• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Tucker Carlson po përgatit partinë e tij? Krahu rebel i MAGA-s dhe anti-Trump po mendon që tani për 2028-ën

11/08/2026
in Botë
Tucker Carlson po përgatit partinë e tij? Krahu rebel i MAGA-s dhe anti-Trump po mendon që tani për 2028-ën

A po përgatitet Tucker Carlson të krijojë partinë e tij politike? Kjo është pyetja që ka nisur të qarkullojë në qarqet politike amerikane pas një sërë lëvizjesh të gazetarit, të cilat sugjerojnë se ai mund të jetë duke menduar për një rol shumë më të drejtpërdrejtë në politikën amerikane.

Në fillim të gushtit, Carlson mblodhi në shtëpinë e tij në Maine disa prej figurave të kampit MAGA që gjatë muajve të fundit janë përplasur me Donald Trumpin. Mes tyre ishin Marjorie Taylor Greene, Thomas Massie dhe Joe Kent, tre figura të njohura për qëndrimet e tyre gjithnjë e më kritike ndaj politikave të presidentit, veçanërisht në çështjet e luftës dhe ndërhyrjeve amerikane jashtë vendit.

“Ne thamë mjaft me luftërat jashtë vendit dhe e kishim seriozisht. E mbështetëm Donald Trumpin sepse ai e kishte bërë këtë premtim. Por ai na tradhtoi të gjithëve. Lëvizja kundër tij ka nisur…”, deklaroi Greene pas takimit.

Por kjo mbledhje nuk ishte e vetmja shenjë. Carlson publikoi gjithashtu një lloj manifesti politik, të ndërtuar mbi 10 pika, ku paraqet vizionin e tij për të ardhmen e Amerikës. Dokumenti dhe takimi në Maine kanë ushqyer dyshimet se gazetari mund të jetë duke hedhur themelet për një lëvizje të re politike.

Në fund të qershorit, Carlson kishte njoftuar publikisht largimin e tij nga Partia Republikane. Përplasjet e tij me Trumpin ishin bërë veçanërisht të forta për shkak të luftës në Iran. Në ditët pas largimit, gazetari la të kuptohej hapur se mund të ndihmonte në krijimin e një force të re politike, alternative si ndaj republikanëve, ashtu edhe ndaj demokratëve.

Tani, pas takimit në Maine dhe publikimit të manifestit, ideja e një partie të tretë po rikthehet fuqishëm në qendër të vëmendjes. Megjithatë, është ende e paqartë nëse Carlson synon vërtet të ndërtojë një parti të re apo nëse po përdor këto lëvizje për të krijuar një platformë nga e cila mund të ndikojë në zhvillimet e ardhshme të Partisë Republikane.

Nëse do të vendoste të krijonte një parti të tretë, objektivi i tij kryesor do të ishin me shumë gjasa trumpistët e zhgënjyer. Trumpi vazhdon të ketë një ndikim shumë të madh mbi bazën e MAGA-s. Por brenda kësaj lëvizjeje ekziston një krah që është më izolacionist, më skeptik ndaj ndërhyrjeve ushtarake amerikane dhe më armiqësor ndaj establishmentit politik tradicional.

Pikërisht këtë pjesë të MAGA-s, Carlson mund të përpiqet që ta afrojë rreth vetes. Në të njëjtën kohë, kritikat e tij të ashpra ndaj Izraelit dhe ndaj politikës së jashtme amerikane mund t’i japin mundësi të tërheqë edhe një pjesë të votuesve që tradicionalisht nuk votojnë për republikanët.

Kjo do ta bënte profilin e një partie të mundshme të Carlsonit shumë të pazakontë për politikën amerikane. Por pyetja kryesore do të ishte: çfarë do të synonte Carlson në fund të këtij procesi?

Është një fakt i njohur që kandidatët e partive të treta, kanë shumë pak gjasa të arrijnë në Shtëpinë e Bardhë. Sistemi elektoral amerikan e bën jashtëzakonisht të vështirë që një forcë e re politike të konkurrojë me dy partitë tradicionale.

