AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kryesore

Gazetarët e Fanes në krye të protestës për të drejtat e tyre apo që pronari të mos paguajë 6.4 milionë euro taksa?

by Alb Times
05/07/2026
in Kryesore, Politikë
6
0
Gazetarët e Fanes në krye të protestës për të drejtat e tyre apo që pronari të mos paguajë 6.4 milionë euro taksa?
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gazetarët kryesorë pranë mediave të biznesmenit Irfan Hysenbelliu i janë bashkuar protestës për rrëzimin e qeverisë, jo në rolin e raportuesit, pra të informimit të publikut, por i janë bashkuar revolucionin, duke marrë rol protagonisti. Edhe gazetari është në të drejtën e tij për të protestuar, denoncuar padrejtësi dhe skandale, madje për t’u bërë flamingo, revolucionar apo guerilas.

Pyetja që shtrohet është; A i janë bashkuar gazetarët pranë mediave të Hysenbelliut me vullnetin e tyre protestave apo ata po detyrohen nga pronari për t’i fryrë sa më shumë protestës me shpresë për të hyrë në pazar me Edi Ramën, për t’i falur 6.4 milionë euro taksa të papaguara, rikthimin e godinave publike në Shkozë për biznes si dhe lejimin e përdorimit të pasurisë publike kovikti i Gjuheve të Huaja, godinë të cilën Fania e ka kthyer në binznes të vetin, Universiteti Luarasi?

Prej muajsh pa marrë rrogat, gazetarët e Fanes u bashkohen protestuesve nga pas deri pas mesnate, ndërsa të tjerë lexojnë edhe kërkesat e protestuesve. Kjo protestë nuk do të kishte kuptim pa iu bashkuar Zonja Pretenc e cila madje shfaq lëvizje akrobatike në protestë duke ‘tronditur’ qeverinë.

Tek mikrofoni i protestës është shfaqur edhe Klevin Muka, gazetar pranë News 24 të Irfan Hysenbelliut, duke lexuar kërkesat e protestuesve, ku kryesorja është dorëheqje e Ramës.

Protestës i është bashkuar edhe gazetari pranë News 24, Osman Stafa, i njohur për denoncimin e degradimit të shëndetësisë. Në disa raste Stafa ka marrë mikrofonin, duke kërkuar largimin e Edi Ramës si kryministër.

Protestës për rrëzimin e Edi Ramës nga pushteti i është bashkuar edhe Renaldo Salianji, gazetar pranë News 24.

Në sheshin e para Kryeministrisë ka dalë edhe Anduena Llabani herë si gazetare për të raportuar për News 24 dhe herë si protestuese. E njohur për parashikime datash kur Edi Rama do të udhëtonte drejt SHBA-ve me avokat me vete për të dhënë llogari, Babani çuditërisht është rezervuar për parashikin e fatit të kësaj proteste.

Protestës për rrëzimin e qeverisë Rama i janë bashkuar edhe Shpend Gashi dhe Marsel Rupi, gazetarë pranë News 24. Shpend Gashi është një nga protagonistët e protestës për rrëzimin e Edi Ramës.

Ndërsa Marsel Rupi pothuaje sishte në anën e protrestuesve mbrëmë, pasi ata sulmuan komisariatin nr. 3.

Ndëkaq, ka lënë pushimet luksoze dhe i është bashkuar protestës edhe çuni i Fanes, Fatmir Hysenbelliu, të cili tatimet i sekuestruan makinat luksoze pasi nuk paguan taksa.

Irfan Hysenbelliu për të rritur trysninë ndaj Ramëm me qëllim për të hyrë në pazare përdor edhe një tjetër marifet. Kur numri i protestuesve është i ulët, kameran e televizionit e ul pranë kokës së njerëzve, për të krijuar pereceptimin e rremë se cdo protestë është madhështore. Megjithatë, deri më tani, Edi Rama nuk ka dhënë asnjë sinjal zbutje, madje disa ditë më parë Tatimet i sekustruan Fanes 8 makina luksoze pasi nuk ka paguar 6.4 milionë euro.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Kreu i FBI-së drejt Moskës, demokratët ‘në alarm’: Anulojeni udhëtimin!

13/10/2026

Nga drithërat te frutat: si lidhet ushqyerja me një gjumë më të mirë

13/10/2026

Hakerat ngrohin frigoriferët e supermarketeve në Francë, miliona euro dëme

13/10/2026

BE-ja përgjysmon importet e makinave hibride nga Kina

13/10/2026

“Netanyahu priti kosovarët dhe kërcënoi Millosheviçin”, Nazarko: Ai i dha njohjen Kosovës

13/10/2026

Selma Blair arrestohet në Nju Jork pas një incidenti në avion, dyshohet se kafshoi stjuardesat dhe u përpoq të hapte derën gjatë fluturimit

13/10/2026

Rama në Luksemburg për Konferencën e X Shqipëri-BE, pritet mbyllja e Kapitullit 20

13/10/2026

Ndahet nga jeta aktori i “Breaking Bad”, që erdhi në Tiranë tri vite më parë

13/10/2026

Lobistët e Berishës dhe Dodikut në lupën e Uashingtonit, Bosnja kërkon verifikime dhe sanksione

13/10/2026

Videot intime të babait të saj, vajza e Adi Hilës zhduket nga rrjetet sociale

12/10/2026

Salianji paralajmëron lëvizje pas zgjedhjeve lokale: Berisha është pengesë për rrëzimin e Ramës

12/10/2026

“Zvërneci”, Buzhala: Greqia për projekte të tilla ndryshon edhe ligjin për ambientin

12/10/2026

Dashamir Shehi: Edhe unë do t’i shkrija disa bashki të vogla, por kjo nuk përbën reformë

12/10/2026

Zekthi: Ambasadori i ri amerikan po dëshmon një qasje pedante dhe mbështetje të fuqishme për drejtësinë

12/10/2026

Reagimi i ashpër i Iranit: Britania të mos bëjë akuza pa prova për incidentin në bazën ajrore

12/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Kreu i FBI-së drejt Moskës, demokratët ‘në alarm’: Anulojeni udhëtimin!
  • Nga drithërat te frutat: si lidhet ushqyerja me një gjumë më të mirë

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.