AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

“Dhuna traumatizon të miturit”- Sociologia: Protestat e dhunshme shkaktojnë ankth, stres dhe humbje të besimit

by Alb Times
21/10/2026
in Kronikë, Sociale
6
0
“Dhuna traumatizon të miturit”- Sociologia: Protestat e dhunshme shkaktojnë ankth, stres dhe humbje të besimit

Foto: Kronikë

6
SHARES
305
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gurët, bombat Molotov dhe sirenat e policisë nuk lënë pas vetëm të lënduar dhe godina të djegura.

Dhuna  në shesh, dhe gjuha e urrejtjes në rrjetet sociale ndikon negativisht në psikologjinë e të miturve.

“Jemi në kushtet e dhunës ekstreme. Kemi arritur në një nivel ku kemi kaluar nga dhuna verbale drejt dhunës reale fizike”, tha Eris Dhamo-sociologe.

Mes atyre që i shohin dhe i përjetojnë këto ngjarje janë edhe të miturit, të nxitur nga postime të shumta në rrjete sociale për të marrë pjesë në tubim me maskën në kokë dhe molotovin në dorë, kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Sipas sociologes Eris Dhamo, pas kësaj dhunë të miturit do të shoqërohen me ndjenjën e ankthimit dhe stresit tek fëmijët.

“Një fëmije sot, përveç stresit dhe vështirësive në përqendrim, i shkaktojmë edhe ankth. Sot, një fëmijë e ka shumë të vështirë të përqendrohet në shkollë. E ka shumë të vështirë të ndërtojë një marrëdhënie besimi me bashkëmoshatarët, por edhe me autoritetin. Ne mund t’i themi një fëmije se dhuna është e dënueshme, ndërkohë që vetë nuk ia kemi treguar këtë me shembull dhe nuk e kemi dënuar atë”, thotë ajo për Top Channel.

Për sociologen, shqetësimi nuk lidhet vetëm me aktet e dhunshme, por edhe me modelin që të rriturit po u përcjellin brezave të rinj.

“Mësimi i parë dhe i gabuar që u japim të miturve është se e paraqesim dhunën si formë zgjidhjeje dhe dialogu.”

Në një  kohë ku guri ka zëvëndësuar fjalën, sociologia apelon për përgjegjësi nga të gjithë. Sepse dhuna nuk përfundon kur shuhen flakët apo largohen protestuesit. Pasojat e saj mund të vazhdojnë të jetojnë në kujtesën dhe sjelljen e fëmijëve.

“Nuk është e rëndësishme vetëm të themi: ‘Ndaloni dhunën!’. E rëndësishme është të veprojmë dhe të japim shembullin e duhur. Fëmijët i mësojnë veprimet dhe qëndrimet nga të rriturit.”

Në ditën e 9 të protestës numri i të lënduarve është më shumë se 300 qytetarë dhe oficer policie, ku nuk mungojnë dhe rastet që të plagosurit i janë nënshtruar dhe ndërhyrjes kirurgjikale.

Burimi: Kronikë

Tags: KronikëKryesoretSociale
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“Italia po dërgon forca policore në Shqipëri”, reagon MIA: Informacioni nuk është i vërtetë, qytetarët të mos bien pre e këtyre lajmeve!

21/10/2026

“Vetëvendosja e Kurtit, organizim antishqiptar”- Kryeziu: Kjo është çmenduri, Shqipëria ndihmoi Kosovën në ditët më të vështira!

21/10/2026

Dorëheqja e Bedri Hamzës, zbulohet kandidatja e propozuar për të qenë kryetare e PDK-së!

21/10/2026

Protestuesit tensionojnë situatën në bulevard, efektivët “Shqiponja” mbërrijnë në shesh pas hedhjes së molotovëve!

21/10/2026

VIDEO-LAJM/ Pamjet nga lart me dron, ja pjesëmarrja në protestën e sotme para Kryeministrisë!

21/10/2026

Zelenskyy mbështet ‘ngrirjen’ e vijës së frontit si hap të parë drejt armëpushimit në Ukrainë

21/10/2026

Serbia arreston gjashtë persona, të dyshuar për planifikim sulmesh në ditën e zgjedhjeve

21/10/2026

OKB-ja kërkon mobilizimin e shteteve për t’u përballur me fenomenin El Ninjo

21/10/2026

Trump optimist për zgjedhjet e mesmandatit në SHBA: Do të shihni rezultate të mahnitshme

21/10/2026

“Dhuna, armiku i të gjithëve”- Rama mesazh gjatë udhëtimit drejt Samitit të Budvës: Dua dialog me këdo që beson se ‘jam i keq’! Reflektimi i Flamingove…

21/10/2026

Protestuesit sulmojnë Kryeministrinë edhe me gurë, Policia në gatishmëri, i paralajmëron të largohen dhe hedh ujë! (VIDEO)

21/10/2026

“Berisha dha urdhër që ta zhdukte”- Flet djali i Remzi Hoxhës: 31 vite padrejtësi, kërkojmë eshtrat e babait!

21/10/2026

Sistemi nuk rrëzohet me teori konspirative

21/10/2026

Athina në alarm, pas shpërthimit të parë gjendet dhe një tjetër çantë e dyshimtë në Pire, “blindohet” e gjithë zona!

21/10/2026

Pas ‘paqes vjen lufta’, hidhen molotovë drejt Kryeministrisë, protestuesit vendosin në flakë një karrige! Sfidojnë Ramën: Hajde për dialog tani!

21/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Italia po dërgon forca policore në Shqipëri”, reagon MIA: Informacioni nuk është i vërtetë, qytetarët të mos bien pre e këtyre lajmeve!
  • “Vetëvendosja e Kurtit, organizim antishqiptar”- Kryeziu: Kjo është çmenduri, Shqipëria ndihmoi Kosovën në ditët më të vështira!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.