AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kryesore

Gledian Llatja hap dyqan lodrash te Qendra Toptani, bashkëpronar i Rezidencës Arena në Elbasan. Çfarë e lidh me kompaninë Viola Green?

by Alb Times
05/09/2026
in Kryesore, Politikë
6
0
Gledian Llatja hap dyqan lodrash te Qendra Toptani, bashkëpronar i Rezidencës Arena në Elbasan. Çfarë e lidh me kompaninë Viola Green?
6
SHARES
316
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryebashkiaku i Elbasanit Gledian Llatja, një nga drejtuesit vendorë me më shumë materiale kallëzuese në SPAK dhe BKH për afera të dyshuara korruptive me paratë dhe pronat publike në Elbasan, krahas ndërtimit, ka hapur edhe një dyqan veshjesh dhe lodrash për fëmijë në Qendrën Tregtare Toptani në Tiranë, në emrin e bashkëshortes Solora Llatja (Jaupaj), e cila vijon të mbajë funksione të larta në administratë. Solora Llatja (Solora Fatos Jaupaj) ka themeluar kompaninë Galos shpk në maj të vitit 2024 në Elbasan, me kapital 1 mijë lekë, me objekt tregtim, import-eksport me shumicë dhe pakicë i veshjeve, aksesorëve të tjerë, lodrave për fëmijë, këpucë, tekstile etj.

Disa muaj më pas, zonja Llatja e ka zhvendosur biznesin e saj në Qendrën Tregtare Toptani në Tiranë. Pas Qendrës Toptani qëndron oligarku Bashkim Ulaj, përfituesi më i madh i pasurive dhe pronave publike, nën hetim nga SPAK për afera korruptive. Kujtojmë se Gledian Llatja, para se të bëhej kryetar bashkie, ka punuar pranë institucioneve që kanë favorizuar Bashkim Ulajn në dëm të interesit publik, si tek Agjensia e Kombëtare e Burimeve Natyrore dhe tek Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.

(Solora Llatja)

Ndërkaq, krahas biznesit te qendra tregtare e Bashkim Ulajt, Solora Llatja është drejtore e kabineti në ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, ndërsa vëllai i saj, Sofjan Jaupaj është ministër i Mjedisit në qeverinë Rama IV. Më herët ajo ka qenë këshilltare e ministrit pranë Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë si dhe në Kryeministri.

Llatja pastroi para me Rezidencën Arena?

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja ka miratuar një leje për ndërtimin e një kompleksi në Elbasan, një investim qindra mijëra euro. Rezidenca e quajtur ‘Arena’ po ndërtohet nga kompanitë Togli Konstruksion dhe Dika 2011, me pronarë Rexhep Jolla dhe Mario Dika.

Mes pronarëve përfitues rezulton edhe Iljaz Llatja, i cili është babai i kryebashkiakut të Elbasanit Gledian Llatja. Nuk dihet se sa është pjesa takuese në letër e z. Iljaz Llatja, por vendimarrja e të birit Gledian Llatja, është jo vetëm në konflikt interesi, por ka edhe natyrë korruptive, ndërsa ka dyshime të forta se Llatja mund të ketë investuar në këtë rezidencë paratë e korrupsionit me tendera.

Miratimi i një leje ndërtimi për babanë, praktikisht për veten e tij, duket një lëvizje e guximshme e Llatjas në kushtet kur SPAK po godet kryebashkiakë, ish ministra dhe drejtorë. Ka dyshime të forta se Llatja është pronari kryesor i kompleksit dhe se dy kompanitë dhe pronarët e tjerë janë kamuflim.

(Rezidenca Arena)

Gledian Llatja ‘pupac’ i krimit. Çfarë e lidh me Viola Green të Fatos Jaupit dhe Bujar Shegës?

