AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

“Jam Taulanti, më duhen 100 mijë euro!”, Balla reagon për skandalin dhe shënjestron Shehajn: E ke ti radhën e prangave

by Alb Times
28/09/2026
in Politikë
6
0
“Jam Taulanti, më duhen 100 mijë euro!”, Balla reagon për skandalin dhe shënjestron Shehajn: E ke ti radhën e prangave
6
SHARES
314
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas operacionit të policisë që çoi në arrestimin e dy të rinjve, të dyshuar se tentuan t’i merrnin 100 mijë euro presidentit të FSHF-së, Armand Duka, duke u prezantuar pikërisht si Balla.

Por kreu i grupit socialist e ka zhvendosur menjëherë reagimin te kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, i cili e akuzoi drejtpërdrejt sot.

Në një postim të ashpër, Balla e quan Shehajn “mashtruesin më të madh të call center-ave”, e akuzon për vjedhje të të dhënave dhe e mbyll reagimin me një paralajmërim të drejtpërdrejtë: pas personave që policia arrestoi sot, sipas tij, “radhën” e ka Shehaj.

“Ju kam thënë shpesh për këtë palaço se është mashtruesi më i madh i call centrave. Të vjedhin duke të marrë në telefon! I dënuar për vjedhje të dhënash. Gone pas këtyre mashtruesve që Policia arrestoi sot, e ke radhën ti!”, shkruan Balla.

Deklarata vjen pas zbulimit të një skeme mashtrimi, në qendër të së cilës ishte presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

Sipas të dhënave të bëra publike për operacionin, dy të rinjtë Edison Korra, 24 vjeç, dhe Orest Balla, 23 vjeç, dyshohet se kontaktuan Dukën përmes aplikacionit “Signal”. Në komunikim ata u prezantuan si Taulant Balla dhe i kërkuan kreut të FSHF-së 100 mijë euro.

Fillimisht, shuma prej 100 mijë eurosh iu kërkua në kriptomonedha. Duka dyshoi se pas komunikimit fshihej një mashtrim dhe vuri në dijeni policinë.

Gjatë vijimit të komunikimeve, Duka u tha personave që të flisnin me djalin e tij, me argumentin se ai nuk merrej me kriptomonedha. Në këtë fazë në operacion u përfshi policia.

Një agjent i infiltruar u paraqit si djali i Armand Dukës dhe vijoi komunikimet me personat që kërkonin paratë. Ai u tha se nuk mund t’ua siguronte shumën në kriptomonedha, por se 100 mijë eurot mund t’ua dorëzonte cash.

Dorëzimi i parave u organizua në Elbasan. Kur personat e dyshuar shkuan për të marrë shumën, policia ndërhyri dhe realizoi arrestimet.

Hetimet vijojnë për të zbardhur të gjithë mekanizmin e skemës dhe rolin e personave të tjerë që mund të kenë qenë të përfshirë.

Në këtë histori është rikthyer edhe emri i Florian Gjergjit, i përmendur edhe në raste të mëparshme mashtrimesh ku janë përdorur identitetet e personazheve publikë për t’u kërkuar shuma të mëdha parash biznesmenëve.

Edhe emri i Taulant Ballës është përdorur më parë në një skemë të ngjashme. Në vitin 2024, një biznesmen në Përrenjas denoncoi se ishte kontaktuar nga një person që prezantohej si Balla dhe i kërkonte urgjentisht 100 mijë euro. Biznesmeni shkoi drejt Tiranës me paratë, ndërsa çanta me shumën iu dorëzua një taksisti.

Operacioni i sotëm ka sjellë tashmë edhe një përplasje të fortë politike.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“Fabrikat” e mashtrimit financiar edhe në Shqipëri, si grabiten miliona euro me call center-a dhe investime false

28/09/2026

Nga Hati tek prokurori i SPAK, personazhet në videot e Gys Agasit (emrat)

28/09/2026

Mesazh i fortë nga Teherani: Khamenei parashikon largimin e SHBA-së nga rajoni

28/09/2026

“Jam Taulanti, më duhen 100 mijë euro!”, Balla reagon për skandalin dhe shënjestron Shehajn: E ke ti radhën e prangave

28/09/2026

Dosja Sherbimit Sekret: Si i hapte dyert e Portit të Durrësit Liburn Aliu, me urdhër të Vlora Hysenit dhe Ergys Agasit

28/09/2026

Skenar lufte/ Lituania teston evakuimin e Vilniusit në rast sulmi, stërvitja më e madhe ushtarake përfshin mijëra zyrtarë

28/09/2026

Fati financiar ndryshon! 3 shenjat e horoskopit që do të fitojnë më shumë deri në fund të vitit

28/09/2026

“4.2 milionë euro për Kanye, mbi 6 milionë në arkë”/ Gonxhja e quan fitim, matematika kërkon shpjegime

27/09/2026

Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

27/09/2026

Analiza: Pse baza britanike në Fairford është thelbësore për SHBA-në

27/09/2026

Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

27/09/2026

Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen si President i Serbisë pas dy mandateve

27/09/2026

A vazhdon të jetë i vi*gjër? At Nikolla Xhufka tregon si vepron kur përballet me tundimet: Tundim është dhe tani këtu me vajza të bukura

27/09/2026

Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

27/09/2026

Djali i Elda Hotit në fushë me Kombëtaren, deputetja emocionon me dedikimin për bashkëshotin e ndjerë: Do të doja ta ndaja me ty

27/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Fabrikat” e mashtrimit financiar edhe në Shqipëri, si grabiten miliona euro me call center-a dhe investime false
  • Nga Hati tek prokurori i SPAK, personazhet në videot e Gys Agasit (emrat)

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.