Britney Spears nuk ka harruar asgjë. Ylli pop ka rikthyer fokusin te 13 vitet e kujdestarisë ligjore, një kapitull që, sipas saj, ia ra jeta nga duart dhe ia la vendimet e saj private e pasurinë në kontroll të njerëzve të tjerë.
Gjatë fundjavës, këngëtarja ndau me ndjekësit e saj në “Instagram” një video në të cilën dukej me garniturë të zezë dantelle dhe çizme lëkure, të shoqëruar me një tekst të gjatë – tashmë fshirë nga profili – ku iu përgjigj kriticëve që e quajnë “të çmendur”.
“Sigurisht që jam e hidhëruar”, theksoi 44-vjeçarja, duke e lidhur hidhërimin me vitet që iu morën dhe me kufizimet që, sipas rrëfimit të saj, ia penguan lirinë dhe vetëshprehjen si grua.
“Ka një thënie se personat e çmendur janë shpesh më të veçantët. Po e pranoj haptazi: nuk isha e çmendur… ose të paktën dikur isha fjalë për fjalë ashtu”, u shpreh ajo, duke cituar “Page Six”.
Në mesazhin e saj, Spears zbuloi se për gati 15 vjet iu ishte mohuar mundësia për të udhëtuar në mënyrë të lirë – madje asnjëherë për të parë një mike – për shkak të masave që i shoqëronin përditësinë.
Një detaj që i tronditi ndjekësit ishte konfirmimi se vetëm pesë vjet më parë ajo e mbajti për herë të parë në dorë një kartëmonedhë prej një dollarit, ndërsa u shfaq e irrituar ndaj atyre që vazhdojnë ta përshkruajnë si person të paqëndrueshëm.
Kujdestaria ligjore u vendos për herë të parë në shkurt 2008, në një kohë kur jeta private e yllit po kalonte kriza të thella e të dukshme për publikun. Nën këtë regjim, babai i saj, Jamie Spears, mori në dorë administrimin e financave dhe vendimeve të saj jetësore.
Pika e kthesës erdhi në korrik 2021, kur Spears u paraqit para gjyqtares Brenda Penny në Kaliforni dhe i përshkroi kujdestarinë si një përvojë abuzive, duke kërkuar largimin e babait nga jeta e saj.
“Kishim përshtypjen se po më shkatërronin. Nëse kjo s’është abuzim, atëherë nuk e di çfarë mund të jetë”, tha ajo atëherë, duke e përshkruar trajtimin si mizor.
Mekanizmi ligjor u shkri zyrtarisht në nëntor 2021, pas gati 14 vitesh. Nga ajo ditë, marrëdhëniet e këngëtares me prindërit – edhe me nënën, Lynn Spears – mbeten të ftohta dhe të largëta.
Pas rifitimit të pavarësisë, Britney ka luftuar për ta ndërtuar nga e para jetën e vet. Ajo i ruan lidhjet me të dy djemtë, Sean Preston dhe Jayden James, bijtë e saj nga martes me ish-bashkëshortin Kevin Federline.
Në 2022 ajo u martua me Sam Asghari, por bashkimi u shpërbë përfundimisht me divorcin në 2024.
Në tetor 2023 erdhi në dritë libri autobiografik “The Woman in Me”, në të cilin këngëtarja tregoi hollësisht rrugëtimin e saj personal, karrierën dhe vuajtjet gjatë viteve të kujdestarisë.
Përveç kësaj, sipas raportimeve, më 4 mars 2026 Spears u arrestua me dyshimin për ngarje në gjendje e dehur. Në maj, avokatët e saj arritën një marrëveshje sipas së cilës ajo pranoi një akuzë më të lehtë, të tipit “wet reckless”, që ka të bëjë me ngarje të pakujdesshme në kushte me alkool.
Si pasojë, iu impozua një vit mbikëqyrje joformale dhe detyrimi për të kryer një program tremujor edukimi për alkoolin, me gjithsej 30 orë mësim.
Edhe pse pas 2021-ës jeta e saj ka ndryshuar rrënjësisht, postimi më i fundit dëshmon se Britney Spears nuk e ka varrosur çështjen – ajo vazhdon të flasë publikisht për dhimbjen e asaj periudhe dhe gjurmët që la mbi lirinë dhe jetën e saj private.
Lajme të ngjashme:
Burimi: Showbiz