Për këtë arsye, Carlson mund të ketë dy objektiva të tjera. I pari do të ishte të luante rolin e një faktori përçarës, duke dëmtuar republikanët në zgjedhjet presidenciale të vitit 2028. Në këtë rast, ai mund të përpiqej të përsëriste, në një formë tjetër, rolin e Ross Perot.

Miliarderi kandidoi si i pavarur në zgjedhjet presidenciale të vitit 1992 dhe duke marrë një pjesë të konsiderueshme të votave, ndikoi në humbjen e George H.W. Bush përballë Bill Clinton. Por ekziston edhe një skenar më i sofistikuar dhe më “makiavelist”.

Carlson ka lidhje të hershme me J.D.Vance dhe ishte ndër personat që ndihmuan në bindjen e Trumpit për ta zgjedhur atë si kandidat për nënpresident në vitin 2024. Nga ana tjetër, Vance ka qenë prej kohësh skeptik ndaj përfshirjes së drejtpërdrejtë amerikane në luftën në Iran dhe ka mbajtur qëndrime kritike ndaj qeverisë izraelite.

Kjo e vendos atë pranë krahut të MAGA-s, që është më skeptik ndaj luftërave të reja dhe ndaj një politike të jashtme më agresive. Gjatë javëve të fundit, edhe Carlson ka vazhduar të shprehet në terma përgjithësisht pozitivë për zv\presidentin.

Pikërisht këtu mund të fshihet një strategji më e gjerë. Carlson mund të synojë të mbledhë rreth vetes trumpistët e zhgënjyer, t’i shkëpusë nga mbështetja e drejtpërdrejtë për Trumpin dhe në momentin e duhur t’i kanalizojë këto vota drejt JD Vance.

Nëse kjo hipotezë do të ishte e saktë, një lëvizje e tillë do të kishte edhe një objektiv të dytë: të pengonte Marco Rubion në garën për nominimin presidencial të Partisë Republikane në vitin 2028. Në këtë skenar, Carlson nuk do të kishte domosdoshmërisht nevojë të fitonte zgjedhjet.

Mjafton që të krijojë një forcë politike që të ndryshonte ekuilibrat brenda kampit konservator dhe të përcaktonte se kush do të kishte avantazhin në garën për Shtëpinë e Bardhë. A është kjo thjesht fantapolitikë? Ndoshta.

Por, duke parë lëvizjet e fdi të Carlson-it, është një skenar që tashmë nuk mund të përjashtohet plotësisht./ Përshtati “Pamfleti” nga “Panorama.it”

Më të lexuarat

  • “Vazhdoni, çdo koment është një klikim më shumë”, Rama iu përgjigjet kritikëve për suksesin në sigurinë kibernetike

    “Vazhdoni, çdo koment është një klikim më shumë”, Rama iu përgjigjet kritikëve për suksesin në sigurinë kibernetike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pa marrëveshje dhe pa seancë, ngërçi politik në Kosovë hyn në fazë të re

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Fotot virale të Lamine Yamal me një vajzë me bikini, zbulohet e vërteta pas aludimeve për tradhti

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dorëhiqet drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës, Arben Cara

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Presidenti “gangster” që përfundoi në kontejner nga frika e një atentati

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ndalim për mishin brazilian, Ministria e Bujqësisë njofton AKU-në: Nga 3 shtatori ndërpritet importi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ado t’a shpallë PD-ja armik ambasadorin e ri amerikan Eric Wendt? Intrigat dhe sulmet kundër Widhers, Arvizu, Lu dhe Kim

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tucker Carlson po përgatit partinë e tij? Krahu rebel i MAGA-s dhe anti-Trump po mendon që tani për 2028-ën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • BE lajmëron: Pesticide mbi normën te çaji “Matcha” në Shqipëri

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Radha për SPAK, Ami Kozeli i ARRSH i jep 2 MILIONË € qyl Nikolla Çaçit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!