AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Editorial

Misteri i liderit protestës: kush mund të jetë prapa saj?

by Alb Times
15/06/2026
in Editorial, Kryesore
6
0
Misteri i liderit protestës: kush mund të jetë prapa saj?
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Debati i hapur që në ditët e para të protestave masive kundër Edi Ramës për të gjetur kokën politike të tyre, ka marrë tashmë formën e një legjende misterioze.

Përveç disa listave që dalin andej-këtej për të hedhur tym në opinion, shumëkush e kupton se kemi të bëjmë me një pistë që deri tani nuk e ka kapur askush. Ose ndoshta bën sikur nuk e ka kapur.

Edi Rama merret drejtpërdrejt me polemikat ndaj atyre që i quan “qorrallapaj”, por pothuajse çdo ditë përmend Gjermaninë si strumbullarin e kësaj lëvizjeje, ku ‘flamingoja’ është vetëm simboli propagandistik.

Sepse, sipas kësaj logjike, e gjithë kjo është një lëvizje e ndërtuar me precizion, jo thjesht për të larguar Edi Ramën nga pushteti, por për ta nxjerrë përfundimisht nga politika.

Madje nuk përjashtohet as ndonjë lëvizje më e fortë, të cilën vetë Rama duket se e ka pasur parasysh që kur pa precedentin e Hashim Thaçit.

Megjithatë, edhe pse enigma është kthyer në një legjendë urbane të mbushur me teori konspirative, protesta e së shtunës solli një detaj interesant.

Një nga folësit që mori megafonin lëshoi një kërkesë të drejtpërdrejtë:

Altin Dumani duhet të rikthehet në krye të SPAK-ut me një mandat të dytë trevjeçar.

Një deklaratë që, ndoshta, ishte më e rëndësishmja nga të gjitha ato që janë dëgjuar gjatë dy javëve të protestës.

Sepse fjalimet e mbajtura aty nuk duken aspak spontane.

Ato kurohen, organizohen dhe ndërtohen me kujdes nga grupe të caktuara ekspertësh komunikimi dhe organizatash që financohen nga fondacione dhe programe europiane.

Deklarata për rikthimin e Dumanit në krye të SPAK-ut ka qenë prej kohësh edhe një qëndrim i artikuluar në qarqe të ndryshme ndërkombëtare.

Por është kundërshtuar nga Edi Rama, i cili pas përfundimit të mandatit të Dumanit deklaroi me një lloj ironie se SPAK-u e ka afatin institucional deri në fund të vitit 2028.

Pikërisht këtu, sipas shumë vëzhguesve, ka nisur edhe përplasja reale mes Ramës dhe faktorëve ndërkombëtarë që mbështesin vijimin e kursit të SPAK-ut.

Takimi i ftohtë me kancelarin gjerman Friedrich Merz në Tivat duket se e konfirmoi këtë distancë.

“U takuam pas samitit. Ai u nis për në Berlin, unë për në Tiranë”, deklaroi Rama. Një mënyrë elegante për të fshehur faktin se mes palëve ekziston një hendek gjithnjë e më i madh politik.

Ndërkohë, situata po i del gjithnjë e më shumë jashtë kontrollit.

Çdo ditë largohen mbështetës, zbehen aleanca dhe dobësohen mekanizmat që ai mund të përdorte për të organizuar kundërpërgjigjen.

Në këtë kuadër, vëmendja është përqendruar te SPAK-u.

Që prej nisjes së protestave, institucioni ka ndërmarrë disa veprime hetimore dhe procedurale që po interpretohen si sinjale të qarta se klima politike po ndryshon.

Nga dosjet që lidhen me Zvërnecin deri te hetime të tjera financiare dhe bllokime asetesh, shumëkush po lexon aty një mesazh politik.

Të gjitha këto elemente kanë ushqyer teorinë se organizatorët dhe mbështetësit e mëdhenj të protestës mund të kenë një kartë të rezervuar për fazën e ardhshme.

Dhe emri që përmendet më shpesh është ai i Altin Dumanit.

Një hipotezë që fiton terren sidomos nëse kërkesa për vijimin e mandatit të tij refuzohet.

Në atë rast, sipas kësaj teorie, Dumani mund të shndërrohet në figurën politike që do të marrë mbi vete kapitalin moral të krijuar nga SPAK-u gjatë viteve të fundit.

Një skemë që shumë e krahasojnë me rastin e Laura Kövesit në Rumani.

Pas largimit të saj nga drejtimi i strukturës antikorrupsion, ajo u shndërrua në simbol europian të luftës kundër korrupsionit dhe më pas mori drejtimin e Prokurorisë Europiane.

Nëse një skenar i ngjashëm do të ndodhte edhe në Shqipëri, dhe Altin Dumani do të zbriste në politikë, gjasat janë që ai të përfitonte menjëherë nga reputacioni i krijuar nga SPAK-u.

Por duket se ende nuk jemi në atë pikë.

Shpallja e liderit të vërtetë të kësaj lëvizjeje, nëse ekziston një i tillë, ka shumë mundësi të vijë në një moment edhe më kritik.

Atëherë kur efekti politik të jetë maksimal.

Sepse, në fund të fundit, duket se spektakli i madh ende nuk ka filluar.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Kaos në rrugët e Tiranës, protestuesit djegin kosha mbeturinash e hedhin fishekzjarrë

24/10/2026

Protestuesit e dhunshëm përdorin bombolë gazi të lidhur me kapsolla kundër policisë

24/10/2026

Protesta e dhunshme, eksperti ngre alarmin: Qëllimi i vetëm, destabiliteti

24/10/2026

Koçiu shpërthen pas sulmit me molotov ndaj policisë: Koha kur hidhnin gurin dhe fshihnin dorën ka mbaruar

24/10/2026

Përshkallëzohet protesta! Protestuesit i vënë zjarrin Ministrisë së Infrastrukturës, molotovë edhe drejt Bashkisë Tiranë

24/10/2026

Rama publikon pamjet e protestuesve të maskuar që futen në selinë e PD-së: Universiteti i dhunës

24/10/2026

Analisti nxjerr prapaskenat: Pas maskave, kriminelë të paguar! Vijnë nga jashtë kufijve, është manuali që ka Antifa

24/10/2026

Kaosi nga protesta e dhunshme në Tiranë, RENEA kthehet para Kryeministrisë

24/10/2026

“Mediat e regjimit” në Tiranë menduan që fitoi “revolucioni”, prandaj nuk e panë dhunën e maskave

24/10/2026

Balla publikon pamjet e rënda: Banditët e Saliut hedhin molotov, punonjësit e policisë po digjen!

24/10/2026

Situatë e tensionuar/ Përplasje mes policisë dhe protestuesve në sheshin Skënderbej, “breshëri” fishekzjarrësh në drejtim të efektivëve

24/10/2026

Protesta e dhunshme në Tiranë, protestuesit vendosin “yjet” metalikë në bulevard për të shpuar gomat e makinave të policisë

24/10/2026

Protestat nuk e ndalin dot integrimin e Shqipërisë!

24/10/2026

Dalin pamjet e fundit me dron, ja përmasat reale të protestës së dhunshme në Tiranë

24/10/2026

Sheshi “Skënderbej” mbulohet nga gazi lotsjellës!

24/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Kaos në rrugët e Tiranës, protestuesit djegin kosha mbeturinash e hedhin fishekzjarrë
  • Protestuesit e dhunshëm përdorin bombolë gazi të lidhur me kapsolla kundër policisë

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.