AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

SHBA-të lëshojnë urdhër-arresti ndaj ish-udhëheqësit kuban pas 30 vitesh, Raúl Castro!

by Alb Times
20/10/2026
in Botë
6
0
SHBA-të lëshojnë urdhër-arresti ndaj ish-udhëheqësit kuban pas 30 vitesh, Raúl Castro!

Foto: Lajme ndërkombëtare

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtësia amerikane ka lëshuar një urdhër-arresti ndaj ish-presidentit kuban, Raúl Castro, 95 vjeç, i akuzuar për përfshirje në vrasjen e katër personave në vitin 1996.

Urdhri është lëshuar nga drejtësia e Floridës, pas akuzave federale të ngritura ndaj tij më 20 maj.

Lajmin e bëri të ditur prokurori i përgjithshëm i Floridës, James Uthmeier, i cili deklaroi se autoritetet kanë siguruar një urdhër-arresti për ish-udhëheqësin kuban.

Çështja lidhet me ngjarjen e 24 shkurtit 1996, kur tre avionë të vegjël të organizatës “Brothers to the Rescue”, e themeluar nga mërgimtarë kubanë në Miami, u nisën nga Florida. Dy prej tyre u rrëzuan nga avionë luftarakë kubanë, ndërsa ndodheshin në hapësirën ajrore ndërkombëtare.

Si pasojë, humbën jetën katër persona.

Sipas hetimeve amerikane dhe përfundimeve të Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil, avionët u rrëzuan jashtë hapësirës ajrore kubane. Nga ana tjetër, Kuba kishte akuzuar vazhdimisht organizatën për shkelje të hapësirës së saj ajrore dhe për aktivitete propagandistike kundër qeverisë së Fidel Castro-s.

Sipas prokurorisë së Floridës, Raúl Castro, i cili në atë kohë ishte ministër i Forcave të Armatosura Revolucionare dhe zëvendëspresident i parë i Kubës, dyshohet se kishte autorizuar rrëzimin e avionëve. Gjithashtu, agjentë të shërbimeve sekrete kubane, të infiltruar në organizatë, dyshohet se kishin dërguar në Havana informacion mbi planet e fluturimit.

Prokurori Uthmeier tha se urdhër-arresti mund të kufizojë lëvizjet e ish-presidentit dhe ta ekspozojë atë ndaj arrestimit në vendet që kanë marrëveshje ekstradimi me Shtetet e Bashkuara.

Megjithatë, mundësia që Castro të dalë përpara një gjykate amerikane mbetet e vogël. Vetë Uthmeier pranoi se procesi mund të përballet me vështirësi, duke deklaruar: Nuk e shpërfill faktin që Raúl Castro është një njeri i moshuar, i cili me gjasë nuk ka ndërmend të paraqitet vullnetarisht në Miami. Besoj se dikush tjetër mund të arrijë tek ai përpara drejtësisë, por, në çdo rast, ne jemi gati të vazhdojmë procedurat.

Deklarata është interpretuar si një aludim se Castro mund të vdesë përpara se të gjykohet, por edhe si një referencë e mundshme ndaj kapjes së tij, ngjashëm me operacionin amerikan kundër Nicolás Maduros në Venezuelë.

Ndërkohë, përplasjet mes Washingtonit dhe Havanës janë përshkallëzuar edhe për shkak të kufizimeve amerikane mbi furnizimet me energji në Kubë, të cilat kanë rënduar krizën ekonomike dhe humanitare në ishull.

Reagimi i Havanës dhe përplasja në OKB

Presidenti kuban Miguel Díaz-Canel reagoi menjëherë përmes një postimi në rrjetin social X. Ai e cilësoi urdhër-arrestin si një “manovër të maskuar si nismë gjyqësore” dhe konferencën për shtyp në Miami si një “cirku patetik” me synime elektorale.

Sipas Díaz-Canel, akuzat nuk kanë “asnjë bazë ligjore apo praktike” dhe synojnë të justifikojnë bllokadën ekonomike dhe atë që ai e quajti ndëshkim kolektiv të popullit kuban.

Nga ana tjetër, autoritetet kubane akuzojnë Shtetet e Bashkuara se kanë lejuar grupe të armatosura të organizojnë operacione kundër ishullit nga territori amerikan.

Sipas agjencisë Reuters, Havana ka publikuar rezultatet e hetimit për një incident të 25 shkurtit, kur dhjetë mërgimtarë kubanë tentuan të mbërrinin në ishull me një motoskaf të ngarkuar me armë. Sipas hetuesve kubanë, grupi planifikonte të sulmonte forcat e sigurisë për të nxitur një kryengritje.

