AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Opinion

Të gjithë të kënaqur me protestën!

by Alb Times
21/10/2026
in Opinion
6
0
Të gjithë të kënaqur me protestën!

Foto: Opinion

6
SHARES
310
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Ardit Rada

Teksa udhëtoja drejt qendrës me autobus urban, në stacionin e Porcelanit hipën 5 fëmijë jo më shumë se 12-vjeçarë. Të gjithë me kapuçët e xhupave ngritur mbi kokë që pa dalë mirë nga shtëpia. Ca prej adrenalinës prej betejës që i priste para Ministrisë së Arsimit, e ca duke përfituar nga mungesa e një policie operative. Po mendoja një moment sesa të lehtë e ka Policia që një orë para protestës t’i presë tek autobusët që të çojnë në qendër e t’i ndalojë këta fëmijë pa marrë gurin dhe molotovin e parë në dorë. Por kjo është një temë tjetër, që nuk do ta shtjelloj në këtë shkrim. Megjithatë, duket se me revoltën e nisur të gjithë janë të kënaqur, si nga politika, ashtu edhe nga aktorët e rinj që hynë në valle: pedagogët.

Protesta e Flamingove dhe kjo e tetorit patën në dorë t’i bënin një nder të madh shqiptarëve. Të kërkonin ato që politika nuk ka guxim t’i bëjë, apo më mirë nuk ka dëshirë të prekë status quo-në e saj. Mirëpo e gjithë energjia u çua dëm duke kërkuar qeveri e parlament me letra me vrimë. Pastaj mblodhën vetë një Kuvend që s’u mblodh më kurrë dhe më pas u përqendruan te Kuvendi me vezë në duar, duke sulmuar deputetët me parimin ‘ca të nënës e ca të njerkës’. Dhe sot protesta është më e kompromentuar se kurrë, kur vezëve dhe molotovëve u kanë shpëtuar veç deputetët e PD-së dhe selia e PD-së.

Por çfarë mund të kishin kërkuar protestuesit? Së pari, ndryshimin e Kodit Zgjedhor, duke kërkuar një formë zgjedhjesh më të drejta, fjala bie, proporcional kombëtar. Fakti që kjo nuk ndodhi e kënaq Sali Berishën të parin, që bekoi ndryshimet kushtetuese në vitin 2008 dhe kërkon qiqra në hell përditë, përveç Kodit Zgjedhor. Pastaj pjesa që ai del sikur ka gjë në dorë ta mbështesë protestën dhe fakti që s’ia prek njeri selinë e kënaq edhe më shumë, pasi protestuesit duken si njerëzit e tij.

Edi Rama është i kënaquri i dytë. Nëse protestuesit do të kishin intelektin dhe vullnetin për t’i bërë një nder të vërtetë këtij vendi, do t’i vinin kusht qeverisë uljen e çmimit të naftës. Rritja e çmimit të karburanteve ka prekur sot të gjithë zinxhirin ekonomik, duke nisur që nga veza që mbanin në duar para 8 ditësh protestuesit, e deri te çdo mall dhe shërbim tjetër që kërkon transport, energji për prodhim apo mekanikë. Madje edhe ai molotovi në vend që të kushtojë 130 lekë, kushton 230 lekë. Por duket se kërkesa utopike që të çohet prifti dhe të ulet hoxha e shpëtoi Edi Ramën nga një presion konkret dhe e la konsumatorin në të njëjtën pikë ku ishte e do të jetë gjatë.

Edhe partitë e vogla janë të kënaqura në këtë mesele. Adriatik Lapaj, që ndenji 108 ditë vetëm para derës së Ramës, mendon se është ai frymëzuesi i gjithë kësaj që po ndodh. Agron Shehaj, që ka hedhur lekët dhe shfaqet me maskë kur mbaron protesta, sikur ka qenë aty gjithë kohës, po ashtu mendon se është ai që lëviz fijet. Pastaj janë dhe 2-3 kryetarë të tjerë partish që, meqenëse turma nuk i njeh, rrinë serbes në protestë.

SPAK-u duket po ashtu i kënaquri i madh, duke qenë se ka zgjedhur t’i hedhë benzinë zjarrit dhe jo ta shuajë atë si organ ligjzbatues. Në momentin që protesta u duk se po i ikte dhunës, SPAK merr Belinda Ballukun për t’i thënë atë që e dinte PD-ja e para. Meqenëse PD-ja do veç urdhërarreste, atëherë SPAK-u ia hodhi protestuesve përmes medias, me pesë fjali, një njoftim për Ballukun, me shpresën se turma do të irritohej sërish. Dhe turma vërtet u irritua, pasi SPAK-u e kishte me nxitim t’i komunikonte akuzat një njeriu të lirë dhe nuk priste dot sa të shuheshin flakët nëpër gjykata e ministri.

