AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Sociale

Tragjedia në Vaun e Dejës/ Urgjenca sqaron vonesën: Ambulanca ishte me defekt, dy mjete u nisën nga Shkodra

by Alb Times
01/09/2026
in Sociale
6
0
Tragjedia në Vaun e Dejës/ Urgjenca sqaron vonesën: Ambulanca ishte me defekt, dy mjete u nisën nga Shkodra
6
SHARES
313
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pas protestës së banorëve të Vaut të Dejës, të cilët ngritën akuza për vonesën e ambulancës në ngjarjen ku humbën jetën David Deda dhe Sokol Preka, Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore ka dhënë sot versionin e saj.

Në sqarimin e saj, QKUM thotë se autoambulanca e zonës kishte pësuar defekt teknik, ndaj për të dy rastet u dërguan ambulanca nga Spitali Rajonal i Shkodrës. Sipas institucionit, telefonata e parë në urgjencë është regjistruar në orën 18:03 dhe ambulanca ka mbërritur në orën 19:44, ndërsa për rastin e dytë kërkesa për ndihmë është bërë në orën 18:53 dhe ambulanca e dytë ka mbërritur në orën 19:54. QKUM sqaron se viktimat janë dy raste të ndryshme dhe se në rastin e parë një infermiere e zonës kishte nisur menjëherë reanimimin, ndërsa në rastin e dytë elektricisti rezultonte pa shenja jete në momentin e vlerësimit fillestar.

“Në lidhje me ngjarjen tragjike të datës 29 gusht 2026 në Vaun e Dejës, Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore (QKUM), në funksion të transparencës dhe informimit të saktë të publikut, sqaron dinamikën e ndërhyrjes së shërbimit të urgjencës mjekësore. Në këtë ngjarje janë regjistruar dy raste të veçanta, të dyja si pasojë e goditjes nga rryma elektrike, të ndodhura në momente të ndryshme. Rasti i parë është raportuar si urgjencë për goditje elektrike. Në vendngjarje ndodhej një infermiere e zonës, e cila kishte nisur menjëherë manovrat e reanimimit kardiopulmonar, pa mundur të rikthente qarkullimin spontan.

Sipas të dhënave të regjistruara në sistemin e urgjencës, thirrja është marrë në orën 18:03. Në atë moment, ambulanca e Vaut të Dejës ndodhej jashtë funksionit për shkak të një defekti teknik. Për këtë arsye, drejt vendngjarjes është nisur ambulanca nga Spitali i Shkodrës, e cila ka mbërritur në orën 19:44.

Manovrat e reanimimit janë vijuar edhe gjatë transportit drejt Spitalit të Shkodrës. Pavarësisht përpjekjeve të personelit shëndetësor, nuk u arrit rikthimi i qarkullimit spontan dhe pacienti humbi jetën.

Rasti i dytë i përkiste elektricistit, i cili, disa minuta më vonë, kishte shkuar në vendngjarje për të ndërhyrë në problemin elektrik. Gjatë ndërhyrjes, edhe ai u godit nga rryma elektrike dhe humbi jetën.

Për këtë rast, kërkesa për ndihmë mjekësore është regjistruar në orën 18:53. Në vlerësimin fillestar, personi rezultonte pa shenja jete. Në këtë moment, ambulanca e dytë nga Shkodra është nisur drejt vendngjarjes dhe ka mbërritur në orën 19:54. Rasti është konstatuar dhe referuar si Kod i Zi në vendngjarje.

Goditja elektrike përbën një urgjencë mjekësore me rrezik shumë të lartë për jetën dhe, në rastet e rënda, mund të shkaktojë arrest kardiak dhe vdekje të menjëhershme.

Mbi çdo sqarim institucional, kjo mbetet para së gjithash një ngjarje tragjike, e cila solli humbjen e dy jetëve njerëzore.

Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore shpreh keqardhjen e thellë për këtë humbje dhe u përcjell ngushëllimet më të sinqerta familjeve dhe të afërmve të dy viktimave. Në këto momente të vështira, QKUM bashkohet me dhimbjen e familjeve për humbjen e njerëzve të tyre të dashur” shkruhet në njoftimin për shtyp të Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

A po e kërkon edhe Erdogani fundin e Edi Ramës? Dhe ku u prishën arkadashat?

16/10/2026

U ndaluan në protestat e dhunshme, 63 persona dalin nesër para gjykatës për masën e sigurisë

16/10/2026

U fut përmes Lanës për t’i shpëtuar protestuesve, reagon Klevis Balliu: Ishte skemë e Operacionales!

16/10/2026

Publikohet videoja që zbulon çfarë ndodhi para se Klevis Balliu të përfundonte në Lanë, si protestuesit e maskuar iu vërsulën deputetëve të PD-së

16/10/2026

Sulmet ndaj bizneseve dhe ATM-ve, eksperti paralajmëron për panik financiar dhe goditje ndaj ekonomisë shqiptare

16/10/2026

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura takon ambasadorin amerikan në Tiranë, ja detajet nga takimi

16/10/2026

Momente qetësie në bulevardin përpara Kryeministrisë, protestuesi tregon marrëveshjen me efektivët!

16/10/2026

Puff Daddy transferohet në një burg tjetër pasi u zbulua se po bënte jetë luksoze në qeli

16/10/2026

Frika e bizneseve nga sulmet e protestuesve, Zekja paralajmëron precedent të rrezikshëm: Tregtarët po tërheqin mallrat nga dyqanet

16/10/2026

Balla publikon pamjet kur Klevis Balliu përpiqet t’i shpëtojë protestuesve: Pse vetëm Saliu e kalon oqeanin me not?

16/10/2026

Përfshihet nga flakët Bashkia e Shkodrës/ Persona të maskuar sulmojnë me molotov godinën

16/10/2026

Sa na dëmtuan vandalët për 84 orë?

16/10/2026

Aktori denoncon vandalizimin e banesës pas shkrimeve kundër dhunës në protestë: Do të mbyll qepenat, të marr një armë dhe të ruaj veten!

16/10/2026

Protestuesi ngre alarmin: Agjentë të huaj po planifikojnë vrasje në shesh

16/10/2026

Mbylli dyert gjatë protestës në Tiranë, vjen reagimi zyrtar i ambasadës së Izraelit

16/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • A po e kërkon edhe Erdogani fundin e Edi Ramës? Dhe ku u prishën arkadashat?
  • U ndaluan në protestat e dhunshme, 63 persona dalin nesër para gjykatës për masën e sigurisë

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.