Starton zyrtarisht edicioni i 23 i Kupës së Botës. Turneu më i madh madhor nis me ndeshjen hapëse Meksikë-Afrika e Jugut. Dy kombëtaret i afrohen ndeshjes me perspektiva të ndryshme, ndërsa përballen me presionet respektive.
Meksika vjen pas një rekordi shumë pozitiv ndeshjesh kohët e fundit, ndërsa Afrika e Jugut kthehet në skenën globale pas 12-vitesh mungesë, pasi ka humbur tre turne. Vendasit janë të pamposhtur në 2026, duke korrur rezultate mbreslënëse gjatë përgatitjeve, që kulmojnë me fitoren 5-1 kundër Serbisë. Ata vijnë gjithashtu si kampionë kontinentalë, pasi fituan Ligën e CONCACAF-it si dhe Kupën e Artë në 2025, duke mposhtur Panamanë dhe SHBA-të në finale.
Meksika dhe Afrika e Jugut bëjnë pjesë në grupin A të Botërorit ku janë edhe Republika Çeke e Korea e Jugut. Këto dy skuadra do të përballen po sonte me orën lokalë të Meksikës, ndërsa me orën shqiptare është me datë 12 në orën 04:00 të mëngjesit.
Spanja dhe Franca konsiderohen dy favoritët kryesorë për të ngritur Kupën e Botës, me diferenca minimale mes tyre.
Kampionët e Evropës, Spanja, kryesojnë listën me kuotën 4,50, ndërsa Franca ndjek menjëherë pas me 4,75. Skuadra e Luis de la Fuente pritet të mbështetet te brezi i ri i artë i udhëhequr nga talenti Lamin Jamal, i cili konsiderohet një nga kandidatët kryesorë për çmimin e lojtarit më të mirë të turneut.
Nga ana tjetër, Franca vjen pas dy finaleve radhazi në Kupën e Botës. “Gjelat” fituan trofeun në vitin 2018 dhe arritën finale edhe në “Katar 2022”, ku u mposhtën nga Argjentina e Lionel Mesit. Për trajnerin Didier Deshamp, ky do të jetë Botërori i tretë si trajner i Francës.
Anglia renditet menjëherë pas dy favoritëve kryesorë me kuotën 5,50. “Tre Luanët” ende presin trofeun e parë madhor që nga viti 1966, por me Tomas Tuhel në stol dhe një skuadër të mbushur me yje, pritshmëritë janë të larta. Kapiteni Herri Kejn konsiderohet favoriti kryesor për çmimin e lojtarit më të mirë të turneut.
Ndërkohë, Portugalia po fiton gjithnjë e më shumë mbështetje nga ekspertët dhe tifozët. Kuota e luzitanëve është përmirësuar ndjeshëm gjatë javëve të fundit dhe shumë e shohin skuadrën si një kandidat serioz për trofeun në atë që mund të jetë Botërori i fundit i Kristiano Ronaldos.
Brazili dhe Argjentina mbeten gjithashtu mes pretendentëve kryesorë. Argjentinasit do të kërkojnë të mbrojnë titullin e fituar në “Katar 2022”, ndërsa Brazili synon t’i japë fund pritjes që prej vitit 2002 për trofeun e gjashtë botëror.
Pas favoritëve tradicionalë vjen Gjermania, e cila pavarësisht historisë së pasur, ka zhgënjyer në dy Botërorët e fundit duke u eliminuar që në fazën e grupeve.
Kombëtaret që kanë fituar më shumë Kampionate botërore vijojnë si më poshtë:
1-Brazili me 5 Botërorë
2-Gjermania dhe Italia me 4 Botërorë
3-Argjentina me 3 Botërorë
4-Franca dhe Uruguai me 2 Botërorë
5-Anglia dhe Spanja me 1 Botërorë
Por a do të arrijë Holanda të thyejë tabunë këtë vit duke fituar për herë të parë në histori një Kupë Bote? Kjo mbetet për t’u parë…
Numri total i ndeshjeve do të rritet ndjeshëm. Nga 64 takime që zhvilloheshin në Botërorët e mëparshëm, në vitin 2026 do të luhen plot 104 sfida. Kjo ka bërë që turneu të zgjasë 40 ditë, nga 11 qershori deri më 19 korrik.
Faza e grupeve do të nisë më 11 qershor dhe do të mbyllet më 28 qershor, duke zgjatur 18 ditë. Menjëherë pas saj do të startojë faza me eliminim direkt, pa asnjë ditë pushim. Ndeshjet e 1/16-ve dhe 1/8-ve do të zhvillohen nga 28 qershori deri më 7 korrik. E vetmja ditë pushimi në këtë periudhë do të jetë 8 korriku.
