AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Protestat në Francë, analiza e ‘Fox News’: Pas tyre fshihet rrjet ndërkombëtar komunistësh, sindikatash dhe organizatash që propagandon trazirat

by Alb Times
17/10/2026
in Botë
6
0
Protestat në Francë, analiza e ‘Fox News’: Pas tyre fshihet rrjet ndërkombëtar komunistësh, sindikatash dhe organizatash që propagandon trazirat

Foto: Lajme ndërkombëtare

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një investigim i Fox News pretendon se protestat studentore në Francë janë shfrytëzuar nga një rrjet ndërkombëtar organizatash komuniste dhe socialiste, sindikatash dhe mediash për të promovuar një agjendë më të gjerë politike, përtej kërkesave fillestare për përmirësimin e kushteve në shkolla.

Sipas investigimit të publikuar më 9 tetor nga gazetarja Asra Q. Nomani, rrjeti përfshin 50 organizata, por vetëm 15 prej tyre janë grupe studentore ose rinore. Pjesa tjetër përbëhet nga sindikata, organizata komuniste e socialiste, parti politike, grupe të të drejtave të njeriut dhe organizata aktiviste.

Artikulli pretendon se këto struktura po koordinojnë mobilizimin, po nxisin greva dhe demonstrata dhe po përhapin pamje të përplasjeve në rrjetet sociale, duke e paraqitur konfliktin francez si pjesë të një lëvizjeje më të gjerë ndërkombëtare.

Protestuesit mblidhen rreth Monumentit à la République në Paris më 4 tetor 2026, gjatë demonstratave mbarëkombëtare kundër sistemit arsimor. Një protestues i maskuar mban një flamur të kuq të Bashkimit Sovjetik me drapërin dhe çekiçin komunist.

Vetëm një e treta e organizatave janë grupe studentore

Sipas analizës së Fox News, nga 50 organizatat e identifikuara, 15 janë grupe studentore ose rinore, përfshirë lëvizje të të rinjve komunistë dhe një shoqatë studentësh myslimanë.

35 organizatat e tjera përfshijnë rreth 12 sindikata, tetë organizata komuniste ose socialiste, pesë grupe që merren me çështje të ndryshme shoqërore, pesë organizata për të drejtat civile dhe të njeriut, katër parti politike dhe një organizatë në mbështetje të kauzës palestineze.

Mes partive të përmendura janë La France Insoumise dhe Partia Komuniste Franceze. Sipas investigimit, përfshirja e këtyre strukturave tregon se mobilizimi ka marrë përmasa që shkojnë përtej pakënaqësive të nxënësve për kushtet në shkolla.

Tymi përhapet rreth protestuesve ndërsa ata marshojnë drejt Place de la Bastille në Paris më 8 tetor 2026, si pjesë e një lëvizjeje proteste mbarëkombëtare për kushtet e të nxënit. Jelekët portokalli mbajnë akronimin “CGT” për Confédération générale du travail, një sindikatë. Protestuesit mbajnë një flamur të purpurt të La France insomimise, një parti politike, dhe një flamur të kuq të Fédération Syndicale Étudiante, një grup studentor.

Një aleancë mes së majtës dhe grupeve islamiste

Sipas Fox News, rrjeti shtrihet nga klasat dhe sindikatat franceze te organizatat komuniste në Greqi dhe Britani, si dhe te mediat ndërkombëtare të së majtës.

Investigimi pretendon se këto organizata i kanë lidhur protestat me çështje të tjera politike, përfshirë kundërshtimin e kapitalizmit, masat shtrënguese ekonomike, politikat e policisë, shpenzimet ushtarake dhe qëndrimet ndaj Izraelit.

Mike Gonzalez, studiues në Heritage Foundation, i tha Fox News se bëhet fjalë për një bashkëpunim mes grupeve të së majtës dhe organizatave islamiste, të cilat, sipas tij, bashkohen në kundërshtimin ndaj institucioneve perëndimore.

