AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kryesore

Letra anonime e sajuar nga Tano Karidi i Mjekësisë kundër Edit Xhajankës që i zbuloi aferat, Xhelo u rikthehet kombinacioneve kur ka qenë spiun, përdor Silvana Barën në gjuetinë e shtrigave

by Alb Times
31/07/2026
in Kryesore, Politikë
6
0
Letra anonime e sajuar nga Tano Karidi i Mjekësisë kundër Edit Xhajankës që i zbuloi aferat, Xhelo u rikthehet kombinacioneve kur ka qenë spiun, përdor Silvana Barën në gjuetinë e shtrigave
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Rektori i Universitetit të Mjekësisë Xheladin Draçini, i njohur si Tano Karidi i Mjekësisë, për të cilin po përgatitet një kallëzim penal në SPAK, u është rikthyer metodave dhe kombinacioneve të kohërave kur dyshohet se ka qenë spiun i ish Sigurimit të Shtetit dhe SHIK-ut të Bashkim Gazidedes, për të goditur ‘armiqtë e brendshëm’. Në shenjestër të Draçinit është ish-dekania e Fakultetit të Mjekësisë, Edit Xhajanka, e cila konsiderohet e dyshimtë dhe armike nga Tano Karidi i Mjekësisë, pasi Xhajanka ka denoncuar me prova dhe fakte aferat korruptive në Fakultetin e Mjekësisë.

Pas bllokimit të planit nga ILDKPKI për të shkarkuar Prof. Dr. Edit Xhajankën përmes një kërkese të paraqitur nga dekania e Fakultetit të Mjekësisë Dentare, Silvana Bara, Xheladin Draçini, duke përdorur si gjithnjë Silvana Barën, u ka sajuar një letër anonime, për të inicuar një tjetër proces për shkarkimin e Edit Xhajankës, aktualisht përgjegjëse e Departamentit të Ortopedisë Stomatologjike. Letra anonime mësohet se është sajuar nga Draçini, i cili ia ka dhënë Silvana Barës, të cilën Tano Karidi po e përdor për hakmarrje ndaj Edit Xhajankës.

Përmbajtja e letrës anonime është sa banale, groteske aq edhe e pabesueshme. “Në Rektoratin e UMT, në datën 14.07.2026, (protokolluar me tonin nr. 1791 prot.), është depozituar një kërkesë nga një grup pedagogësh nga Fakulteti i Mjekësisë Dentare/UMT, pa u bërë i ditur identiteti i tyre. Kjo letër ka për objekt kërkesën për nisjen e procedurës së verifikimit të ligjshmërisë së fitimit të titullit akademik “Profesor” nga shtetasja Edit Xhajanka dhe konstatimit të shkeljeve ligjore ose etikës akademike dhe marrjes së masave përkatëse sipas legjislacionit në fuqi“, thuhet në letrën anonime.

(Silvana Bara)

Përmes Silvana Bara, Tano Karidi i Mjekësisë është përfshirë në disa projekte fiktive dhe korruptive me grupin kriminal të AKSHI-t. Silvana Bara është e bija e Petrit Bara, ish kandidat për deputet i LSI-së së Ilir Metës, aktualisht rektori i Universitetit “Luarasit” të Irfan Hysenbelliut, i cili ka zaptuar pasurinë publike ish konvikti i Gjuhëve të Huaja, duke e kthyer në biznes privat.

Petrit Bara, ish dekan i Fakultetit të Infermierisë është i skeduar si lidhje e dy simboleve të korrupsionit në drejtësi dhe politikë, respektivisht i ish kryeprokurorit të Tiranës Petrit Fusha, i pandehur për fshehje pasurie dhe i dyshuar për pastrim parash, si dhe i Ilir Metës, në burg për korrupsion dhe pastrim parash. Karriera e znj. Silvana Bara është produkt i dorës Petrit Bara, falë lidhjeve të tij të errëta me linja korrupsioni në drejtësi dhe politikë.

Xheladin Draçini drejt SPAK-ut, KLSH zbulon afera korruptive dhe shkelje të rënda

Rektori i Universitetit të Mjekësisë Xheladin Draçini, i njohur si Tano Karidi i Mjekësisë, dhe grupi i tij pritet të përfundojnë të kallëzuar në SPAK për një sagë aferash korruptive me fondet e universitetit, për marrëveshje korruptive, manipulim të procedurave tenderuese dhe një sërë shkeljesh me pasoja financiare. Konstatimet janë bërë nga Kontrollit i Lartë i Shtetit gjatë auditimit të aktivitetit financiar të Universitetit të Mjekësisë.

