AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Gjenerali Grynkewich: NATO është ushtarakisht shumë më e fuqishme se Rusia!

by Alb Times
16/10/2026
in Botë
6
0
Komandanti i NATO-s paralajmëron Rusinë: Nëse dikush është aq i çmendur sa të na sulmojë, ne do të luftojmë!

Foto: Lajme ndërkombëtare

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

NATO ka kapacitete ushtarake dukshëm më të mëdha se Rusia dhe do të kishte epërsi të qartë në rast të një konflikti të gjerë, deklaroi komandanti suprem i forcave aleate të NATO-s, gjenerali amerikan Alexus Grynkewich, në një intervistë për revistën gjermane “Der Spiegel”, të publikuar sot.

Sipas tij, kapacitetet ushtarake që aleanca do të vinte në dispozicion në një konflikt të madh “e tejkalojnë shumë fuqinë e Moskës”.

“Rusia nuk disponon avionë luftarakë modernë F-35 dhe as numrin e madh të destrojerëve dhe nëndetëseve moderne që zotëron NATO”, theksoi Grynkewich

Gjenerali amerikan u shpreh se nuk beson që Rusia do të ndërmarrë një sulm konvencional në shkallë të gjerë kundër Evropës.

Sipas tij, presidenti rus Vladimir Putin po përdor metoda të tjera, si sabotazhi, pasi nuk ka alternativa të tjera dhe nuk dëshiron një përballje të drejtpërdrejtë ushtarake me aleancën.

Grynkewich argumentoi se parandalimi ushtarak konvencional është një nga faktorët kryesorë që pengojnë një konflikt të tillë. Ai nënvizoi se NATO duhet ta ruajë këtë epërsi përmes modernizimit të forcave të armatosura, zhvillimit të stërvitjeve të gjera ushtarake dhe demonstrimit të vazhdueshëm të kapaciteteve të saj.

I pyetur nëse veprimet ruse mund të përshkruhen si luftë në hije, komandanti i NATO-s tha se termi “sulme hibride” është tepër i përgjithshëm për të përshkruar veprime konkrete.

“Duhet t’i quajmë gjërat me emrin e tyre: sabotazh, zjarrvënie apo sulme terroriste janë terma të saktë, me përgjigje të qarta”, deklaroi ai.

Burimi: Lajme ndërkombëtare

Tags: BotaKryesoret
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Momente qetësie në bulevardin përpara Kryeministrisë, protestuesi tregon marrëveshjen me efektivët!

16/10/2026

Puff Daddy transferohet në një burg tjetër pasi u zbulua se po bënte jetë luksoze në qeli

16/10/2026

Frika e bizneseve nga sulmet e protestuesve, Zekja paralajmëron precedent të rrezikshëm: Tregtarët po tërheqin mallrat nga dyqanet

16/10/2026

Balla publikon pamjet kur Klevis Balliu përpiqet t’i shpëtojë protestuesve: Pse vetëm Saliu e kalon oqeanin me not?

16/10/2026

Përfshihet nga flakët Bashkia e Shkodrës/ Persona të maskuar sulmojnë me molotov godinën

16/10/2026

Sa na dëmtuan vandalët për 84 orë?

16/10/2026

Aktori denoncon vandalizimin e banesës pas shkrimeve kundër dhunës në protestë: Do të mbyll qepenat, të marr një armë dhe të ruaj veten!

16/10/2026

Protestuesi ngre alarmin: Agjentë të huaj po planifikojnë vrasje në shesh

16/10/2026

Mbylli dyert gjatë protestës në Tiranë, vjen reagimi zyrtar i ambasadës së Izraelit

16/10/2026

Ukrainë, Zelensky kërkon 70 miliardë euro shtesë nga BE-ja

16/10/2026

VIDEO/ Protestuesit hedhin në Lanë deputetin e PD, Klevis Balliu! Gazetari përpiqet ta shpëtojë

16/10/2026

Trump shkarkon sekretaren e shtypit të Shtëpisë së Bardhë, pas vetëm një jave në detyrë

16/10/2026

Ambasada e SHBA godet dhunën e protestuesve: Protestoni paqësisht dhe konform ligjit!

16/10/2026

Policia shton masat e sigurisë në Bashkinë e Vlorës, vendosen hekura në dyert kryesore dhe dritare!

16/10/2026

“Ankesa për policë me veshje civile”- Avokati i Popullit bën bilancin e 72 orëve protestë: 214 të shoqëruar! Shqetësim të miturit, po verifikojmë çdo rast

16/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Momente qetësie në bulevardin përpara Kryeministrisë, protestuesi tregon marrëveshjen me efektivët!
  • Puff Daddy transferohet në një burg tjetër pasi u zbulua se po bënte jetë luksoze në qeli

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.