Më pas, nga 9 deri më 12 korrik do të luhen çerekfinalet, ndërsa 13 korriku do të jetë ditë pushimi. Gjysmëfinalet janë planifikuar për datat 14 dhe 15 korrik. Ndeshja për vendin e tretë do të zhvillohet më 17 korrik, ndërsa finalja e madhe është programuar për më 19 korrik në stadiumin MetLife.
Grupet e Botërorit 2026
Grupi A: Meksika, Afrika e Jugut, Koreja e Jugut, Çekia
Grupi B: Kanada, Bosnje-Hercegovinë, Katar, Zvicër
Grupi C: Brazil, Marok, Haiti, Skoci
Grupi D: SHBA, Paraguaj, Australi, Turqi
Grupi E: Gjermani, Bregu i Fildishtë, Ekuador, Curaçao
Grupi F: Holandë, Japoni, Suedi, Tunizi
Grupi G: Belgjikë, Egjipt, Iran, Zelanda e Re
Grupi H: Spanjë, Kepi i Gjelbër, Arabia Saudite, Uruguai
Grupi I: Francë, Senegal, fituesi Playoff 2, Norvegji
Grupi J: Argjentinë, Algjeri, Austri, Jordani
Grupi K: Portugali, fituesi Playoff 1, Uzbekistan, Kolumbi
Grupi L: Angli, Kroaci, Gana, Panama
Faza e Grupeve:
Kalendari i plotë i ndeshjeve:
E enjte, 11 qershor 2026
Grupi A: Meksikë – Afrikë e Jugut (ora 21:00) – Stadiumi Mexico City
E premte, 12 qershor 2026
Grupi A: Kore e Jugut – Republika Çeke (ora 04:00) – Stadiumi Guadalajara
Grupi B: Kanada – Bosnjë dhe Hercegovinë (ora 12:00) – Stadiumi Toronto
E shtunë, 13 qershor 2026
Grupi D: SHBA – Paraguaj (ora 03:00) – Stadiumi Los Angeles
Grupi D: Australi – Turqi (ora 06:00) – BC Place Vancouver
Grupi B: Katar – Zvicër (ora 21:00) – Stadiumi San Francisco Bay Area
E diel, 14 qershor 2026
Grupi C: Brazil – Marok (ora 00:00) – Stadiumi New York New Jersey
Grupi C: Haiti – Skoci (ora 03:00) – Stadiumi Boston
Grupi E: Gjermani – Curaçao (ora 19:00) – Stadiumi Houston
Grupi E: Bregu i Fildishtë – Ekuador (ora 22:00) – Stadiumi Philadelphia
Grupi F: Holandë – Japoni (ora 22:00) – Stadiumi Dallas
E hënë, 15 qershor 2026
Grupi F: Suedi – Tunizi (ora 04:00) – Stadiumi Monterrey
Grupi H: Spanjë – Kepi i Gjelbër (ora 18:00) – Stadiumi Atlanta
Grupi G: Belgjikë – Egjipt (ora 21:00) – Stadiumi Seattle
E martë, 16 qershor 2026
Grupi H: Arabi Saudite – Uruguay (ora 00:00) – Stadiumi Miami
Grupi G: Iran – Zelandë e Re (ora 03:00) – Stadiumi Los Angeles
Grupi J: Austri – Jordani (ora 06:00) – Stadiumi San Francisco Bay Area
Grupi I: Francë – Senegal (ora 21:00) – Stadiumi New York New Jersey
E mërkurë, 17 qershor 2026
Grupi I: Bolivi/Irak – Norvegji (ora 00:00) – Stadiumi Boston
Grupi J: Argjentinë – Algjeri (ora 03:00) – Stadiumi Kansas City
Grupi L: Angli – Kroaci (ora 22:00) – Stadiumi Dallas
Grupi K: Portugali – Rep. Dem. e Kongos/Xhamajkë (ora 19:00) – Stadiumi Houston
E enjte, 18 qershor 2026
Grupi L: Gana – Panama (ora 01:00) – Stadiumi Toronto
Grupi K: Uzbekistan – Kolumbi (ora 04:00) – Stadiumi Mexico City
Grupi A: Republika Çeke – Afrikë e Jugut (ora 18:00) – Stadiumi Atlanta
Grupi B: Zvicër – Bosnjë dhe Hercegovinë (ora 21:00) – Stadiumi Los Angeles
E premte, 19 qershor 2026
Grupi B: Kanada – Katar (ora 00:00) – BC Place Vancouver
Grupi A: Meksikë – Kore e Jugut (ora 03:00) – Stadiumi Guadalajara
