AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Dy gjyshe pjesë e aferës së AKSHI-t. Pse Bledar Maksuti nuk procedon ‘oktapodin’ Gerond Meçe? Si kalonin paratë nga ABS në xhepat e Daniel Shimës

by Alb Times
14/06/2026
in Kronikë, Kryesore
6
0
Dy gjyshe pjesë e aferës së AKSHI-t. Pse Bledar Maksuti nuk procedon ‘oktapodin’ Gerond Meçe? Si kalonin paratë nga ABS në xhepat e Daniel Shimës
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Dy gjyshe janë përdorur nga ‘ustallarët’ e aferës AKSHI për të kamufluar një skemë sa të frikshme aq edhe të sofistikuar korruosioni, e cila ndonëse tashmë po ekspozohet, çuditërisht nuk po goditet penalisht nga SPAK dhe më konkretisht prokurori i çështjes Bledar Maksuti. Bëhet fjalë për mamanë e Gerond Meçes, Shegush Meçe si dhe për mamanë rrobaqepëse të Daniel Shimës, Merita Shima. Sa herë ndienin frikën e SPAK-ut, Gerond Meçe dhe Daniel Shima nxirrnin në skenë mamatë për vjedhjen e parave publike me tendera të paracaktuar të AKSHI-t.

Kur mendonin se rreziku ishte larguar, Gerond Meçe, përfituesi i 70 milionë eurove me kompaninë ABS dhe Daniel Shima, njeriu që ndante dhe diktonte tenderat e AKSHI-t me autorizimin e Mirlinda Kaçanajt, angazhoheshin drejtëpërdrejtë në zbatimin e skemës së korrupsionit. Shima kopsite letrat e tenderave për Gerond Meçen, ndërsa Gerond Meçe i jepte përqindjen Daniel Shimës, përmes faturimeve fiktive mes kompanisë së tij përfituese ABS dhe disa kompanive të Shimës, në emrin e nënës së tij.

Më tej, Daniel Shima, përmes një rrjeti kompanish stelite, paratë që merrte nga Gerond Meçe, i investonte në pasuri të paluajtshme si vila, troje, biznese dhe pallate. Faktet konfirmojë plotësisht konsumimin e figurës së veprës penale të korrupsionit dhe pastrimit të parave. Çuditërisht, SPAK ka goditur vetëm pjesën tjetër të grupit kriminal me protagonistë Ermal Beqirin, Mirlind Karçanajn etj.

Fakte dhe rrethana

Kompania Advanced Business Solutions – ABS, me nipt K21710002J, u themelua në vitin 2002 nga Shegush Meçe, ndonëse evidencat tregojnë se pronari real ka qenë dhe është i biri Gerond Meçe. Në mars të vitit 2010, zonja Shegush Meçe largohet nga kompania, duke ia dhuruar aksionet të birit. Gerond Meçe bëhet pronar faktik dhe formal.

Aktualisht, kompania e tenderave korruptivë ABS shpk, formalisht është në duart e dy zonjave, Shegush Meçe ‘pronare’ dhe Eriksela Shuli administratore, ndërsa Gerond Meçe vijon pazaret nëpër skutat e Tiranës për të finalizuar përfitimet e radhës.

Vetëm gjatë pesë viteve të fundit, rreth 50 milionë euro kanë dalë nga thesari i shtetit dhe janë transferuar drejt kompanisë Advanced Business Solutions – ABS, për tendera sekretë, përmes procedurave të manipuluara dhe kontrata fiktive. Fakti që e vesh me hije korrupsioni dhe pastrimi parash kompaninë ABS dhe brigadierin e saj Gerond Meçë është se përfitimi i parave publike me procedura sekrete dhe mungesa e shpenzimeve.

Vjedhja dhe ndarja e parave 

Ish nëndrejtori i AKSHI-t, Daniel Shima ka diktuar tenderat për kompaninë e Gerond Meçes, ABS. Ndërkaq, më 4 maj 2022, kompania e xhamave “Alu Glass” faturon me plot 15,3 milionë lekë ose rreth 160 mijë euro kompaninë e Meçes. Nuk dihet se çfarë shërbimi mund t’i ketë ofruar ky subjekt, që tregton fasada xhamash, një kompanie që operon në fushën e IT-së.

