AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

A mundet Evropa ta mbështesë e vetme Ukrainën?

by Alb Times
17/10/2026
in Botë
6
0
A mundet Evropa ta mbështesë e vetme Ukrainën?

Foto: Lajme ndërkombëtare

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kush e dëgjoi me vëmendje presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky në konferencën e shtypit të premten pas samitit të krerëve të BE në Bruksel, e kupton, se Zelensky shtron një pyetje themelore, të cilën BE-ja prej vitesh përpiqet ta shmangë sa të mundet:

A mundet Bashkimi Evropian ta mbështesë i vetëm Ukrainën, ushtarakisht, financiarisht dhe politikisht?

Afrim i SHBA me Rusinë

Aktualisht përplasjet mes Uashingtonit dhe Kievit janë të mëdha. Ka rrezik që SHBA të tërhiqet plotësisht si mbështetëse e Ukrainës. Madje ajo po afrohet me Rusinë. Presidenti Donald Trump ka pezulluar sanksionet ndaj Rusisë për të siguruar karburant më të lirë. Ai e ka kritikuar Ukrainën për taktikat e saj të sulmeve ndaj rafinerive dhe tubacioneve ruse. Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë duket se ka ndërprerë, të paktën pjesërisht, mbështetjen teknike për Ukrainën.

As çaktivizimi i pjesës ushtarake të satelitëve amerikanë Starlink nuk është thjesht një gabim. Ai e godet Kievin në një pikë shumë të ndjeshme: pa këtë kontroll në qiell, koha për paralajmërim të hershëm ndaj sulmeve ruse është shumë e shkurtër. Dronët interceptues ukrainas funksionojnë vetëm në mënyrë të kufizuar pa Starlink, ndërsa goditjet po shtohen edhe në kryeqytetin ukrainas.

Vende të BE-së hezitojnë të zbrazin rezervat ushtarake

Zelensky i shoqëron sot kritikat e tij ndaj Uashingtonit me një afrim të demonstrativ ndaj BE-së: evropianët, thotë ai, janë aleatët e besueshëm të Ukrainës. Presidenti ukrainas i quajti krerët e shteteve dhe qeverive evropiane si “liderët e vërtetë të botës së lirë”. Por presidenti ukrainas i bën menjëherë të qarta edhe pasojat: nëse SHBA-ja rrezikon tani të tërhiqet plotësisht si aleate, Evropa duhet të veprojë, nëse nuk dëshiron që lufta të humbet.

Kërkesat janë shumë konkrete: Ukraina ka vendosur sisteme “Patriot” për mbrojtjen e qyteteve të mëdha. Por tani i duhen raketat PAC-2 dhe PAC-3, të cilat amerikanët po i përdorin aktualisht në sasi të mëdha në Gjirin Persik. Vendet evropiane kanë në rezerva raketash të tilla për ta ndihmuar Ukrainën ta kalojë dimrin, thotë Zelensky.

Prandaj, sipas tij, ata duhet t’ia dorëzojnë këto raketa Ukrainës. Por mjaft vende të BE-së hezitojnë të zbrazin pikërisht tani rezervat e tyre ushtarake. I pyetur për këtë, Zelensky u shpreh, se vendimi është i thjeshtë, nëse vërtet qëndron deklarata se Evropa dëshiron ta mbështesë Ukrainën me gjithçka që i nevojitet.

Gjermania ka marrë licencën për të prodhuar vetë raketat amerikane, edhe pse vetëm modelin më të vjetër. Megjithatë, do të duhet rreth një vit derisa të nisë prodhimi. Për këtë dimër, kjo nuk do të jetë ende një ndihmë.

90 miliardë euro pothuajse janë shpenzuar

Ukraina ka nevojë për më shumë para. Edhe kjo i prek evropianët në një pikë të ndjeshme: një vit më parë, pas përpjekjesh të mëdha dhe manovrash politike, u arrit një paketë mbështetëse prej 90 miliardë eurosh, e cila, sipas presidentit të Këshillit, duhej të mjaftonte “për një periudhë të parashikueshme”. Por kjo periudhë duket se tashmë ka përfunduar.

Disa burime ukrainase flasin tani për një mungesë financiare prej 70 miliardë eurosh, që duhet mbuluar. Shumë krerë qeverish e vënë në dyshim këtë shumë, thuajse të habitur që, me sa duket, 90 miliardë eurot janë pothuajse shpenzuar. Tani Ukrainës i është kërkuar të bëjë një bilanc të saktë financiar. Kievi duhet të përcaktojë shumën konkrete që i nevojitet.

Sërish do të rikthehet sërish pyetja nëse për financime të tilla mund të përdoren asetet e ngrira ruse që ndodhen në Belgjikë. Por pritet që qeveria belge ta kundërshtojë përsëri me të gjitha mjetet. Herën e fundit, ajo çuditërisht ia doli ta pengonte këtë.