Artikulli vë në dukje se Franca ka një traditë të gjatë protestash, sindikata të fuqishme dhe një parti komuniste të konsoliduar. Sipas analizës së publikuar, organizatat e përfshira po kërkojnë ndryshime politike dhe ekonomike që shkojnë përtej kërkesave të zakonshme të opozitës së majtë.

Nxënësit e shkollave të mesme mblidhen në Place de la Bastille në Paris më 8 tetor 2026, me njërin që valëvit një flamur të partisë politike La France Insoumise.

“E drejta për t’u rebeluar”

Sipas investigimit, që nga fundi i shtatorit, përfaqësues të partisë La France Insoumise janë parë duke bashkëpunuar me nxënësit që organizuan bllokime shkollash në Seine-Saint-Denis, një zonë në verilindje të Parisit.

Gazetarja francezo-marokene Nora Bussigny ka shkruar se disa përfaqësues të kësaj partie kanë tentuar të marrin nën kontroll politik protestat studentore, duke nxitur përshkallëzimin e tyre dhe duke delegjitimuar institucionet, përfshirë policinë.

Më pas, një rrjet organizatash të së majtës u bëri thirrje dhjetëra mijëra nxënësve dhe mbështetësve të marshonin në Paris më 6 tetor, ndërsa demonstratat u përhapën edhe në qytete të tjera.

Në mobilizim morën pjesë organizata studentore si Union Syndicale Lycéenne, Union Étudiante dhe Union Nationale des Étudiants de France. Edhe sindikatat e punonjësve dhe të mësuesve u përfshinë në lëvizje, duke bërë thirrje për greva dhe demonstrata në mbështetje të nxënësve.

Konfederata Kombëtare e Punës deklaroi se kërkesat e nxënësve janë edhe kërkesat e saj, duke shprehur mbështetje për revoltën.

Dhjetëra mijëra nxënës të shkollave të mesme dhe mbështetësit e tyre marshojnë nga sheshi Republika në sheshin e Kombit më 6 tetor 2026, në Paris. Ajo që filloi në fund të shtatorit 2026 si bllokada paqësore në periferinë e Parisit me të ardhura të ulëta, Seine-Saint-Denis, është përshkallëzuar me shpejtësi në një krizë të madhe të rendit publik për qeverinë e Presidentit Emmanuel Macron.

Flamuj komunistë dhe thirrje për “luftë klasash”

Sipas Fox News, gjatë protestave në Paris, më 6 tetor, në rrugë u shfaqën flamuj të organizatave të së majtës radikale dhe simbole komuniste.

Disa demonstrues mbanin shalle palestineze dhe marshonin pas pankartave me sloganin “Kundër luftërave imperialiste”. Në një prej tyre ishte shkruar edhe “Luftë klasash”, krahas simbolit të çekanit dhe draprit.

Pankarta lidhej me organizatën e të rinjve komunistë francezë, e cila bashkëpunon me Partinë Komuniste Franceze.

Në rrjetet sociale, kjo organizatë njoftoi gjithashtu krijimin e komiteteve të vigjilencës demokratike dhe antifashiste. Në deklaratat e saj, ajo pretendoi se nxënësit po neglizhohen, aktivistët pro-palestinezë po përndiqen dhe sindikalistët po pushohen nga puna.

Komunistë të rinj mbajnë një banderolë që thotë “Contre Les Guerres Impérialistes”, duke protestuar kundër “luftërave imperialiste” si pjesë e protestave studentore në Francë.

Partia Komuniste Franceze në protestë

Gjatë demonstratave, Fabien Roussel, sekretari kombëtar i Partisë Komuniste Franceze, u fotografua me protestuesit. Më pas, ai publikoi një mesazh në rrjetin social X, ku shkruante se ishte në krah të nxënësve në Paris, së bashku me përfaqësues dhe aktivistë komunistë.

Sipas artikullit, Partia Komuniste Franceze ka vijuar paralelisht fushatat e saj politike, përfshirë thirrjet për ndalimin e furnizimit me armë të Izraelit.

Edhe organizata të tjera të së majtës radikale, si Nouveau Parti antikapitaliste, Le Poing Levé dhe Révolution Permanente, kanë promovuar solidaritetin mes nxënësve të shkollave të mesme dhe aktivistëve universitarë.

