AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Netanyahu ‘i prish’ ditëlindjen Trumpit, sulmon Bejrutin dhe rrezikon marrëveshjen me Iranin

by Alb Times
14/06/2026
in Botë, Kryesore
6
0
Netanyahu ‘i prish’ ditëlindjen Trumpit, sulmon Bejrutin dhe rrezikon marrëveshjen me Iranin
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sulmi i fundit izraelit në periferinë jugore të Bejrutit rrezikon të komplikojë përpjekjet diplomatike për arritjen e një marrëveshjeje që do t’i jepte fund luftës, në një kohë kur negociatat mes palëve vijojnë mes tensioneve në rritje.

Një nga negociatorët kryesorë të Iranit Mohammad-Bagher Ghalibaf, i cili njëkohësisht mban postin e kryetarit të Parlamentit iranian, deklaroi se SHBA-ja ose nuk ka vullnetin, ose nuk ka aftësinë për të përmbushur angazhimet e saj. Ai reagoi pas sulmit izraelit në Bejrut, duke kritikuar si Izraelin, ashtu edhe Uashingtonin për lejimin e tij.

Ghalibaf ka qenë aktiv në rrjetet sociale gjatë gjithë konfliktit. Ai publikoi një mesazh në platformën X ku argumentoi se SHBA-ja dhe Izraeli po ndjekin një strategji të njohur si “polici i mirë dhe polici i keq”, të cilën e cilësoi të tejkaluar. Sipas tij, sulme të tilla vënë në pikëpyetje angazhimet amerikane në kuadër të përpjekjeve diplomatike.

Netanyahu 'i prish' ditëlindjen Trumpit, sulmon Bejrutin dhe

Ai shkroi se: “Sulmi i sionistëve në Dahiyeh ka treguar edhe një herë se Amerika ose nuk ka vullnetin për të përmbushur angazhimet e saj, ose nuk ka aftësinë për ta bërë këtë. Duke i dhënë dritën jeshile këtij regjimi, nuk mund të siguroni lëshime. Loja e policit të keq dhe policit të mirë është e vjetëruar. Nëse nuk keni vullnetin dhe aftësinë për të përmbushur angazhimet tuaja, nuk mund të flitet për vazhdimin e këtij procesi”.

Raportimet e ditëve të fundit kanë treguar se SHBA-ja është përpjekur ta lërë Libanin jashtë një marrëveshjeje për përfundimin e luftës me Iranin. Megjithatë, udhëheqësit iranianë kanë këmbëngulur se Libani duhet të përfshihet në çdo marrëveshje, me qëllim ndalimin e sulmeve izraelite kundër Hezbollahut, grupit të mbështetur nga Teherani në këtë vend.

Edhe zëvendëskomandanti i komandës së përbashkët ushtarake të Iranit reagoi ndaj sulmeve izraelite. Sipas mediave shtetërore iraniane, ai deklaroi se “krimet” e Izraelit nuk do të mbeten pa përgjigje.

Ndërkohë, sipas një gazetari të portalit Axios, Izraeli e kishte njoftuar ushtrinë amerikane në rajon pak para se të ndërmerrte sulmin ndaj periferisë së Bejrutit.

Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1312 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.
SendShare2Tweet2
Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1312 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.

Lajmet e fundit

Rëndohet bilanci nga protesta e dhunshme në Tiranë, 19 të lënduar, mes tyre 6 efektivë policie dhe 4 gazetarë

28/11/2026

Bentley, Lamborghini dhe 374 kg kokainë, jeta luksoze e shqiptarit Elvis Mula që drejtonte grupin e trafikut në Britani, si u kap nga autoritetet

28/11/2026

Protesta, Luan Baçi përplaset me efektivët: Nuk do jeni këtu gjithë jetën!

28/11/2026

Deputeti i PS nxjerr pamjet tronditëse nga protesta: Kjo është tentativë për vrasje! Mjaft!

28/11/2026

Spanja në zgjedhje të parakohshme, të dielën qytetarët vendosin nëse do t’i japin fund udhëheqjes së Pedro Sancez

28/11/2026

Dy italianë të vrarë në Kuvajt, Irani mohon sulmin: Kush qëndron pas dronëve misteriozë?

28/11/2026

Vendim historik në SHBA: Këshilli i Qytetit të New York-ut njeh zyrtarisht 28 Nëntorin, Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë

28/11/2026

FOTO / Katër orë përplasje mes policisë dhe protestuesve, tre të shoqëruar

28/11/2026

Tragjike në Bathore! 7-vjeçari humb jetën pasi e zë poshtë porta e banesës

28/11/2026

Protestuesit zhvendosen në qendër, sulmojnë dhunshëm… Teatrin e Kukullave!

28/11/2026

Përplasje për miliardat e naftës, Argjentina dështon ta ndalojë Britaninë

28/11/2026

Protesta e 28 Nëntorit/ Tetë të lënduar në Spitalin e Traumës, mes tyre një polic dhe dy gazetarë

28/11/2026

“Turp”/ Balla reagon për protestën: Seksioni i dhunës së Saliut, Gones e llapaqorrëve

28/11/2026

Vrasja e ish-policit Frrok Lleshaj në 2025, gjykata lë në burg Vinçesk Pirolin dhe Kristjan Ymerin

28/11/2026

VIDEO/ Disa efektivë të lënduar nga breshëria e gurëve dhe molotovëve

28/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Rëndohet bilanci nga protesta e dhunshme në Tiranë, 19 të lënduar, mes tyre 6 efektivë policie dhe 4 gazetarë
  • Bentley, Lamborghini dhe 374 kg kokainë, jeta luksoze e shqiptarit Elvis Mula që drejtonte grupin e trafikut në Britani, si u kap nga autoritetet

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.