Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot ditën e sotme një takim me drejtues të bankave në Shqipëri.
Takimi vjen pas sulmeve nga protestuesit e dhunshëm ndaj filialeve të bankave të nivelit të dytë, gjatë këtyre ditëve të tubimeve.
Rreth 38 degë bankare dhe 42 bankomate janë shkatërruar në Tiranë, ndërkohë që është përllogaritur edhe fatura financiare e dëmeve të shkaktuara nga sulmet e protestuesve në sistemin bankar.
Në fjalën e tij kryeministri tha sot se dhuna po organizohet nga lëvizja neokomuniste dhe anarkiste “ANTIFA”.
Ndërkohë guvernatori Gent Sejko ka garantuar se paratë janë të sigurta.
Burimi: Politika