Protestuesit mbajnë flamuj palestinezë dhe të Antifas, ndërsa studentët e shkollave të mesme dhe universiteteve franceze marrin pjesë në një demonstratë në Strasburg.

Flamujt palestinezë në demonstrata

Investigimi ndalet edhe te prania e simboleve palestineze në protestat franceze.

Në Saint-Denis, ku nisën protestat, organizata Parti des Indigènes de la République publikoi një fotografi të të rinjve përpara shkollës së mesme Lycée Paul Éluard, duke mbajtur flamurin palestinez.

Ndërkohë, organizata Étudiants Musulmans de France u bëri thirrje ndjekësve të saj të protestonin për të drejtën e të rinjve për të studiuar me dinjitet. Edhe aktivistë të Urgence Palestine morën pjesë në demonstrata me flamuj palestinezë.

Deputeti francez Louis Boyard, nga partia La France Insoumise, u shfaq gjithashtu me flamurin palestinez pranë studentëve që kishin bllokuar kampusin e Universitetit Paris-Est-Créteil.

Sipas Fox News, këto zhvillime tregojnë se protestat janë ndërthurur me kauza të tjera politike dhe ndërkombëtare.

Anëtari i Partisë Demokratike të Amerikës, Hasan Piker, dhe bashkëthemeluesja e CodePink, Jodie Evans e CodePink, takohen në Kubë, si pjesë e “Frontit të Bashkuar” për të mbështetur regjimin komunist.

Rrjeti i Singham përhap pamjet e trazirave në Francë

Një nga pikat kryesore të investigimit është roli i medias BreakThrough News, me bazë në Nju Jork, të cilën Fox News e përshkruan si një platformë prokomuniste të financuar nga sipërmarrësi Neville Roy Singham.

Sipas artikullit, Singham, një sipërmarrës amerikan i teknologjisë me bazë në Shangai, ka financuar organizata komuniste dhe të së majtës radikale në Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera.

BreakThrough News publikoi një artikull ku protestat në Francë përshkruheshin si një grevë historike kundër masave shtrënguese ekonomike. Media shpërndau gjithashtu një video të kryebashkiakut të Saint-Denis, Bally Bagayoko, gjatë një përplasjeje me policinë, duke e paraqitur atë si një person që mbronte nxënësit nga sulmet e forcave të rendit.

Sipas investigimit, videoja mori rreth 346 mijë pëlqime brenda një dite. Mes llogarive që reaguan ndaj saj ishin edhe ato të influencuesit Hasan Piker, i cili e përshkruan veten si marksist, si dhe të organizatave të tjera të lidhura me rrjetin e Singham.

Artikulli përmend gjithashtu CodePink, organizatë e bashkëthemeluar nga Jodie Evans, bashkëshortja e Singham, e cila sipas Fox News ka marrë 1.33 milionë dollarë prej tij.

Një tjetër platformë e përmendur është teleSUR, rrjet televiziv ndërkombëtar që shpërndau pamje të përplasjeve mes studentëve dhe policisë franceze.

Nga Franca në Greqi, Indi dhe SHBA

Sipas investigimit, mbështetja për protestat nuk u kufizua vetëm në Francë.

Organizata Komuniste e të Rinjve të Greqisë shprehu publikisht solidaritetin me nxënësit francezë. BreakThrough News e përfshiu deklaratën në raportimet e saj, duke e paraqitur protestën si një zhvillim që mund të pasohet nga lëvizje të tjera studentore.

Artikulli përmend gjithashtu Indian Alliance Paris, një organizatë me bazë në Francë që përfshin studentë, studiues dhe profesionistë me interes për çështjet e Indisë.

Kryebashkiaku i Saint-Denis, Bally Bagayoko, anëtar i partisë së majtë La France Insoumise, reagon ndërsa ndodhin përleshje midis demonstruesve dhe policisë së trazirave gjatë një proteste kundër kushteve të arsimit dhe për të nxjerrë në pah mungesën e burimeve dhe stafit në shkollat e mesme në Paris.

