AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

“Të mbajmë larg dhunës të miturit”- Kryeparlamentari Peleshi pas shtyrjes së seancës plenare: T’i thërrasim arsyes, Shqipëria mbi çdo dallim politik

by Alb Times
15/10/2026
in Politikë
6
0
“Të mbajmë larg dhunës të miturit”- Kryeparlamentari Peleshi pas shtyrjes së seancës plenare: T’i thërrasim arsyes, Shqipëria mbi çdo dallim politik

Foto: Politika

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka bërë thirrje për përmbajtje dhe reflektim në një kohë tensionesh dhe dhune në vend.

Në një deklaratë publike, ai ka sqaruar vendimin për shtyrjen me një javë të seancës plenare, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së rendit, mbrojtjes së të rinjve dhe vijimit të rrugëtimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

DEKLARATË E KRYETARIT TË KUVENDIT, NIKO PELESHI:

“Çmoj si detyrim shtetëror dhe kombëtar të ndaj me opinionin publik një sqarim për ditën e sotme, ditë seance plenare për Kuvendin e Shqipërisë, si dhe një qëndrim për situatën që po kalon vendi.

Me përgjegjësinë për të garantuar një seancë të qetë, ku çdo deputet të ketë hapësirën kushtetuese dhe ligjore për të ushtruar detyrën e tij shtetërore, përballë një situate të paprecedentë dhune ndaj institucioneve të shtetit, pronës publike dhe pasurisë private të qytetarëve; në dritën e të dhënave shqetësuese nga institucionet ligjzbatuese për skenarë të rrezikshëm që po cenojnë rëndë rendin, sigurinë dhe qetësinë publike në vendin tonë dhe për të mos dhënë asnjë shkas për provokim, vendosa ta shtyj me një javë seancën plenare të planifikuar për sot.

Sot është dita kur çdo shtetar, çdo parti politike, çdo organizatë jofitimprurëse, përfaqësuesit e elitës akademike dhe të biznesit, dhe çdo qytetar i denjë i këtij vendi duhet t’i thërrasë arsyes dhe instinktit tonë kombëtar për paqe.

Jetojmë në demokraci. Kemi orientime politike të ndryshme. Kemi interesa të ndryshme. Grindemi, zemërohemi, protestojmë. Por mbi çdo ndryshim qëndron një interes i përbashkët kombëtar, një tokë e përbashkët: Shqipëria jonë.

Studentët, nxënësit dhe fëmijët tanë do ta trashëgojnë këtë vend, e bashkë me të edhe përgjegjësinë për ta bërë më të mirë.

Ata kanë të drejtë të kërkojnë prej nesh më shumë dhe më mirë.

Kanë të drejtë të dëgjohen më shumë.

Kanë të drejtë të ulen më shpesh në tryezat e përbashkëta që i fituan vetë duke ngritur zërin, si Tryeza e Paktit për Universitetin.

Studentët tanë do të jenë shqiptarët e parë që do të dalin në jetë si europianë, pjesë e familjes së madhe të Bashkimit Europian.

Prandaj ngjarjet e fundit të dhunës, djegieve dhe grabitjeve, që qëllimisht po u vishen atyre, janë një dëm i madh për të gjithë ne.

Shqipëria ka pritur shumë. Shqipëria ka punuar shumë. Shqipëria e meriton të hyjë në BE si e barabartë.

Asgjë nuk është e garantuar, sepse ky proces nuk është vetëm në duart tona dhe jo të gjithë janë miq e dashamirës. Kjo vlen aq më tepër në një kohë gjeopolitike plot tensione dhe lojëra influence, veçanërisht në rajonin tonë të trazuar të Ballkanit Perëndimor.

Ky proces mund të pengohet nga forca malinje, por kurrsesi nuk duhet të pengohet, as të prishet, nga vetë ne, shqiptarët modernë të shekullit XXI.

Ndaj, si Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, si qytetar dhe si student i Dhjetorit ‘90, bëj thirrje për përmbajtje dhe reflektim.

