Anisa Subashi, më herët drejtoreshë në Bashkinë e Tiranës, drejton Agjencinë e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë, një strukturë pranë Ministrisë së Arsimit, e cila kontrollon dhe vlerëson cilësinë në arsimin e lartë. Vlerësimi i cilësisë së mësimdhënies në institucionet e arsimit të lartë, programeve të ofruara etj., në funksion të akreditimit dhe vijimit të veprimtarisë, bëhet çdo tre vjet, ndërsa monitorimi i vazhdueshëm kryhet gjoja përmes sondazhit kombëtar të studentëve.

Grupi i Anisa Subashit për kontrollin e cilësisë së universiteteve në raport me rregullat dhe standardet e vendosura përbëhet nga Arbri Ndreka, Rajna Lila, Alma Arapi, Anilda Beqiraj dhe Xhoi Çina, të cilët në koordinim me zonjën Subashi hartojnë raporte fiktive për cilësinë e univeristeteve private në këmbim të interesave korruptive dhe ndikimive të paligjshme të pronave të universiteteve private, të kthyera në fabrika diplomash dhe zgafella pastrimi parash, mashtrimi dhe falsifikimi.

Për cilësinë e universiteteve shqiptare nuk ka shumë dyshime. Renditësit më të rëndësishëm të cilësisë së universiteteve për Evropën Jugore vijojnë t’a klasifikojnë Shqipërinë në fund të listës për cilësinë e arsimit të lartë. Renditësi i parë i universiteteve, Times Higher Education World University Rankings futi në renditje vetëm një universitet nga bota shqiptare, Universitetin e Prishtinës në pozicionin 1501. I dyti, QS World University Ranking, rendit nga fundi katër universitete publike. Universitetet private as që konsiderohen si të tilla. Nuk klasifikohen në fundin e asnjë liste.

Adem Alushi është pronar i Universitetit Aldent, biznes të cilin e administron përmes familjarëve të tij. Universiteti Aldent nuk plotëson pothuajse asnjë standard për të qenë i tillë, ashtu si ish UFO, Luarasi etj. Numri i studentëve është i lartë në raport me kapacitetet dhe kriteret m2 për student. Nuk ka pedagogë aktiv me tituj shkencor. Pedagogët me tituj janë fiktivë dhe formalë sa për letra. Ata vendosin emrin në këmbim të një pagese mujore. Nuk japin mësim. ‘Mësim’ japin ‘pedagogë’ të rinj, që kanë mbetur pa punë dhe që nuk kanë tituj.

Mungojnë gjithashtu praktikat spitalore. Kalueshmëria e studentëve është 100 %, tregues i fiktivitetit dhe formalitetit, mungesës së llogaridhënies dhe cilësisë vetëm në letra. Universiteti vepron si fotokopje dhe fabrikë diplomash, paguan paratë dhe merr diplomën. Por, Aldent ka një ‘cilësi’ tjetër. Ka pronarin e ‘shkathët’, me lidhjet dhe fijet e duhura.

(Me rreth të kuq Anisa Subashi dhe Adem Alushi te biznesi i diplomave të Alushit)
Adem Alushi, i cili është në konflikt interesi pasi është njëherësh pedagog në fakultetin publik të Somatologjisë, ka arritur të ftojë në ‘fabrikën’ e tij të diplomave dhe madje t’a ekspozojë drejtoreshën e Agjencinë e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë, Anisa Subashi, e cila paguhet nga taksapaguesit shqiptarë për të kontrolluar dhe garantuar cilësinë e universitetit të Alushit. Alushi dyshohet ka lidhje të papërshtatshme edhe me bashkëshortin e zonjës Subashi, mjek pranë QSUT-së.
Shfaqja e zonjës Subashi në një të ashtuquajtur universitet, i cili është subjekt kontrolli i saj, është jo vetëm në konflikt interesi dhe me natyrë korruptive, por edhe poshtëruese për Ministrinë e Arsimit, e cila drejtohet nga Mirela Kumbaro, një prej ikonave të korrupsionit dhe krimeve mjedisore në Shqipëri.

Jo vetëm kaq. Adem Alushi dyshohet se ka korruptuar zyrtarë të Ministrisë së Arsimit në këmbim të raporteve fiktive për kontrollin e cilësisë dhe standardave të universitetit të tij, raporte të cilat nuk kanë lidhje me realitetin brenda mureve të Aldent.
Një burim pranë Aldent, konfirmuar nga disa burime pranë Ministrisë së Arsimit, theksoi se zyrtarë të Ministrisë së Arsimit janë paraqitur pranë klinikës dentare dhe laboratorëve të Adem Alushit duke përfituar shërbime dentare falas, në formë korruptive. Sipas burimeve, zyrtarë të Ministrisë së Arsimit, që kontrollojnë universitetet, kanë vendosur dhëmbë porcelani dhe zirkoni tek klinika dentare e Aldent, e cila shërben për praktikën e studentëve, por ofron edhe shërbime dentare.

Do të ishte me interes të lartë publik, nëse SPAK do të verifikonte raportet ASCAL për cilësinë e universiteteve private në raport me realitetin faktik të nivelit të plotësimit të standardeve nga institucionet e arsimit të lartë. Të verifikonte për raporte dhe interesa korruptive mes ASCAL dhe ministres së Arsimit, përfshirë pasuritë në emrin e tyre dhe të afërmve, burimin e të ardhurave dhe mundësinë e pastrimit të parave të korrupsionit.
Disa evidenca, transaksione dhe dëshmi konfirmojnë se disa universitete private pastrojnë paratë e drogës, grupeve kriminale, call centrave dhe shitjes së diplomave përmes donacioneve. Krahas shitjes së diplomave dhe fiktivitetit të cilësisë akademike, shumica e universiteteve mashtrojnë me bilancet, duke fshehur të ardhurat dhe devijuar fitimet, shmangur taksat dhe pastruar paratë në pasuri të paluajtshme./PRAPASKENA
