Ish deputeti i PD-së, Ervin Salianji e konsideron kreun e PD-së Sali Berishën si një patericë që po mban Edi Ramën në pushtet. Përmes një postimi në Facebook, Salianji i ka kërkuar Berishën dorëheqjen nga kreu i PD-së dhe largimin nga politika si reflektim i protestës së paprecedentë, e cila kërkon jo vetëm largimin e kryeministrit Edi Rama, por edhe të kryetarit të opozitës. Ish deputeti i PD ngre dyshime të forta për ortakëri mes Berishës dhe Ramës, duke iu referuar edhe kullës së fundit që do të ndërtohet pranë Pallatit të Kongreseve.
“Sali nuk je më opozita por je pengesa që opozita të vijë në pushtet! Sali Berisha duhet të dëgjojë thirrjet e shoqërisë për largimin e tij dhe t’i hapë rrugë rotacionit. Ai është kambaleci që e mban Ramën në qeveri, pavarësisht se thuajse 70% e qytetarëve janë kundër tij.
Ka 7 muaj që demokratët, në takimet e mia, kanë mbushur sallat dhe sheshet duke kërkuar largimin e Berishës, por ai e ka marrë peng Partinë Demokratike dhe po e mban peng për interesa personale. Shkaterroi garën dhe sot sheshin që duhet ta mbushte Partia Demokratike është plot edhe kundër Sali Bedishës! Shumica jane demokratë që kërkuan që ti të largohesh!!
Protestuesit po ngrihen kundër autokratit Rama në qeveri dhe autokratit Berisha në parti. Ata duan demokraci, rregulla loje dhe meritokraci, jo parti të mbajtura peng nga individë që i vendosin interesat e tyre mbi ato të demokratëve.
Dhe meqë ke kaq merak të merresh me budallallëqe për të zhvendosur vëmendjen në ditët më të këqija të Ramës, kam një pyetje: pse nuk flet për kullën e ortakërisë me Ramën te Pallati i Kongreseve? Dil e fol.
Dil e fol edhe si i djathtë, në një kohë kur hapësira publike është mbushur me thirrje komuniste të nxiturq dhe nga ti si komunisti më i vjetër që je!“, shkruan Salianji.

