Përshkallëzohet situata te Kryeministria.
Përplasje mes protestuesve dhe policisë, përdoret spraj me piper, nisin shoqërimet.

Situata është tensionuar më tej para Kryeministrisë, ku protestuesit janë përplasur dhe shtyrë me efektivët e policisë, të cilët po përpiqen t’i largojnë nga zona.
Protestuesit sulmuan me gurë e molotov policinë, por uniformat i ndoqën nga pas me gaz e ujë.

Gjatë përplasjeve, ndaj protestuesve është përdorur spraj me piper dhe gaz lotsjellës, në përpjekje për të shpërndarë turmën dhe për të larguar qytetarët nga godina e Kryeministrisë.
Ndërkohë, në terren kanë nisur edhe shoqërimet e protestuesve nga ana e policisë, teksa situata vijon të jetë e tensionuar.

Burimi: Kronikë
