Dy gra janë proceduar penalisht në Fier, pasi një edukatore 44-vjeçare dyshohet se ka keqtrajtuar në kopsht një fëmijë 4-vjeçar, ndërsa nëna e tij, 29 vjeçe, dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj edukatores.
Sipas njoftimit të policisë, 44-vjeçarja, e cila punon si edukatore në një kopsht shtetëror, dyshohet se ka keqtrajtuar fëmijën 4-vjeçar të 29-vjeçares.
Nga ana tjetër, nëna e fëmijës dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj edukatores.
Për të dyja ka nisur procedimi penal, ndërsa hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Burimi: Kronikë
