AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Opinion

CBS zgjeron më tej skandalin LaCivita: Vajza e shefes së kabinetit të Trump, drejton dhe kompaninë e lobimit të paguar nga Dodik!

by Alb Times
12/10/2026
in Opinion
6
0
CBS zgjeron më tej skandalin LaCivita: Vajza e shefes së kabinetit të Trump, drejton dhe kompaninë e lobimit të paguar nga Dodik!

Foto: Opinion

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ndërsa Presidenti Amerikan Donald Trump ka zgjedhur të distancohet nga Chris LaCivita, njeriu që drejtoi fushatën politike të Sali Berishës dhe Partisë Demokratike në Zgjedhjet Parlamentare të vitit 2025 dhe James Blair, duke i konsideruar ata konsulentë të jashtëm, skandali që ka tronditur Ëashingtonin në lidhje me Rastin e Republikës Serpska ka vijuar të thellohet.

Katie Wiles, vajzën e Susi Wiles e cila është shefe e Kabinetit në Shtëpinë e Bardhë përgjatë një vizite në Republikën Serpska në gusht të këtij viti. Teksa Katie Wiles mban një pushkë në duar, krahas saj shfaqet Željko Budimir, ministri i brendshëm i Republikës Srpska.

Fotoja ka ngritur tashmë dyshime të forta mbi lidhjet e rrethit më të ngushtë të Donald Trump me Partinë e Milorad Dodik, politikanit serb pro Rus të këtij entiteti që mban marrdhënie të ngushta me Presidentin Rus Vladimir Putin.

Investimi i medias Amerikane CBS News është thelluar për të kuptuar më mire lidhjet e Susie Wiles shefes së Kabinetit të Trump dhe një prej njerëzve më të pushtetshëm të  Administratës Republikane me Politikanë të lidhur me Rusinë sic është Milorad Dodik po jo vetëm.

Kate Wiles, Vazja e Susie Wiles e cila shfaqet me një pushkë në duar krahas ministrit të jashtëm të Republikës Serpska është partnere në Continental Strategy, një kompani lobimi politik me seli në Uashington. Dokumentacioni i regjistrimit të agjentëve të huaj në SHBA, tregon se Continental Strategy u regjistrua në fillim të vitit 2026 për të lobuar në interes të Republika Srpska. Nje zyrtar i Shtëpisë së Bardhë i pyetur se cfarë lidhjesh ka vajza e Shefes së Stafit të Trump me politikanë pro Rus zgjodhi të përgjigjej duke thënë se Susie Wiles nuk ndan detaje dhe diskuton çështjet e Punës me vajzat e saj, por në fakt e vërteta duket krejt e ndryshme.

Kate Wiles është partnere e Contintental Strategy, kompanisë së Lobimit në SHBA e cila partner tjetër themelues ka Alejando Garcian ish ish-zëvendësdrejtorin politik të fushatës presidenciale të Trump, i cili është shfaqur së fundmi si konsulent për Republika Srpska.

Sipas zëdhënësit të Continental Strategy, Garcia mori pjesë në ditën e zgjedhjeve në Bosnjë, më 4 tetor, por asnjë anëtar tjetër i ekipit nuk ishte i pranishëm. Continental Strategy deklaroi se Garcia është i vetmi person i kompanisë që ka pasur kontakte me qeverinë amerikane lidhur me Republika Srpska dhe se këto kontakte janë dokumentuar për t’u raportuar në përputhje me kërkesat ligjore amerikane.

Por teksa fotoja e vajzës së Susi Wiles u realizua ne Muajin Gusht, duket se Continental Strategic ka bërë një zgjedhje strategjike për të mbrojtur imazhin e saj dhe për të afruar më shumë ekipin e Milorad Dodik me administratën Trump, pasi muajin e kaluar Susi Wiles shefja e Kabinetit Trump u takua me e Željka Cvijanović, një aleate e afërt e Dodikut. Sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë, takimi u organizua nga Alejandro Garcia dhe jo nga Katie Wiles.