Alternativa tjetër, borxhet e përbashkëta nga të gjitha vendet e BE-së, është për vendet financuese si Gjermania një nga tabutë më të mëdha të debatit financiar, një “Jo” absolute. Aq më tepër, ky debat vjen pikërisht në një moment kur BE-ja po përpiqet të arrijë marrëveshje për një buxhet prej mijëra miliardë eurosh për shtatë vitet e ardhshme, të cilin shumica e partive të ekstremit të djathtë në Evropë e kritikojnë si shpërdorim të papërgjegjshëm parash.

Anëtarësim në BE para vendeve që presin në radhë?

Nëse BE-ja duhet vërtet të zëvendësojë SHBA-në, atëherë do të ishte me gjasë e arsyeshme që edhe Ukraina të anëtarësohej sa më shpejt në Bashkimin Evropian. Por edhe pse drejtuesit e BE-së deklarojnë sot para kamerave se do të hapin edhe dy kapituj të tjerë negociatash me Kievin, të gjithë e dinë, përfshirë edhe presidentin ukrainas, se Ukraina, me territorin e saj të madh, sektorin e fuqishëm bujqësor dhe problemet me strukturat e korrupsionit, do të duhet të presë në radhë pas kandidatëve të tjerë për anëtarësim.

Kancelari gjerman Friedrich Merz u shpreh të premten(16.10.) në Bruksel, se Moldavia dhe Mali i Zi kanë bërë dukshëm më shumë përparim dhe se vendimet për anëtarësim duhet të merren pikërisht mbi bazën e këtyre përparimeve. Kjo mund të jetë e kuptueshme, por politikisht çështja është delikate dhe e vështirë për t’u shpjeguar. Protesta e vendeve baltike ndaj një qëndrimi të tillë, me parullën “Nuk ka zgjerim pa Ukrainën”, jep që tani një ide të asaj që mund të pasojë.

Ende pak shpresë te SHBA-ja

Në këtë situatë, Zelensky i shtron BE-së pikërisht këto tri pyetje: Deri në çfarë mase mund ta ndihmojnë vendet e BE-së Ukrainën ushtarakisht, financiarisht dhe politikisht? Në secilën prej këtyre pikave, përgjigjja është e përmbajtur. Por duket se ende ekziston një fije shprese se SHBA-ja mund të bindet të heqë dorë nga kursi i saj pro-rus. Për momentin, të gjithë druhen ta kritikojnë shumë ashpër Uashingtonin, përfshirë edhe vetë presidentin ukrainas. /DW/

Burimi: Lajme ndërkombëtare

Tags: BotaKryesoret
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“Doja të ndikoja te të tjerët”- Doli së bashku me vajzën 1-vjeçare në protestë te Kryeministria dhe u bë viral, flet i riu: Kanë baltosur emrin tim si patronazhist

17/10/2026

Protestat në Francë, analiza e ‘Fox News’: Pas tyre fshihet rrjet ndërkombëtar komunistësh, sindikatash dhe organizatash që propagandon trazirat

17/10/2026

Dita e pestë, protestuesit pretendojnë për goditje me plumba gome, Policia: Janë shpërqendrues!

17/10/2026

“Me Saliun do kishim qëndruar në baltë”- Frrok Çupi: Berisha është vetë dhuna, është specie më vete dhe nuk e pranon tjetrin!

17/10/2026

“E besoj që ka dhe shërbime të huaja, paguhen për këtë!”- Ish-ministri Lleshaj: Protestuesit të ruhen nga të infiltruarit! Të rinjtë duhen dëgjuar

17/10/2026

Protestuesit sulmojnë me molotovë drejt Policisë te Ministria e Arsimit, efektivët i shpërndajnë me gaz e ujë, disa shoqërime!

17/10/2026

Si reagohet paqësisht ndaj dikujt me Molotov në dorë?

17/10/2026

“Fluturimet vijonë normalisht, lajme fake”- Aeroporti ndërkombëtar i Tiranës reagon për situatën: Nuk ka asnjë ndërprerje të shërbimeve

17/10/2026

Vatikani: Papa Leo do të dalë sot nga spitali pas ndërhyrjes kirurgjikale

17/10/2026

Dhuna në protestën e sotme te Ministria e Arsimit, plagoset një efektiv i policisë, mbërrin dhe ambulanca! Nisin shoqërimet

17/10/2026

Kryeministri Rama të hënën në Austri, do pritet nga kancelari austriak në Vjenë!

17/10/2026

E paprecedentë/ Protesta ka edhe “manual” nga Serbia? Studenti e pranon publikisht: Jemi në kontakt të vazhdueshëm me ta

17/10/2026

Kompanitë amerikane pritet të kryesojnë ekspozitën CIIE për të tetin vit radhazi!

17/10/2026

Duke pritur Godonë në Shqipëri…

17/10/2026

FOTO-LAJM/ Vandalët përdhosin monumentin e Skënderbeut në qendër të Tiranës!

17/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Doja të ndikoja te të tjerët”- Doli së bashku me vajzën 1-vjeçare në protestë te Kryeministria dhe u bë viral, flet i riu: Kanë baltosur emrin tim si patronazhist
  • Protestat në Francë, analiza e ‘Fox News’: Pas tyre fshihet rrjet ndërkombëtar komunistësh, sindikatash dhe organizatash që propagandon trazirat

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.