Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj në një intervistë për gazetarin Çim Peka është ndalur te sistemi i drejtësisë.
Sistem për të cilin thotë se ka dalë nga rendi kushtetues.
Ahmetaj u shpreh se disa segmente të SPAK dhe të sistemit të drejtësisë kanë përmbysur rendin kushtetues.
Ish-zëvendëskryeministri shprehu besim se Gjykata Kushtetuese dhe ajo e Lartë kanë mundësinë të rivendosin rendin kushtetues.
“Do të ketë prokurorë dhe gjyqtarë që do të bëjnë prokurorin dhe gjyqtarin siç duhet dhe nuk do ta quajnë punë të zakonshme, por mision kombëtar.
Kam besim që dhe Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë kanë mundësi të rivendosin rendin kushtetues në drejtësi. Segmente të SPAK dhe të drejtësisë kanë përmbysur rendin kushtetues në pseudodrejtësi. Dhe Aranit Çela do i kishte zili me sjelljen dhe daljen nga ligji që kanë bërë”, tha Ahmetaj.