Pedagogët janë të kënaqurit e tretë, sigurisht bashkë me studentët. Duke qenë se shumica e tyre kanë qenë apo janë në forumet e Partisë Demokratike, u duket se kanë shansin historik që ta nisin karrierën si Sali Berisha në `90. Pra, pedagogë që kanë në dorë revoltën apo qetësimin e situatës. Mirëpo harrojnë se Berishën e thirri Ramiz Alia dhe nuk u vetëofrua. Ndaj as ata nuk kanë as vizion dhe as kërkesa konkrete. Ndonjë kërkesë për përmirësimin e arsimit nuk bëhet fjalë, sepse është fusha e vetme që nuk duan as pedagogët dhe as studentët. Për ju që nuk e dini, që të pranohesh sot student në Shqipëri mjafton ta kesh mesataren e shkollës së mesme 5. Për t’u bërë mësues, bëhesh edhe me mesatare 5.5 dhe pikërisht për shkak të këtyre pedagogëve, që të mos mbyllen degët e fakulteteve. Ndaj sot kemi pedagogë të hardhive të rrushit që shfaqen si oratorë publikë, sikundër e kemi të gjithë rininë studentë. E gjithë protesta më pas u vjen në funksion të dyja palëve: disa që nuk shkojnë në punë, disa që nuk shkojnë në shkollë. Aty në shesh pastaj gjejnë edhe kompromisin se kush ka qenë në protestë në krah të mësuesit mund të marrë lëndën e kështu me radhë.

Dhe kështu, pas katër muajsh flamingo e tetë ditësh molotovë, secili duket se ka gjetur diçka për të fituar. Berisha një protestë që nuk ia prek interesat, Rama një revoltë që nuk i kërkon llogari për problemet reale të ekonomisë, partitë e vogla pak protagonizëm, ndërsa një pjesë e pedagogëve një tribunë politike që u mungonte. I humburi i vetëm është qytetari që nuk mund të dalë më mbrëmjeve për një xhiro me fëmijën në karrocë, apo të mbyllë një hall pa mbetur në trafik dhe pa u ndjerë i kërcënuar. Dhe në fund kemi skenarin perfekt që ëndërron politika e çdo vendi në rruzull: qytetari që i trembet qytetarit se mos e marrin për “civil” apo që i trembet policit se mos e marrin për protestues.

Burimi: Opinion

Tags: KryesoretOpinion
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

320 të lënduar në 8 ditë, Ministria e Shëndetësisë: Mes tyre 192 efektivë dhe 6 përfaqësues të medias

21/10/2026

Kovaçi: Bojkoti nis sot deri në plotësimin e kërkesave të studentëve

21/10/2026

“Na ke borxh”, kërcënuan 28-vjeçarin dhe i morën dy makina, arrestohet 34-vjeçari, në kërkim shoku i tij

21/10/2026

Nga dënimi me gjobë te burgosja, Italia ashpërson ligjin pas trazirave! Franca zgjeron hartën e ‘shtetrrethimit’…

21/10/2026

Mbi 300 mijë viza të revokuara gjatë mandatit të dytë të Trump, DASH: Zero tolerancë për të huajt që shkelin ligjin

21/10/2026

VIDEO / “Çmendet” policia daneze, bashkë me protestuesit godet edhe gazetarët

21/10/2026

Të gjithë të kënaqur me protestën!

21/10/2026

Sindikata e Universiteteve nis zbatimin e bojkotit të mësimit në të gjitha universitetet publike

21/10/2026

Rubio mohon përfshirjen e qeverisë amerikane në ngadalësimin e Starlink në Ukrainë

21/10/2026

Princ Harry kërkon pajtim me të atin dhe të vëllanë: Dua t’i lëmë pas konfliktet familjare

21/10/2026

Agjencia Getty Images shpall falimentin

21/10/2026

SHBA përgatit plan të ri për paqen në Ukrainë, i dërguari i Trump pritet të takohet me Putinin

21/10/2026

Kur të hyjnë në shtëpi, çfarë bëni ju?

21/10/2026

Incidenti në bazën ajrore amerikane, Britania arreston dhe dy persona të tjerë të dyshuar për ndihmë ndaj inteligjencës iraniane

21/10/2026

Protestat| Kush është Rani, 19-vjeçari që mobilizoi mijëra të rinj në Francë

21/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • 320 të lënduar në 8 ditë, Ministria e Shëndetësisë: Mes tyre 192 efektivë dhe 6 përfaqësues të medias
  • Kovaçi: Bojkoti nis sot deri në plotësimin e kërkesave të studentëve

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.