Grupi D: Turqi – Paraguaj (ora 06:00) – Stadiumi San Francisco Bay Area
Grupi D: SHBA – Australi (ora 21:00) – Stadiumi Seattle
E shtunë, 20 qershor 2026
Grupi C: Skoci – Marok (ora 00:00) – Stadiumi Boston
Grupi C: Brazil – Haiti (ora 03:00) – Stadiumi Philadelphia
Grupi E: Gjermani – Bregu i Fildishtë (ora 22:00) – Stadiumi Toronto
Grupi F: Holandë – Suedi (ora 19:00) – Stadiumi Houston
E diel, 21 qershor 2026
Grupi E: Ekuador – Curaçao (ora 02:00) – Stadiumi Kansas City
Grupi F: Tunizi – Japoni (ora 06:00) – Stadiumi Monterrey
Grupi H: Spanjë – Arabi Saudite (ora 18:00) – Stadiumi Atlanta
Grupi G: Belgjikë – Iran (ora 21:00) – Stadiumi Los Angeles
E hënë, 22 qershor 2026
Grupi H: Uruguay – Kepi i Gjelbër (ora 00:00) – Stadiumi Miami
Grupi G: Zelandë e Re – Egjipt (ora 03:00) – BC Place Vancouver
Grupi J: Argjentinë – Austri (ora 19:00) – Stadiumi Dallas
Grupi I: Francë – Bolivi/Irak (ora 23:00) – Stadiumi Philadelphia
E martë, 23 qershor 2026
Grupi I: Norvegji – Senegal (ora 02:00) – Stadiumi New York New Jersey
Grupi J: Jordani – Algjeri (ora 05:00) – Stadiumi San Francisco Bay Area
Grupi L: Angli – Gana (ora 22:00) – Stadiumi Boston
Grupi K: Portugali – Uzbekistan (ora 19:00) – Stadiumi Houston
E mërkurë, 24 qershor 2026
Grupi L: Panama – Kroaci (ora 01:00) – Stadiumi Toronto
Grupi K: Kolumbi – Rep. Dem. e Kongos/Xhamajkë (ora 04:00) – Stadiumi Guadalajara
Grupi B: Zvicër – Kanada (ora 21:00) – BC Place Vancouver
Grupi B: Bosnjë dhe Hercegovinë – Katar (ora 21:00) – Stadiumi Seattle
E enjte, 25 qershor 2026
Grupi C: Marok – Haiti (ora 00:00) – Stadiumi Atlanta
Grupi C: Skoci – Brazil (ora 00:00) – Stadiumi Miami
Grupi A: Republika Çeke – Meksikë (ora 03:00) – Stadiumi Mexico City
Grupi A: Afrikë e Jugut – Kore e Jugut (ora 03:00) – Stadiumi Monterrey
Grupi E: Curaçao – Bregu i Fildishtë (ora 22:00) – Stadiumi Philadelphia
Grupi E: Ekuador – Gjermani (ora 22:00) – Stadiumi New York New Jersey
E premte, 26 qershor 2026
Grupi F: Japoni – Suedi (ora 01:00) – Stadiumi Dallas
Grupi F: Tunizi – Holandë (ora 01:00) – Stadiumi Kansas City
Grupi D: Turqi – SHBA (ora 04:00) – Stadiumi Los Angeles
Grupi D: Paraguaj – Australi (ora 04:00) – Stadiumi San Francisco Bay Area
Grupi I: Norvegji – Francë (ora 21:00) – Stadiumi Boston
Grupi I: Senegal – Bolivi/Irak (ora 21:00) – Stadiumi Toronto
Grupi H: Kepi i Gjelbër – Arabi Saudite – Stadiumi Houston
Grupi H: Uruguay – Spanjë – Stadiumi Guadalajara
E shtunë, 27 qershor 2026
Grupi G: Egjipt – Iran (ora 05:00) – Stadiumi Seattle
Grupi G: Zelandë e Re – Belgjikë (ora 05:00) – BC Place Vancouver
Grupi L: Panama – Angli (ora 23:00) – Stadiumi New York New Jersey
Grupi L: Kroaci – Gana (ora 23:00) – Stadiumi Philadelphia
E diel, 28 qershor 2026
Grupi K: Kolumbi – Portugali (ora 01:30) – Stadiumi Miami
Grupi K: Rep. Dem. e Kongos/Xhamajkë – Uzbekistan (ora 01:30) – Stadiumi Atlanta
Grupi J: Algjeri – Austri (ora 04:00) – Stadiumi Kansas City
Grupi J: Jordani – Argjentinë (ora 04:00) – Stadiumi Dallas
