i nënshtrohet një rregulli, nëse nuk sheh asgjë mbi vete të cilës ai do t’i përkasë. Ta çlirosh atë nga çdo presion shoqëror do të thotë ta lësh në mëshirë të vetvetes dhe ta demoralizosh”. Kjo është Anomia e vitit 2026, që po i dërrmon shqiptarët në këto ditë tetori. (Homo Albanicus)

Tags: Aktualitetben andoniKryesoretOpinion
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Kurti takohet me kancelarin Merz në Budva: 1,5 miliardë euro investime direkte nga Gjermania në Kosovë gjatë 5 viteve të fundit!

22/10/2026

Disa hedhin gurë, kapsolla e sende të forta, të tjerët kërcejnë dhe këndojnë! Bulevardi me ‘dy fytyra’ i rinisë, ja situata e protestës para Kryeministrisë

22/10/2026

“Të shfuqizohet sistemi zgjedhor parlamentar i vitit 2020”- Bylykbashi propozon ndryshime rrënjësore kushtetuese: Kryetarët e partive të kenë mandate të kufizuara!

22/10/2026

Pas samitit Trump-Xi, SHBA-ja ende pa zgjidhje për mineralet kritike

22/10/2026

Gjykata Amerikane lëshon urdhër: Donald Trump duhet të dëshmojë deri më 11 dhjetor në padinë 10 miliardë dollarëshe ndaj BBC-së!

22/10/2026

Protesta në Poloni kundër reformave të bllokuara të ligjit për abortin

22/10/2026

Zelensky i bën thirrje presidentit Trump që të mos i heqë sanksionet ndaj Rusisë: Do të forconte Putinin!

22/10/2026

Tibeti tronditet nga tërmeti i fortë me magnitudë 7 ballë, raportimet e para për pasojat!

22/10/2026

Irani vendos shtatë kushte të reja: Nuk hapim Hormuzin dhe nuk kthehemi në negociata pa garanci

22/10/2026

Prapaskena e shpalljes së Berishës si kryegjeneral i ferrit të Tiranës!

22/10/2026

Franca nxjerr njësitë elitare në rrugë

22/10/2026

Përse Berisha e mori lehtësisht kontrollin mbi protestën

22/10/2026

“Skena të turpshme”- Deputeti i PS për ngjarjet sot në Kuvend: Opozita s’ka argumente! Dhuna në Parlament, pasqyrë e asaj që ndodh në rrugë!

22/10/2026

Presidentja Justina Pula i përgjigjet kërkesës së PDK-së, kthen në Kuvend për rishqyrtim ligjin për Dhomat e Specializuara

22/10/2026

Kuvendi miratoi Ligjin për të Drejtën e Autorit, ministri Gonxhja: Më shumë zgjedhje për të gjithë autorët, ja përfitimet! (VIDEO)

22/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Kurti takohet me kancelarin Merz në Budva: 1,5 miliardë euro investime direkte nga Gjermania në Kosovë gjatë 5 viteve të fundit!
  • Disa hedhin gurë, kapsolla e sende të forta, të tjerët kërcejnë dhe këndojnë! Bulevardi me ‘dy fytyra’ i rinisë, ja situata e protestës para Kryeministrisë

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.