AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

SPAK amniston ‘peshqit e mëdhenj’ në dosjen Bankers, avokati Besnik Çerekja përlau 4.4 milionë euro me fatura fiktive dhe i pastroi paratë përmes gruas

by Alb Times
20/08/2026
in Kronikë, Kryesore
6
0
SPAK amniston ‘peshqit e mëdhenj’ në dosjen Bankers, avokati Besnik Çerekja përlau 4.4 milionë euro me fatura fiktive dhe i pastroi paratë përmes gruas
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Besnik Çerekja, i njohur edhe si avokat i Shkëlzen Berishës, rezulton pjesë e dosjes së zhvatjes 20-vjeçare të pasurisë nëntokësore shqiptare nga kompania Bankers, në bashkëpunim me politikanë dhe oligarkë. Pedagogu i Fakultetit të Drejtësisë, gjatë periudhës 2020-2025, ka marrë rreth 4.4 milionë euro nga komapania Bankers, me faturime të dyshuara si fiktive dhe për shërbime vetëm në letër, ku më pas Prokuroria dyshon se është angazhuar në pastrimin e parave përmes investimit në pasuri të paluajtshme, duke u fshehur pas bashkëshortes Eridona Çerekja.

Avokati Besnik Çerekja i ka përfituar paratë përmes studios së tij ligjore Studio Legale Cerekja shpk dhe Besnik Cerekja PF. Rreth 2.8 milionë euro i ka përfituar përmes subjektit ‘Besnik Cerekja PF’ me dy punonjës.

Avokati Bensik Çerekja dyshohet se paratë që ka përfituar nga Bankers në mënyrë të kundraligjshme i ka pastruar, duke i investuar në pasuri të paluajtshme, duke angazhuar bashkëshorten e tij, Eridona Çerekja (Sulaj).

(Bashkëshortët Besnik dhe Eridona Çerekja (Sulaj)

Teksa përfitonte para nga Bankersi me fatura fiktive përmes Studio Legale Cerekja shpk, me pronare në letra Eridona Çerekja, Besnik Çerekja ka themeluar në prill 2023 kompaninë e pasurive të paluajtshme VPM-Vlora Property Management, përmes të cilës dyshohet se ka pastruar miliona euro, gjithnjë duke u fshehur pas bashkëshortes.

Kompania e dyshimtë VPM-Vlora Property Management është në pronësi të Studio Legale Cerekja shpk me pronare në letra Eridona Çerekja, bashkëshortja e Besnik Çerekjas. Për të qarkulluar dhe devijuar miliona euro të përfituara nga Bankers, avokati fshihet pas bashkëshortes dhe shtetasit Klodian Meta, të cilit i ka besuar administrimin e VPM-Vlora Property Management.

Dyshimet për një aferë korruptive dhe pastrim parash shtohen kur nga hetimi i Prokurorisë Fier rezulton se është tentuar të zhdukeshin dokumentet e përfitimit të parave nga avoktati Besnik Çerekja. Zhdukja e faturimeve fiktive nga Bankers, për të mbuluar vjedhjet, është një praktikë e zakonshme, bashkë me manipulimin e shpenzimeve dhe bilanceve. Por, dokumentet e përfitimit të avokatit Besnik Çerekja janë zhdukur nga raportet kontrollit të AKBN-së ndaj Bankersit.

Angazhimi për zhdukjen e dokumeteve të abuzimit me qëllim për të mbuluar përfituesit nga një institucion publik si AKBN-ja, tregon se deri ku arrin zinxhiri korruptiv. Duket e çuditshme se pse Prokuroria e Fierit, me gjithë këto fakte penale korrupsioni dhe pastrimi parash, nuk e mori të pandehur avoktin e Shkëlzenit.

Pas dosjes së mangët, Prokuroria e Fierit e referoi më në fund çështjen për kompetencë në SPAK. Kur pritej që SPAK-u të thellonte hetimet për vjedhjen më të madhe në histori, bashkë me GJKKO liruan nga burgu edhe hajdutët që arrestoi Prokuroria e Fierit. Jo vetëm kaq. Por, SPAK nxitoi për të mbyllur hetimet, duke shpëtuar zhvatësit e mëdhenj të pasurisë publike.

Fillimisht Prokuroria e Fierit dhe më pas SPAK lanë jashtë përgjegjësisë penale mbi 50 personazhe si deputetë, ish ministra, ish drejtorë dhe oligarkë, të cilët kanë përfituar dhjetëra milionë euro nga Bankers me fatura fiktive, duke pastruar më pas paratë përmes investimit në pasuri të paluajtshme.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

VIDEO / Bizneset ulin qepenët, protestuesit plaçkitin dhe shkatërrojnë gjithçka

15/10/2026

U godit me gur në kokë, komandanti i forcave të rendit në Shkodër në gjendje të rëndë

15/10/2026

Përplasje mes policisë dhe protestuesve para Komisariatit në Shkodër, plagoset shefi i forcave të rendit

15/10/2026

Irlanda: Shqipëria, progres në rrugën drejt anëtarësimit në BE

15/10/2026

FMN paralajmëron: Sulmet ndaj Arabisë Saudite mund të dëmtojnë ekonominë globale

15/10/2026

Princ Harry dhe Meghan bëjnë paraqitjen e parë të përbashkët publike që nga kthimi në Britani

15/10/2026

Protesta e dhunshme në Durrës, shoqërime masive nga forcat e rendit, pesë policë në spital

15/10/2026

Miliarda dollarë dëme dhe një poshtërim për Bin Salman! Arabia Saudite në krizë

15/10/2026

Kallas i del kundër Kroacisë: Mos bllokoni zgjerimin e BE-së! Mali i Zi në mes të përplasjes

15/10/2026

VIDEO / Protesta në Tiranë, i vihet zjarri një ndërtese pranë Ministrisë së Arsimit

15/10/2026

Aksident tragjik në Pogradec, humb jetën drejtuesi i një makine

15/10/2026

The Guardian: Vuçiçi ndërhyri për t’i hapur rrugë kullës Trump në Beograd, zbulohen detaje të reja

15/10/2026

Protestuesit sulmojnë selinë e PS në Tiranë, policia shpërndan turmën me gaz

15/10/2026

Protestat e dhunshme/ Berisha: Zgjidhja e vetme dorëheqja e Ramës, ka humbur betejën me popullin

15/10/2026

“Dijeni ku janë fëmijët tuaj”, Policia me apel urgjent për prindërit

15/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • VIDEO / Bizneset ulin qepenët, protestuesit plaçkitin dhe shkatërrojnë gjithçka
  • U godit me gur në kokë, komandanti i forcave të rendit në Shkodër në gjendje të rëndë

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.