Zbërthimi i të gjithë kësaj skeme komunikimi, lobimi dhe marrëdhëniesh të fshehta të njerëzve më të afert të Presidentit Amerikan Donald Trump me Politikane si Milorad Dodik të lidhur me Rusinë, nuk duhet të shqetesojnë vetëm Washingtonin, informon “ABC News”.

Partia Republikane e Donald Trump do të përballet me zgjedhjet e mesmandatit në Shtetet e Bashkuara dhe sipas asaj që sondazhet e deritanishme tregojnë, duket se Republikanët do të marrin përgjigjen e tyre me votë mbi qeverisjen e këtyre dy viteve.

Pyetja që tashmë duhet të ngrihet tashmë në Shqipëri lidhur me këtë skandal, është përgjegjësia që Sali Berisha dhe Partia Demokratike kanë për t’iu shpjeguar shqiptarve mbi zgjedhjet e tyre për të pasur drejtues Fushate, Konsulente si Chris LA Civita dhe lidhjet e tij me Rusinë.

Përtej deklaratave të Sali Berishës lidhur me marrëdhëniet e tij me Amerikën, faktet flasin qartë. Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Eric Went ka shmangur një takim me të, e po të njejtin vendim morën këtë fundjave dy senatorët Amerikanë Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin të cilët vizituan kryeqytetin por shmangën një takim me kreun e Partisë Demokratike.

Burimi: Opinion

Tags: KryesoretNë plan të parëOpinion
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Salianji paralajmëron lëvizje pas zgjedhjeve lokale: Berisha është pengesë për rrëzimin e Ramës

12/10/2026

“Zvërneci”, Buzhala: Greqia për projekte të tilla ndryshon edhe ligjin për ambientin

12/10/2026

Dashamir Shehi: Edhe unë do t’i shkrija disa bashki të vogla, por kjo nuk përbën reformë

12/10/2026

Zekthi: Ambasadori i ri amerikan po dëshmon një qasje pedante dhe mbështetje të fuqishme për drejtësinë

12/10/2026

Reagimi i ashpër e Iranit: Britania të mos bëjë akuza pa prova për incidentin në bazën ajrore

12/10/2026

“Braçe bëri shumë mirë”, Manjani: Rama është bërë më tolerant, ne ikëm për një fjalë goje

12/10/2026

VIDEO / “Çudia më e madhe zgjat 7 ditë”, Monika Lubonja rikthehet në mënyrën e çuditshme

12/10/2026

Vrasja e 19-vjeçarit nga Policia, kryebashkiaku i New Yorkut masa për parandalimin e dhunës

12/10/2026

Bimo: SHBA-të kanë luajtur rol kyç për Shqipërinë, por perëndimi po përballet me një realitet të ri gjeopolitik

12/10/2026

VIDEO / “Babai nuk më flet”, konkurrentja në “Për’puthen” zbulon që ka një djalë 14-vjeçar

12/10/2026

Gafa e Britanisë ndaj familjes siriane: Ministria e Brendshme: Merrni 3 mijë paund dhe ikni në Shqipëri!

12/10/2026

“Luftë me gjithë shqiptarët në rajon”, Robelli për kërcënimet e Daçiçit: Retorikë elektorale

12/10/2026

Anton Martini largohet nga Hetimi Tatimor: Në krye të strukturës emërohet Everest Kazheli

12/10/2026

Përse Vuçiqit i duhen shqiptarët armiq, sa herë ka zgjedhje ?

12/10/2026

Shqiptari i dehur tenton t’i largohet karabinierëve: Arrestohet pas një ndjekjeje të rrezikshme në Padova

12/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Salianji paralajmëron lëvizje pas zgjedhjeve lokale: Berisha është pengesë për rrëzimin e Ramës
  • “Zvërneci”, Buzhala: Greqia për projekte të tilla ndryshon edhe ligjin për ambientin

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.