AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

LIVE! Rama: Dhuna ndaj Policisë nuk është protestë. Të rinjtë po frymëzohen nga një forcë e errët që është shfaqur në Europë dhe SHBA

by Alb Times
19/10/2026
in Politikë
6
0
LIVE! Rama: Dhuna ndaj Policisë nuk është protestë. Të rinjtë po frymëzohen nga një forcë e errët që është shfaqur në Europë dhe SHBA

Foto: Politika

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama ka komentuar protestat dhe incidentet e dhunshme të regjistruara gjatë tubimeve të fundit, gjatë një takimi me drejtuesit e Policisë së Shtetit, ku mbajti në dorë një gur për të ilustruar, sipas tij, dhunën e ushtruar ndaj efektivëve të policisë. Rama deklaroi se dhuna gjatë protestave nuk lidhet me arsyet legjitime që qytetarët mund të kenë për të shprehur pakënaqësitë e tyre në një vend të lirë dhe demokratik. Sipas kryeministrit, përballë akteve të tilla, shteti nuk duhet të negociojë.

“Valë dhune që s’ka të bëjë me asnjë nga arsyet që janë legjitime, të qytetarëve në një vend të lirë dhe demokratik për të pasur pakënaqësi. Me këtë (gur) nuk negociohet. Dhe me këdo që vë përpara këtë, nuk negociohet. Kur shteti negocion me këtë, ka rënë. Dhe në momentin kur fiton ky, atëherë logjika e këtij bëhet vetë shteti”, u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë solli në vëmendje edhe episode të mëparshme të dhunës në Shqipëri, duke argumentuar se pasojat e tyre kërkojnë vite për t’u kapërcyer.

“E ka parë Shqipëria këtë film më shumë se një herë dhe e ka parë se si pasojat e këtij janë plagë që duan vite të tëra për t’u shëruar”, deklaroi ai.

Rama u ndal edhe te të rinjtë që marrin pjesë në protesta, duke theksuar se pjesëmarrja në tubime paqësore nuk duhet barazuar me përfshirjen në akte dhune. Megjithatë, ai pretendoi se disa prej të rinjve që i bashkohen protestave janë të ekstremizuar nën ndikimin e një rryme që, sipas tij, është shfaqur në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Natyrisht që kjo s’do të thotë që kush sot proteston paqësisht, dhe pse janë shumë pak, se vajzat e djemtë që i bashkohen këtij, në thelb nuk duan paqe. Janë të rinj dhe të reja të ekstremizuar nën trysninë, apo nën frymëzimin e asaj force të errët dhe të re që është shfaqur në Europë dhe në SHBA, për të cilën presidenti i SHBA e ka shpallur organizatë terroriste ANTIFA”, tha kryeministri.

Burimi: Politika

Tags: kryesoreKryesoretPolitikë
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Loja e errët mbi lumin Lanë

19/10/2026

LIVE! Rama: Dhuna ndaj Policisë nuk është protestë. Të rinjtë po frymëzohen nga një forcë e errët që është shfaqur në Europë dhe SHBA

19/10/2026

Ministria e Shëndetësisë: Në spital po trajtohen 19 efektivë, 4 protestues, 4 kalimtarë dhe 1 gazetare

19/10/2026

Kërcënimi me bombë detyron një aeroplan nga Izraeli të ulet në Bullgari

19/10/2026

Sulm masiv mbi Kiev, një i vrarë dhe tetë të plagosur

19/10/2026

Trump: Pezullova sanksionet kundër Rusisë sepse nuk dua ta largoj nga tryeza e negociatave

19/10/2026

Putin propozon samit trepalësh me Trump dhe Xi Jinping për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

19/10/2026

Trump mbështet Netanyahun në prag të zgjedhjeve në Izrael: Së bashku do ta përfundojmë misionin!

19/10/2026

Zjarr i madh në bazën ushtarake kanadeze, katër të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

19/10/2026

Tensionet në selinë blu, Policia: Na sulmuan me molotovë, përdorëm gaz lotsjellës

18/10/2026

Protestat në Francë, reagon Macron: Do mbajnë përgjegjësi ata që donin të tradhëtonin Republikën

18/10/2026

Macron: Zemërim dhe turp! Kush ka shkatërruar duhet të paguajë dhe të dëmshpërblejë

18/10/2026

VIDEO / Protestuesit strehohen në PD, policia hedh gaz pranë selisë blu, tensione në oborr

18/10/2026

10 efektivë të plagosur në Komisariatin Nr.3, Hita: Zjarri rrezikoi edhe të shoqëruarit në qeli

18/10/2026

“Berisha është zjarrvënësi i Shqipërisë” / Zef Brozi: Financon molotovistët, SPAK po nxit dhunën

18/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Loja e errët mbi lumin Lanë
  • LIVE! Rama: Dhuna ndaj Policisë nuk është protestë. Të rinjtë po frymëzohen nga një forcë e errët që është shfaqur në Europë dhe SHBA

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.