Në vitin 2023, kjo organizatë bashkëorganizoi në Manhatan një aktivitet kundër zgjerimit të NATO-s, në bashkëpunim me People’s Forum, një qendër në Nju Jork e krijuar në vitin 2017 me financim prej 22.44 milionë dollarësh nga Singham, sipas Fox News.

Në të njëjtin rrjet aktivitetesh përmenden edhe Democratic Socialists of America, CodePink dhe Party for Socialism and Liberation, organizata që kanë bashkëpunuar në organizimin e protestave në Shtetet e Bashkuara.

Në janar, Indian Alliance Paris publikoi gjithashtu një mesazh solidariteti me të rinjtë që protestonin në Francë dhe Indi.

Sipas investigimit, ky bashkëpunim krijon një cikël ku organizatat e së majtës radikale përhapin pamjet e protestave nga vende të ndryshme dhe më pas i paraqesin ato si shenjë të një revolte globale në rritje.

Në përfundim, Fox News vë në dukje se BreakThrough News publikoi një kolazh me pamje nga Shtetet e Bashkuara, Spanja, India, Franca, Brazili, Belgjika, Kili dhe Gjermania, ku të rinjtë shfaqeshin duke protestuar, duke u përplasur me policinë dhe duke valëvitur flamuj komunistë. Videoja shoqërohej me sloganin: “Të rinjtë ngrihen në mbarë botën”.

Burimi: Lajme ndërkombëtare

Tags: BotaKryesoret
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Një protestues ndihet keq para Ministrisë së Arsimit, transportohet me ambulancë drejt spitalit!

17/10/2026

“Doja të ndikoja te të tjerët”- Doli së bashku me vajzën 1-vjeçare në protestë te Kryeministria dhe u bë viral, flet i riu: Kanë baltosur emrin tim si patronazhist

17/10/2026

Protestat në Francë, analiza e ‘Fox News’: Pas tyre fshihet rrjet ndërkombëtar komunistësh, sindikatash dhe organizatash që propagandon trazirat

17/10/2026

Dita e pestë, protestuesit pretendojnë për goditje me plumba gome, Policia: Janë shpërqendrues!

17/10/2026

“Me Saliun do kishim qëndruar në baltë”- Frrok Çupi: Berisha është vetë dhuna, është specie më vete dhe nuk e pranon tjetrin!

17/10/2026

“E besoj që ka dhe shërbime të huaja, paguhen për këtë!”- Ish-ministri Lleshaj: Protestuesit të ruhen nga të infiltruarit! Të rinjtë duhen dëgjuar

17/10/2026

Protestuesit sulmojnë me molotovë drejt Policisë te Ministria e Arsimit, efektivët i shpërndajnë me gaz e ujë, disa shoqërime!

17/10/2026

Si reagohet paqësisht ndaj dikujt me Molotov në dorë?

17/10/2026

“Fluturimet vijonë normalisht, lajme fake”- Aeroporti ndërkombëtar i Tiranës reagon për situatën: Nuk ka asnjë ndërprerje të shërbimeve

17/10/2026

Vatikani: Papa Leo do të dalë sot nga spitali pas ndërhyrjes kirurgjikale

17/10/2026

Dhuna në protestën e sotme te Ministria e Arsimit, plagoset një efektiv i policisë, mbërrin dhe ambulanca! Nisin shoqërimet

17/10/2026

Kryeministri Rama të hënën në Austri, do pritet nga kancelari austriak në Vjenë!

17/10/2026

E paprecedentë/ Protesta ka edhe “manual” nga Serbia? Studenti e pranon publikisht: Jemi në kontakt të vazhdueshëm me ta

17/10/2026

Kompanitë amerikane pritet të kryesojnë ekspozitën CIIE për të tetin vit radhazi!

17/10/2026

Duke pritur Godonë në Shqipëri…

17/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Një protestues ndihet keq para Ministrisë së Arsimit, transportohet me ambulancë drejt spitalit!
  • “Doja të ndikoja te të tjerët”- Doli së bashku me vajzën 1-vjeçare në protestë te Kryeministria dhe u bë viral, flet i riu: Kanë baltosur emrin tim si patronazhist

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.