Raporti mes ABS dhe ‘Alu Glass’, që kontrollohet nga Sokol Parllaku, njeriu i Daniel Shimës, bëhet më evident nëse hulumtojmë përtej kufijve. Inside Story ka mësuar se kompania e lidhur me Shimën po ndërton dy kulla në Prishtinë në bashkëpunim me kompaninë ‘ABS Kosova’ të Gerond Meçes dhe subjektin tjetër AESS, të kontrolluar nga shtetasja shqiptare me pasaportë gjermane Migena Shrëder.

Këtu merr kuptim edhe roli i zonjës në fjalë në lojën e tenderave në AKSHI, e cila ka dhënë dëshmi në SPAK duke goditur grupin rival të Gerond Meçes.

Nëse analizon kompaninë ‘AESS’ të Migena Shrëder, rezulton se në periudhën 2018-2023 subjekti ka ndërruar plot 9 herë pronësinë mes saj dhe babait. Në të gjitha rastet, kalimet bëheshin përmes dhurimit. Lëvizjet përkojnë pikërisht me kohën kur subjekti në fjalë shfaqet në tenderat e AKSHI-t në grupin e influencës të lidhur me Gerond Meçen dhe Daniel Shimën. Dy emra që, siç zbuluam më sipër, kanë qenë bashkë në lojë.

Skemë korrupsioni me M TECH

Në këtë hulumtim, që është vijues i investigimit të shkurtit të vitit 2026, del në dritë një raport i dyshimtë me kompaninë “M TECH”. Një subjekt i themeluar në vitin 2016 dhe i mbyllur në vitin 2019. Ajo që bie në sy është raporti i fortë financiar mes dy kompanive në një kohë kaq të shkurtër…

Mes 1 qershorit të vitit 2017 deri më 3 janar 2019, “M TECH” lëshon 25 fatura shitjeje ndaj kompanisë “ADVANCED BUSINESS SOLUTION”. Vlera totale është 87 milionë lekë ose rreth 900 mijë euro. Pjesa dërrmuese e faturave janë identike, në vlerën 1,8 milionë lekë të reja. Më 2 nëntor të vitit 2018, bie në sy një faturë me vlerë prej 36,5 milionë lekësh ose rreth 370 mijë euro.

Por, cilat janë kapacitetet reale të kompanisë “M TECH”, e cila i faturon subjektit ABS plot 900 mijë euro? Hulumtimi zbulon se kompania në fjalë kishte vetëm 2 të punësuar, administratoren Eleni Zhapa dhe pastruesen Zhaneta Çapani. Se çfarë nevojash kishte një kompani e konsoliduar në fushën e IT-së si ajo e Gerond Meçes, të merrte shërbim nga një subjekt që ka vetëm 2 të punësuar, kjo duket çudi.

Ligjërisht, raportet janë korrekte, por këtu lindin dyshimet e transaksioneve fiktive për një kompani që qarkullon paratë me origjinë nga tenderat e dyshimtë. Nëse faturat nuk përkthehen në punë reale, atëherë duhet të ngrihen antenat e strukturave ligjzbatuese.

Nëse krahason bilancet e dy kompanive, ‘ABS’ dhe ‘M TECH’, rezulton se shifrat e deklaruara të transaksioneve nuk përputhen.

Për vitin 2017, ‘M TECH’ ka deklaruar në bilancin e saj klientë të paarkëtuar në shumën 8,112,000 lekë, shumë që lidhet me detyrimet e pashlyera deri më 31.12.2017 nga ‘Advanced Business Solutions’.

Kjo e fundit, në anën tjetër, deklaron dyfishin e shumës si detyrim ndaj ‘M TECH’, plot 16 milionë lekë. Pra, për të njëjtën marrëdhënie financiare, njëra palë deklaron shumën 8 milionë lekë, ndërsa pala tjetër thotë se i detyrohet atij subjekti 16 milionë. Këtu problemi nuk është më vetëm kontabël, por ka diçka që fshihet… Kjo, nëse i referohemi raportit vijues financiar në vitin pasardhës. Për vitin 2018, ‘M TECH’ flet për 40 milionë lekë të paarkëtuara nga ABS, ndërsa kjo e fundit flet për 46,6 milionë lekë. Pra, një diferencë prej rreth 6,6 milionë lekësh ose 70 mijë euro.

