Protestuesit kanë nisur që të largohen nga Ministria e Arsimit pas gati një ore aty, për t’u zhvendosur te Kryeministria.
Ndryshe nga tetë ditët e mëparshme të protestës, ditën e sotme nuk ka pasur sulme ndaj Ministrisë apo dhe ndaj policisë.
Nuk ka pasur përplasje me gurë, molotov, ujë dhe gaz lotsjellës. Madje edhe disa tentativa për goditje me gurë janë parandaluar, teksa marshimi vijon drejt kryeministrisë.

Deri në këto momente (14:40), ka pasur vetëm marshime paqësore, ku të rinjtë dhe jo vetëm kanë shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisë, apo kanë thirrur për ‘dorëheqje’.
Burimi: Kronikë
