Situata në Tiranë mbetet e tensionuar, teksa disa prej protestuesve kanë nisur marshimin, ndërsa pritet që protestues të tjerë të mblidhen rreth orës 11:00 përpara Ministrisë së Arsimit.
Në zonën përreth institucionit janë rreshtuar forcat e policisë, ndërsa janë bërë gati edhe autobotet, në kuadër të masave të marra për mbarëvajtjen e tubimit.
Ndërkohë, godina e Ministrisë së Arsimit vijon të paraqitet e dëmtuar pas incidenteve të regjistruara gjatë protestës së mëparshme.
Në nisje të saj u vu re se kishte një pjesëmarrje të ulët, ku vetëm një grup i vogël të rinjsh, disa prej tyre të maskuar, marshuan në rrugë.

Burimi: Kronikë