Përplasja mes dy vendeve pritet të vazhdojë edhe në Kombet e Bashkuara. Javën e ardhshme, Kuba do të paraqesë sërish rezolutën që kërkon heqjen e embargos ekonomike amerikane, një nismë që e ndjek çdo vit që prej vitit 1992.

Për më shumë se tri dekada, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka votuar me shumicë dërrmuese kundër sanksioneve ndaj Kubës, por votimet nuk kanë sjellë heqjen e tyre.

Për të kundërshtuar rezolutën, Uashingtoni ka nisur përpjekje diplomatike për të bindur vende të tjera të votojnë kundër saj. Sipas Associated Press, ambasadori amerikan në OKB, Mike Waltz, ka organizuar një takim me disidentë dhe ish-të burgosur politikë kubanë për të denoncuar represionin në ishull.

Havana, nga ana e saj, akuzon Washingtonin se po e përdor çështjen e të drejtave të njeriut për të justifikuar vazhdimin e embargos.

Kriza e karburantit prek edhe fluturimet ndërkombëtare

Përveç tensioneve politike dhe diplomatike, Kuba po përballet edhe me një krizë të rëndë energjetike. Mungesa e karburantit, e përkeqësuar nga kufizimet amerikane mbi furnizimet, ka detyruar disa kompani ajrore të pezullojnë ose anulojnë fluturimet drejt ishullit.

Për këtë arsye, Kina ka organizuar një fluturim të posaçëm nga Havana për të marrë pasagjerët e saj të mbetur të bllokuar në Kubë pas anulimeve të përsëritura.

Lajmi u raportua nga Reuters dhe u konfirmua nga ambasada kineze, e cila, megjithatë, i atribuoi anulimet e fluturimeve “arsyeve teknike”.

Burimi: Lajme ndërkombëtare

Tags: BotaKryesoret
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Qetësohet sërish situata, një pjesë e protestuesve rikthehen para Kryeministrisë!

20/10/2026

Vandalizmi dhe anonimati në botën digjitale, a duhen kontrolluar rrjetet sociale?

20/10/2026

Shtohen thirrjet në Iran për prodhimin e armëve bërthamore

20/10/2026

Ishte i dehur, qytetari gjendet i shtrirë në “Sheshin Skënderbej”, Policia dhe qytetarët i vijnë në ndihmë!

20/10/2026

Paralajmërimi i Trump: Nëse Europa dorëzohet përballë emigracionit, SHBA do të largohet

20/10/2026

Protestuesit shpërndahen rrugëve, u vënë flakën koshave të mbeturinave, shkulën dhe pllakat e “Sheshit Skënderbej”! Policia i ndjek nga pas

20/10/2026

Lavrov: Zelensky ka sabotuar negociatat. Marrëveshja e paqes do sillte fundin e tij

20/10/2026

“Akte të papranueshme”- Protestuesit i vunë zjarrin Gjykatës së Lartë dhe Apelit, Shoqata e Gjyqtarëve: Dënojmë me forcë sulmet e dhunshme!

20/10/2026

Ministri Nufi takohet me Komandantin e ri të KFOR, Roberto Vergori: Shqipëria kontributin aktiv në sigurinë dhe stabilitetin e Kosovë e më gjerë

20/10/2026

Studentët me maska sulmojnë me molotovë institucionet, reagon Policia! Një prej tyre kërcënon se do djegin bizneset nëse nuk dalin në shesh

20/10/2026

NATO do të dërgojë aeroplanë dhe dronë në Detin e Zi pas sulmeve ndaj anijeve

20/10/2026

Mbështetës të Vetëvendosjes bëjnë thirrje nga Prishtina: Nesër nisemi për protestën në Tiranë!

20/10/2026

Refuzimi i dialogut nga studentët protestues? Kronikë e paralajmëruar

20/10/2026

Aksident në bypassin e Fierit, betonierja karambolohet me mjetin e transportit, plagoset një nga drejtuesit

20/10/2026

Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

20/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Të maskuarit e vandalizuan, deputeti Shalsi për monumentin e ‘Lahutës së Malcis’: Si lufton për të ardhmen, kur s’njeh krenaritë e vendit?
  • Qetësohet sërish situata, një pjesë e protestuesve rikthehen para Kryeministrisë!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.