Sipas dosjes së SPAK, në 20 prill 2020, Klaus Matishi alias Klaus Çopja, alias Kledjan Çopja), i cili sipas SPAK është pjesë e grupit të Suel Çelës, komunikon në SkyEcc me vajzën e gjyqtares Pajtime Fetah, Megi Fetah, ku e informon këtë të fundit për ‘ndarjen e detyrave’ me Suel Çelën për kapjen e plotë të Elbasanit, duke emëruar drejtorët në polici, shëndetësi etj., si duke diktuar fituesit e tenderave për anëtarët e grupit të tij kriminal, duke kontrolluar shpërndarjen e drogës dhe aktivitetet e tjera kriminale.

“…Ndam ca detyra ne qytet. Sa te marojm gjygjet i kerkova spitalet e el… Do ve luanin drrejtor…Do kerkoj dhe shefin e antidrroges. Dhe toni te shasi mall per te gjith pes main. Dhe cuna tonet… Naper qytet… Megi Fetah.… pse spitalet psh? Klaus Matishi… Po atje ks gen ja di ai…Ka dhe lek… Tendera… Me mjafton per vene pune te fus njerzit e mi… Plus kush shet mali do i perzem do bim ne… Ndifmoim cunat e jon… Dhe oaquim shefin… Dhe kemi me shum kontrroll ne qytet…Se malli ka thashetheme… Plus i inkursion cunat… Knagen brin nat lek… Ngjon… Afron njerez…“.

Organizata kriminale duket se nuk kishte rekrutuar vetëm ish gjyqtaren Pajtime Fetah, ish kryetaren e gjykatës Enkeleda Kapedani, ish shefin e krimeve Dedan Gjoni etj., por me sa duket edhe kryetarin e Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, i cili ka organizuar dhe autorizuar tendera me nayrë korruptive për anëtarët e grupit kriminal.

Në 13 nëntor 2023, kryetari i Bashkisë Elbasan Gledian Llatja autorizon firmosjen një tenderi me flamur të kuq korrupsioni, me vlerë rreth 600 mijë euro, për kompaninë Viola Green, për kryerjen e shërbimit të pastrimit në disa njësi administrative të Bashkisë Elbasan. Janë skualifikuar të gjitha kompanitë e tjera nga gara. Është skualifikuar një ofertë më e ulët. Oferta fituese është gati sa fondi limit.

Administrator dhe bashkëpronar i kompanisë fituese Viola Green ishte Bujar Shega allias Marsel Shega, i cili sipas dosjes së SPAK, është ‘truri’ financiar i organizatës kriminale në Elbasan. Shega u arrestua në Milano falë bashkëpunimit të autoriteteve shqiptare me ato italiane.

Shega është identifikuar nga SPAK si financues dhe organizator i trafikut të kokainës nga Amerika Latine drejt vendeve si Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Italia, Belgjika dhe Holanda. Sipas dosjes së SPAK, grupi kriminal u angazhua të trafikojë në dy raste 930 kilogramë kokaina nga Ekuadori drejt Europës ndodhur në 2020 dhe në përpjekjen tjetër për të trafikuar 466 kilogramë kokainë nga Ekuadori drejt Holandës, ngarkesë e zbuluar në 2021.

Përpos pastrimit të parave të kokainës, biznesmeni nga Peqini, Bujar Shega allias Marsel Shega ka marrë 14 milionë euro tendera publikë për pastrimin e qyteteve, përmes kompanisë Viola Green, nga bashkitë Elbasan, Peqin, Cërrik, Përrenjas, Kuçovë dhe Rrogozhinë. Aksioner në kompaninë Viola Green është edhe biznesmeni nga Berati, Fatos Jaupaj, i cili pas arrestimit të Shegës, është bërë administrator i kompanisë.

Vetëm gjatë pesë vitet e fundit, në llogaritë e kompanisë Viola Green kanë kaluar rreth 9 milionë euro për shërbimin publik të pastrimit, shërbim i cili në fakt ka qenë më shumë fiktiv, pasi plehërat janë djegur në fushë të hapur apo janë hedhur në lumenj, veprimtari për të cilën kompania është gjobitur.

