• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Jetë

Pushime në jaht/ Aktivistja e PD-së Xhulja Xhekaj apel protestuese: Mos thërrisni më ‘Berisha n’burg’, por vetëm ‘Rama n’burg’

10/06/2026
in Jetë, Kryesore
Pushime në jaht/ Aktivistja e PD-së Xhulja Xhekaj apel protestuese: Mos thërrisni më ‘Berisha n’burg’, por vetëm ‘Rama n’burg’

Thirrjet e protestuesve ‘Rama n’burg, Berisha n’burg’ dhe ‘opozitë e shitur’ kanë nervozuar kupolën e opozitës dhe Sali Berishën. Janë pikërisht këto thirrje dhe pankarta dominuese, të cilat e pengojnë Sali Berishën për t’iu bashkuar protestës. Aktivistja e PD-së Xhulja Xhekaj, e cila i kalon pushimet nëpër jahte, përmes një video të publikuar në rrjetet sociale, u ka kërkuar protestuese që të mos të thërrasin më ‘Rama n’burg, Berisha n’burg’, por vetëm ‘Rama n’burg’. Sipas saj, thirrja ‘Berisha n’burg’ nuk ka kuptim, pasi vendi qeveriset prej 13 vitesh nga Edi Rama dhe se PD-ja ka bërë beteja dhe po sakrifikohet për protestuesit.

Aktivisja e PD-së Xhulja Xhekaj, duke dashur të devijojë protestën në hullinë e interesit të Familjes Berisha, u kërkon protestuesve që t’a shohin Berishën si aleat dhe jo si patericë e Edi Ramës dhe pjesë kastës politike, kundër të cilës janë ngritur shqiptarët. Xhulja Xhekaj, ish kandidate për deputete e PD-së, krekoset në jahte luksoze, që dyshohet se janë produkt i parave të pista.

Aktivisjta e PD-së që ‘vajton’ për varfërinë dhe denoncon narkoshtetin shfaqet në këtë jaht luksoz, i cili dyshohet se është në pronësi të një kontrabandisti cigaresh, i hetuar nga Prokuroia. Jahti në të cilin kapërdiset përfaqësuesja e PD-së Xhulja Xhekaj dyshohet se është produkt i kontrabandës së mallrave përmes Portit të Durrësit dhe pastrimit të parave të pista.

Krahas elegjive për qeverinë, ndoshta aktivistja e PD-së duhet t’i shpjegojë publikut edhe këto foto në jaht, rrethanat dhe çfarë di për kontrabandën e cigareve dhe mafien e ilaçeve. Kujtojmë se qejfli jahtesh është edhe Belo Këlliçi, sot gjobëvënësi më i madh i opozitës nën trajnimin e Brisit të Tatimeve, kuptohet pas Shkëlzenit.

Ndëkaq, javën e kaluar, në media është publikuar dhe ka nisur të shpërndahet me shpejtësi një lajm, sipas të cilit kandidatja për deputete e PD-së Xhulja Xhekaj është rrahur nga ish misi Suada Sherifi, pasi pretendohet se Xhekaj i ka joshur ish bashkëshortin, Eldi Dizdari, trafikant i njohur kokaine.

Aktivisja e PD-së Xhulja Xhekaj e ka mohuar në komente pretendimin se është rrahur dhe tërhequr zvarrë nga vajza e tezes së saj, Suada Sherifi, për shkak të Eldi Dizdarit. Xhekaj duket se dyshon se pas këtij lajmi mund të qëndrojë Ervin Salianji, pretendent për të marrë drejtimin e PD-së, por që u përjashtua nga Sali Berisha duke e konsideruar tradhtar. Xhekaj ka shpërthyer në sharje dhe epitete ndaj Salianjit, përmes një video të publikuar në profilin e saj në Facebook.

Ndërkaq, nga linja e Salianjit ka dyshime të forta se Xhulja Xhekaj po nxitet nga Sali Berisha dhe Flamur Noka për të sulmuar Salianjin. Në një linjë me retorikën e Berishës dhe Nokës, Xhulja Xhekaj e akuzon Salianjin se është ‘birësuar’ nga pushteti, se ka mbjellë flokët në burg dhe se ka devijuar nga vija e partisë.

Më të lexuarat

  • Hija e Albpetrolit dhe Azotikut mbi vizitën sekrete: Çfarë negocioi Edi Rama në Korenë e Jugut?

    Hija e Albpetrolit dhe Azotikut mbi vizitën sekrete: Çfarë negocioi Edi Rama në Korenë e Jugut?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Ndryshoni fanellat”, FIFA godet shtetin e varfër në prag të Botërorit: Kanë mesazh politik, na kujtojnë Napoleonin!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Ramingo ik”, protestuesja tallet me Kryeministrin: Pija më e re në treg

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Greqia shitet tek të huajt, ne na kanë futur xixat nga të katër anët”, Rama: Nuk do e pranojmë këtë vetëprapakthim!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pushime në jaht/ Aktivistja e PD-së Xhulja Xhekaj apel protestuese: Mos thërrisni më ‘Berisha n’burg’, por vetëm ‘Rama n’burg’

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pse ‘Trumpët’ nuk po i bashkangjiten betejës së Edi Ramës?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Video / Ish gjyqtarit Alaudin Malaj i flet subkoshienca: Çfarë të bëj, të vjedh prapë? (Doli pronar i Zvërnecit, dha vendime në favor të Artur Shehut, mund të arrestohet nga Dumani)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Jo vetëm Zvërneci: Një vendim i Qeverisë për “zhvillimin” e Porto Palermos, që të “frikëson”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Call centerat / Viktima Eglant Koçi ishte ‘korrier’ i djalit të Saimir Vishajt, pazaret e prishura mes një grupi kriminal dhe pse duhet të ndërhyjë SPAK-u

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • FOTOLAJM/ Nis protesta para Kryeministrisë, ja sa është pjesëmarrja

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!