Një video e re tregon momentet që i paraprinë incidentit ku deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, u ndoq nga protestuesit dhe më pas hyri në lumin Lana për t’u larguar.
Në pamje shihen disa deputetë të PD-së të rrethuar nga një grup protestuesish të maskuar, të cilët brohorasin “deputetët e krimit” dhe “nuk na përfaqësoni”. Situata tensionohet më tej kur drejt deputetëve hidhen edhe shishe uji.
Pas këtij momenti, turma vijon t’i ndjekë deputetët, ndërsa Klevis Balliu largohet me vrap dhe, siç u pa edhe në videon e publikuar më herët, përfundon duke kaluar në lumin Lana.
Pamjet tregojnë se përplasja nuk nisi papritur, por pas një konfrontimi të drejtpërdrejtë mes deputetëve demokratë dhe një grupi protestuesish të maskuar që i akuzonin se nuk i përfaqësonin.
https://javanews.al/wp-content/uploads/2026/10/WhatsApp-Video-2026-10-16-at-21.32.47.mp4
Burimi: Politika
