Sekretariati i Etikës të Kuvendit ka vendosur përjashtimin me 60 ditë nga punimet e Kuvendit të deputetëve të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu.
Vendimi u mor gjatë mbledhjes së sotme (12 tetor) dhe u votua pro kërkesës së grupit të PS nga vetë shumica socialiste.
Ky vendim pritet të Apelohet nga PD dhe vetë deputetët demokratë që u ndëshkuan.
Masa disiplinore vjen pas kërkesës së Partisë Socialiste, e cila i akuzoi dy deputetët e opozitës për incidente gjatë votimit të Reformës Territoriale, ku sipas mazhorancës, ata hodhën shishe uji dhe vezë në drejtim të kryeministrit Edi Rama, drejtuesve të Kuvendit dhe deputetëve socialistë.
Me këtë vendim, Bardhi dhe Balliu nuk do të mund të marrin pjesë në seancat plenare dhe mbledhjet e komisioneve parlamentare për periudhën e përjashtimit.
Burimi: Kryesore