Pronat publike në duart e krimit

Bashkia Elbasan pozicionohet e treta në renditjen e njësive vendore për dhënien e pasurive publike me qira subjekteve private gjatë 10 viteve të fundit. Bashkia e Elbasanit, që sipas dosjeve të SPAK dhe komunikimeve në SkyEcc është nën kontrollin e krimit, ka dhënë 730 hektarë tokë publike me qira, ku 58.7% (428 ha) janë për energji të rinovueshme dhe 38% (277 ha) për agropylltari.

Ashtu si në tendera, emërime drejtorësh dhe leje ndërtimi, në pah dalin grupet kriminale që rezultojnë se kanë marrë me qira (vlerë simbolike) pronat publike në Elbasan, drejtëpërdrejt ose përmes biznesmenëve satelitë, për të ngritur bizneset e tyre me para të pista. Dhe shtrirja e kontrollit mbi pronat publike nuk mund të bëhej pa angazhimin e Gledian Llatjas./Prapaskena

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Skandali Epstein ‘mbërrin’ në Itali, Prokuroria e Romës nis hetime për italianë të përfshirë

05/09/2026

A do të marrë fund lufta? Nis takimi i Putinit me Kushner dhe Witkoff: Do të flasim për të gjitha aspektet

05/09/2026

Gledian Llatja hap dyqan lodrash te Qendra Toptani, bashkëpronar i Rezidencës Arena në Elbasan. Çfarë e lidh me kompaninë Viola Green?

05/09/2026

“Do t’i presim me vezë, domate e miell”, Lika paralajmëron deputetët dhe ministrat: Çdo seancë plenare do të na kenë te dera!

05/09/2026

Prestanome i krimit? Vasil Bedinaj ngriti skenarin mediatik për gjobëvënie nga Luan Muça me 5 milionë euro, por si qëndron e vërteta?!

05/09/2026

Pasuria e ‘beut fason’ Skënder Pashaj, deputeti i PS miliona euro nga djersa qindra grave e vajzave të varfëra, pronat dhe llogaritë e majme bankare

05/09/2026

Adem Alushi i Aldent korrupton me dhëmbë porcelani kupolën e Ministrisë së Arsimit, fton drejtoreshën e ASCAL Anisa Subashi në ‘fabrikën’ e tij të diplomave, konflikt interesi dhe dyshime për pastrim parash

05/09/2026

Qeveria e Edi Ramës shqyen edhe Vilë-Bashtovën, 77 mijë m² tokë shtetërore në kthetrat e mafies së betonit

05/09/2026

“Koordinatori” i madh i Edi Ramës: Ron Yeffet dhe interesat e errëta që kryqëzohen rreth kryeministrit

05/09/2026

Ankaraja i rrëzon Ramës “Shtetin Bektashi”: Nuk e njohim Baba Mondin si lider botëror

05/09/2026

Dhëndër Kafsha

04/09/2026

Thellohet konflikti për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, KLGJ dhe Ministria e Financave përplasen në distancë

03/09/2026

Ngjarje tragjike në Itali/ 36-vjeçari rrëmben ish-partneren dhe e hedh nga ura, më pas i jep fund jetës

03/09/2026

KLP në degradim/ Kaos, akuza dhe fyerje mes anëtarëve; gara për Kryeprokurorin mbetet peng

03/09/2026

Vasil Bedinaj me dy figura të krimit mori leje për resort në pronën që bleu dy herë Luani i Deltës, dyshime për falsifikime, projekti në Palasë. Gjobëvënia 5 milionë euro, mashtrim

03/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Skandali Epstein ‘mbërrin’ në Itali, Prokuroria e Romës nis hetime për italianë të përfshirë
  • A do të marrë fund lufta? Nis takimi i Putinit me Kushner dhe Witkoff: Do të flasim për të gjitha aspektet
  • Gledian Llatja hap dyqan lodrash te Qendra Toptani, bashkëpronar i Rezidencës Arena në Elbasan. Çfarë e lidh me kompaninë Viola Green?

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.