Shoqëria jonë duhet ta mbajë frymën dhe të reagojë njëzëri për t’i mbajtur larg dhunës të miturit dhe nxënësit e gjimnazeve.

Ata nuk duhet të ushqehen me urrejtje. Ata nuk duhet të formohen nga dhuna e rrugës. Ata nuk duhet të lihen në duart e forcave të errëta, me qëllime aspak shqiptare.

Këtu duhet të jemi të gjithë bashkë, pa dallime politike: demokratë, socialistë apo të paangazhuar. Fëmijët janë interesi më i lartë i një vendi. Ashtu siç edukohen sot, ashtu do të jetë Shqipëria nesër.

Edhe një herë, t’i thërrasim arsyes. Të tregojmë se fatin e vendit tonë e mbajmë në duart tona, përkrah aleatëve tanë strategjikë, me idealin e shqiptarizmës së Rilindasve në zemër.

Të ulemi. Të flasim. Të diskutojmë dhe të debatojmë për të ardhmen, pa harruar kurrë se, mbi të gjitha, jemi të gjithë shqiptarë”.

Burimi: Politika

Tags: KryesoretPolitikë
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Aksidenti tragjik në aksin Tiranë-Rinas, AMP arreston efektivin e “Shqiponjave” pas vdekjes së 66-vjeçarit

15/10/2026

Dhuna në protestë, 16 të arrestuarit e parë dalin nesër para Gjykatës për verifikimin e masës së sigurisë!

15/10/2026

Protestuesit i vënë zjarrin një tjetër biznesi, digjet kioska në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”! Tymi dhe flakët mbulojnë zonën

15/10/2026

Dhuna dhe kaosi në Tiranë, reagon Ambasada e SHBA, thirrje qytetarëve amerikanë: Protesta ka kaluar në vandalizëm ndaj pronës private, bëni kujdes

15/10/2026

Dhuna dhe kaosi në protestë, ministri Gonxhja apel prindërve: Flisni me fëmijët, të protestosh nuk do të thotë të vandalizosh!

15/10/2026

Berisha merr përsëri autorësinë e protestës, mesazh Ramës: Jep dorëheqjen! Zgjidh fatin e Ramiz Alisë, dhe jo të Çausheskut

15/10/2026

Protestuesit rinisin sulmin ndaj policisë përballë Kryeministrisë, Policia i mban larg me ujë e gaz!

15/10/2026

Ky është efektivi i policisë që u lëndua në protestë në Shkodër, mori goditje në kokë! Ministria e Shëndetësisë: Iu nënshtrua ndërhyrjes!

15/10/2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

15/10/2026

Më keni hyrë në biznes. Më keni prekur shtëpinë. Më keni dhunuar

15/10/2026

Bizneset e dëmtuara nga protesta, Ibrahimaj inspekton dëmet tek ‘Zogu i Zi’: Nuk janë studentë ata që shkatërrojnë qytetin! Dokumentoni dëmet

15/10/2026

Ministria e Shëndetësisë për gjendjen e të lënduarve në protestë: Efektivi nga Shkodra në monitorim intensiv!

15/10/2026

Papa Leoni XIV dhe kanceri i mushkërive te joduhanpirësit, çfarë duhet të dimë

15/10/2026

Plagosja e efektivëve në Durrës, ministrja Spahiu konfirmon se janë jashtë rrezikut për jetën: Dhuna nuk është zgjidhje!

15/10/2026

Flakët mund t’i ngjajnë Parisit, politika vjen nga tjetërkund

15/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Të mbajmë larg dhunës të miturit”- Kryeparlamentari Peleshi pas shtyrjes së seancës plenare: T’i thërrasim arsyes, Shqipëria mbi çdo dallim politik
  • Aksidenti tragjik në aksin Tiranë-Rinas, AMP arreston efektivin e “Shqiponjave” pas vdekjes së 66-vjeçarit

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.