Sipas burimeve, grupi i adutimit të KLSH ka konstatuar devijime dhe shkelje të rënda nga kupola e mjekësisë në dosjet e veprimtarisë financiare, praktikave ligjore, trajtimin e studentëve, marrëveshjet, listpagesat, tenderat, vendimet e bordit, shpenzime të pajustifikuara, keqmenaxhimin e aseteve etj.

Përpos të tjerave KLSH ka konstatuar emërime jo në përputhje me ligjin, shkelje ligjore në vendimet e bordit, mungesën e auditimit të brendshëm, funksione të dyfishta të punonjësve të univeristetit, marrëveshje të pajustifikuara dhe me kosto financiare që konsiderohen si dëm ekonomik, dështim në realizimin e shpenzimeve, kontrata qiraje abuzive, udhëzime të paligjshme të rektorit etj.

Raporti me konstatimet me natyrë penale është në tavolinën e Rektorit të Universitetit të Mjekësisë Xheladin Draçini. Për çdo konstatim të KLSH, shumë prej të cilave me natyrë penale, Xheladin Draçini ka të drejtë të bëjë prapësime dhe të japë versionin e tij, duke justifikuar kërdinë financiare dhe sagën e shkeljeve ligjore në funksion të dallavereve financiare. Duke marrë në shqyrtim prapësime me shpjegimet përkatëse, KLSH do të dalë me një raport përfundimtar për veprimtarinë e Universitetit të Mjekësisë.

Ndëkaq, duke iu referuar shkeljeve me natyrë penale, për Xheladin Draçinin dhe grupin e tij do të përgatitet një dosje penale, e cila do të referohet në SPAK. Ka dyshime të forta për ekszistencën e një grupi kriminal në Universitetin e Mjekësisë, me në krye Xheladin Draçinin me veprimtari në fushën e manipulimit të tenderave, korrupsionit dhe pastrimit të parave.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

SPAK e la në “arrest shtëpie”/ Prapaskenat e kthimit nga Azerbajxhani në Kosovë pastaj në Shqipëri të ish-kreut të SHISH, përgjimet e komunikimit në telefon mes Vlora Hysenit dhe Agasit

23/09/2026

Berisha: Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi takoheshin në lokalin e Jurgen Kolës në Bërzhitë. Është ‘ushtari’ i saj në SHISH

23/09/2026

“Çfarë na bënë o Zot”, dalin komunikimet mes Ergys Agasit dhe Vlora Hysenit: Do takoj kryeministrin, do përfundojmë keq shpirt…

23/09/2026

SPAK lëshoi masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, vetëdorëzohet Vlora Hyseni

23/09/2026

Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine

21/09/2026

Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

21/09/2026

Analiza/ Njeriu i 17 shkurtit nën hijen e 16 shtatorit

21/09/2026

Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë.

21/09/2026

Raporti: Pentagoni po shqyrton mundësinë e tërheqjes së të paktën 25,000 trupave amerikane nga Evropa

21/09/2026

Analiza: Me rihapjen e shkollave ndizet edhe debati për hixhabin në Azinë Qendrore

21/09/2026

Lufta për kokainën në Siçili/ Rrjeti shqiptar me rrënjë në aksin Kavajë-Rrogozhinë-Fier përplaset me grupet mafioze italiane

21/09/2026

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

20/09/2026

Dokument/ 34 milionë euro paradhënie për Ron Yeffetin; Pirro Vengu dhe Ermal Nufi paguan 5 fatura pa marrë asnjë pajisje

20/09/2026

Mateo dhe Brikena do të bëhen prindër? Modelja vendos pikat mbi “i” për aludimet mbi shtatzëninë

20/09/2026

“Duhet të sillen mirë”/ Trump paralajmëron Iranin: Ose marrëveshje, ose do t’ju shkatërrojmë

20/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • SPAK e la në “arrest shtëpie”/ Prapaskenat e kthimit nga Azerbajxhani në Kosovë pastaj në Shqipëri të ish-kreut të SHISH, përgjimet e komunikimit në telefon mes Vlora Hysenit dhe Agasit
  • Berisha: Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi takoheshin në lokalin e Jurgen Kolës në Bërzhitë. Është ‘ushtari’ i saj në SHISH

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.