Pyetja që ngrihet natyrshëm është pse këto kompani partnere kanë deklarime të ndryshme rreth transaksioneve mes tyre dhe çfarë synohet të fshihet…?

Një tjetër detaj interesant është fakti se kompania ‘M TECH’, në 3 vite që ka operuar, e ka normën e fitimit tepër të lartë, përkatësisht 24, 71 dhe 68%. Një tjetër tregues që përforcon dyshimet se ky subjekt nuk ka kryer punë reale.

Por, cilat ishin sekretet e shkëlqimit të këtij subjekti? Administratorja e subjektit ‘M TECH’ njihet si një prej njerëzve të afërt të Daniel Shimës, ish-zëvendësdrejtorit të AKSHI-t. Pra, njeriut që ka lëvizur në prapaskenë fijet. Personi që, siç zbuluam në investigimin e mëhershëm, zotëron prona në vlerë miliona euro përmes prestanomeve.

Këtu zbulohet dhe merr kuptim raporti i afërt mes Daniel Shimës dhe Gerond Meçes. I pari i vënë nën hetim pas investigimit të Inside Story, ndërsa i dyti është rikthyer si aktori kryesor i tenderave në fushën e IT-së.

Pas qarkullimit të rreth 900 mijë eurove, kompania ‘M TECH’ e mbylli aktivitetin. Tërheqja e subjektit ndodh në një moment kur ai që dyshohet se ishte shefi i vërtetë i saj, Daniel Shima, hedh të tjerë hapa. Në vitin 2019, Shima nis një fushatë të gjerë investimesh në blerje trojesh për ndërtime përmes kompanive “Premium Glass” dhe “Alu Glass”. Në subjektin ‘Premium Glass’ rezultonte aksionere edhe nëna e tij me profesion rrobaqepëse.
Sipas informacioneve, pikërisht nën emrin e nënës së tij, Merita Shima, ish-pronare e “Premium Glass”, po ndërtohet në Farkë, në truallin në pronësi të saj, një tjetër godinë banimi.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine

21/09/2026

Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

21/09/2026

Analiza/ Njeriu i 17 shkurtit nën hijen e 16 shtatorit

21/09/2026

Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë.

21/09/2026

Raporti: Pentagoni po shqyrton mundësinë e tërheqjes së të paktën 25,000 trupave amerikane nga Evropa

21/09/2026

Analiza: Me rihapjen e shkollave ndizet edhe debati për hixhabin në Azinë Qendrore

21/09/2026

Lufta për kokainën në Siçili/ Rrjeti shqiptar me rrënjë në aksin Kavajë-Rrogozhinë-Fier përplaset me grupet mafioze italiane

21/09/2026

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

20/09/2026

Dokument/ 34 milionë euro paradhënie për Ron Yeffetin; Pirro Vengu dhe Ermal Nufi paguan 5 fatura pa marrë asnjë pajisje

20/09/2026

Mateo dhe Brikena do të bëhen prindër? Modelja vendos pikat mbi “i” për aludimet mbi shtatzëninë

20/09/2026

“Duhet të sillen mirë”/ Trump paralajmëron Iranin: Ose marrëveshje, ose do t’ju shkatërrojmë

20/09/2026

Zgjedhjet në Gjermani, goditje për CDU-në e Merz, AfD kryeson në Mecklenburg, e Majta në Berlin

20/09/2026

Sllovakia “sulmon” BE, kryeministri Fico: Disa liderë perëndimorë duan patjetër luftë me Rusinë

20/09/2026

Afrim Qëndro i IKMT-së nuk zë mend, i jep ‘Fazlliçit’ Ron Yeffet paradhënie 90 mijë euro për blerje makinash, si i shpëtoi burgut për aferën me Dh Albania dhe çfarë e lidh me kompanitë Ligus dhe Start Co

20/09/2026

25 vite burg për Jakup Krasniqin/ Djali i tij: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin

18/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine
  • Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.