Raundi i 32-ve (1/16 e finales):
28 qershor: E dyta e Grupit A – E dyta e Grupit B (ora 21:00) – Los Angeles (Ndeshja 73)
29 qershor: Fituesi i Grupit C – E dyta e Grupit F (ora 19:00) – Houston (Ndeshja 76)
29 qershor: Fituesi i Grupit E – Vendi i tretë A/B/C/D/F (ora 22:30) – Boston (Ndeshja 74)
30 qershor: Fituesi i Grupit F – E dyta e Grupit C (ora 03:00) – Monterrey (Ndeshja 75)
30 qershor: E dyta e Grupit A – E dyta e Grupit I (ora 19:00) – Dallas (Ndeshja 78)
30 qershor: Fituesi i Grupit I – Vendi i tretë C/D/F/G/H (ora 23:00) – New York (Ndeshja 77)
1 korrik: Fituesi i Grupit A – Vendi i tretë C/E/F/H/I (ora 03:00) – Mexico City (Ndeshja 79)
1 korrik: Fituesi i Grupit L – Vendi i tretë E/H/I/J/K (ora 18:00) – Atlanta (Ndeshja 80)
1 korrik: Fituesi i Grupit G – Vendi i tretë A/E/H/I/J (ora 22:00) – Seattle (Ndeshja 82)
2 korrik: Fituesi i Grupit D – Vendi i tretë B/E/F/I/J (ora 02:00) – San Francisco (Ndeshja 81)
2 korrik: Fituesi i Grupit H – E dyta e Grupit J (ora 21:00) – Los Angeles (Ndeshja 84)
3 korrik: E dyta e Grupit K – E dyta e Grupit L (ora 01:00) – Toronto (Ndeshja 83)
3 korrik: Fituesi i Grupit B – Vendi i tretë E/F/G/I/J (ora 05:00) – Vancouver (Ndeshja 85)
3 korrik: E dyta e Grupit D – E dyta e Grupit G (ora 20:00) – Dallas (Ndeshja 88)
4 korrik: Fituesi i Grupit K – Vendi i tretë D/E/I/J/L (ora 03:30) – Kansas City (Ndeshja 87)
4 korrik: Fituesi i Grupit J – E dyta e Grupit H (ora 00:00) – Miami (Ndeshja 86)
Rundi i 16-ve (1/8 e finales):
4 korrik: Fituesi i ndeshjes 73 – Fituesi i ndeshjes 75 (ora 19:00) – Houston (Ndeshja 90)
4 korrik: Fituesi i ndeshjes 74 – Fituesi i ndeshjes 77 (ora 23:00) – Philadelphia (Ndeshja 89)
5 korrik: Fituesi i ndeshjes 76 – Fituesi i ndeshjes 78 (ora 22:00) – New York (Ndeshja 91)
6 korrik: Fituesi i ndeshjes 79 – Fituesi i ndeshjes 80 (ora 02:00) – Mexico City (Ndeshja 92)
6 korrik: Fituesi i ndeshjes 83 – Fituesi i ndeshjes 84 (ora 21:00) – Dallas (Ndeshja 93)
7 korrik: Fituesi i ndeshjes 81 – Fituesi i ndeshjes 82 (ora 02:00) – Seattle (Ndeshja 94)
7 korrik: Fituesi i ndeshjes 86 – Fituesi i ndeshjes 88 (ora 18:00) – Atlanta (Ndeshja 95)
7 korrik: Fituesi i ndeshjes 85 – Fituesi i ndeshjes 87 (ora 22:00) – Vancouver (Ndeshja 96)
Çerekfinalet:
9 korrik: Fituesi 89 – Fituesi 90 (ora 22:00) – Boston (Ndeshja 97)
10 korrik: Fituesi 93 – Fituesi 94 (ora 21:00) – Los Angeles (Ndeshja 98)
11 korrik: Fituesi 91 – Fituesi 92 (ora 23:00) – Miami (Ndeshja 99)
12 korrik: Fituesi 95 – Fituesi 96 (ora 03:00) – Kansas City (Ndeshja 100)
Gjysmëfinalet:
14 korrik: Fituesi 97 – Fituesi 98 (ora 21:00) – Dallas (Ndeshja 101)
15 korrik: Fituesi 99 – Fituesi 100 (ora 21:00) – Atlanta (Ndeshja 102)
Finalet:
Finalja për vendin e 3-të: E shtunë, 18 korrik (ora 23:00) – Miami
Finalja e Madhe: E diel, 19 korrik (ora 21:00) – New York New Jersey Stadium
Faza e grupeve do të zgjasë deri më 28 qershor, ndërsa më pas fillon faza me eliminim direkt.
Botërori do të zhvillohet në 16 stadiume në tre shtetet organizatore.

