Kjo foto që shihni i përket bustit të heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti SDkënderbeu, i vendosur në qendër të Tiranës.
Por duket qartë se as heroi nuk i ka shpëtuar vandalizmit të protestuesve të maskuar gjatë këtyre katër ditëve të dhunshme të protestës së thirrur.
Foto tregon se si me spraj e bojë janë shkruar në gurët e bustit fjalë fyese dhe të pahijshme nga të rinjtë.
Foto u publikua nga blogeri italian Emiliano Peluso, i cili jeton prej vitesh në Shqipëri, ka dënuar aktet e dhunës dhe shkatërrimet gjatë protestave në Tiranë.
Duke u ndalur te vandalizimi i monumentit të Skënderbeut dhe djegia e një pike informacioni turistik, ai shprehet se protesta duhet të jetë një mjet për të kërkuar ndryshim, jo për të shkatërruar pronën e përbashkët.
Ai pyeste se “çfarë lidhje ka shkatërrimi i Tiranës me dhunën dhe ndryshimin e Shqipërisë”, duke vënë në dukje se ishte vandalizuar edhe busti i Skënderbeut.
Burimi: Kronikë
