Press Tv, një televizion shtetëror Iranian, që transmeton në disa gjuhë të huaja, ka qenë protagonist në protestat e dhunshme të Tiranës, duke raportuar me detaje çdo event.
Ky televizion është një organizatë mediatike lajmesh shtetërore iraniane, në pronësi të Transmetimeve të Republikës Islamike të Iranit (IRIB), që transmeton në gjuhët angleze dhe frënge.
Kanali 24-orësh, me seli në Teheran, u lançua më 8 korrik 2007 dhe kishte për qëllim të konkurronte me shërbimet perëndimore në gjuhën angleze. Ai konsiderohet si një mjet për propagandën e qeverisë iraniane, e pikërisht për këtë ndodhet nën sanksione nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian.
Por çuditërisht, ai ka mundur të hyjë në Shqipëri këto ditë të protestave të dhunshme, duke dërguar një reporter austriak, Dieter Reinisch.
Në rrjetet sociale virale të press TV, raportimet e dhunës në Shqipëri u jepet një mbulim të gjerë, duke e shitur si një protestë popullore. Po ky television përdor të njëjtën gjë edhe për protestat në Europë, si Londër, Paris, Milano etj.
Në intervistat e tij, protestuesit sulmojnë edhe Bashkimin Europian dhe u kërkojnë Iranit: Të lutem na ndihmoni. Kjo me zërin e një prej drejtuesve të flamingove.
Anti-government protests turn violent in Albania
@ReinischDieter reports from Tirana.
Follow: https://t.co/GHI09iAGh2 https://t.co/YQAv6PDtkD
— Press TV (@PressTV) October 22, 2026
