• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Jo vetëm Zvërneci: Një vendim i Qeverisë për “zhvillimin” e Porto Palermos, që të “frikëson”

10/06/2026
in Kronikë, Kryesore
Jo vetëm Zvërneci: Një vendim i Qeverisë për “zhvillimin” e Porto Palermos, që të “frikëson”

Ndërsa protestat për Sazanin dhe Zvërnecin vazhdojnë të mbushin sheshet e Tiranës dhe debati për fatin e bregdetit shqiptar është bërë më i fortë se kurrë, një tjetër vendim i qeverisë ka kaluar jav?n e kaluar.

Këtë herë bëhet fjalë për Porto Palermon.

Me një vendim të botuar në Fletoren Zyrtare n? dat?n 9 qershor, qeveria ka ngarkuar Agjencinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit për organizimin e konkursit të projektimit për projektidetë e muzealizimit të infrastrukturës dhe tunelit të Porto-Palermos. Për këtë fazë janë vënë në dispozicion 24.55 milionë lekë nga fondet publike.

Askush nuk mund të ketë kundërshtim ndaj muzealizimit të një pasurie me vlera historike dhe ushtarake. Përkundrazi, tuneli i Porto-Palermos është një nga objektet më të veçanta të trashëgimisë së periudhës së Luftës së Ftohtë dhe prej vitesh është lënë në harresë, larg vëmendjes që meriton.

Por historia e viteve të fundit na ka mësuar se në Shqipëri, fjalët “rijetëzim”, “valorizim”, “rehabilitim”, “zhvillim turistik” dhe “muzealizim” nuk janë më thjesht terma teknikë. Ato janë bërë hyrja e zakonshme e projekteve që më pas marrin përmasa krejt të tjera.

Pikërisht për këtë arsye, Porto Palermo nuk mund të shihet i shkëputur nga ajo që po ndodh në të gjithë vijën bregdetare shqiptare.

Nga Kepi i Rodonit deri në Jugun e thellë, nga Gjiri i Lalzit deri në Zvërnec, nga Sazani deri në dhjetëra pika të tjera strategjike, qytetarët kanë parë të njëjtin skenar të përsëritet vazhdimisht. Fillimisht flitet për restaurim, promovim, hapje për publikun apo rikthim në identitet. Më pas vijnë projektet, investimet, zhvillimet, partneritetet dhe transformimet që ndryshojnë përgjithmonë karakterin e zonës.

Porto Palermo ka një peshë edhe më të madhe.

Nuk është vetëm një nga gjiret më të bukura të Rivierës Shqiptare. Nuk është vetëm një peizazh i rrallë mes detit dhe malit. Është edhe një pikë me rëndësi të veçantë historike dhe strategjike për vendin.

Për dekada me radhë aty ka funksionuar një nga bazat ushtarake më të rëndësishme të Shqipërisë. Tuneli i ndërtuar për nëndetëset dhe infrastruktura përreth përfaqësojnë një pjesë të historisë së mbrojtjes kombëtare që nuk gjendet askund tjetër në vend.

Prandaj shqetësimi nuk lidhet me muzeun.

Shqetësimi lidhet me atë që mund të vijë pas tij.

Vendimi i qeverisë nuk shpjegon se deri ku do të shtrihet projekti. Nuk sqaron se çfarë territori përfshihet. Nuk tregon kufijtë e ndërhyrjes. Nuk përcakton nëse bëhet fjalë vetëm për tunelin apo për një zonë më të gjerë. Nuk sqaron se çfarë do të lejohet dhe çfarë nuk do të lejohet në të ardhmen.

Publikut i kërkohet të besojë se bëhet fjalë vetëm për një muze.

Por publiku ka parë tashmë shumë projekte që kanë nisur me një emër dhe kanë përfunduar me një tjetër.

Kjo është arsyeja pse Porto Palermo meriton transparencë shumë më të madhe sesa një vendim administrativ i botuar në Fletoren Zyrtare.

Ajo që po ndodh sot në bregdetin shqiptar nuk është thjesht zhvillim. Është një transformim i thellë i territorit, i peizazhit dhe i aseteve strategjike të vendit.

Çdo gji, çdo kep, çdo bazë ushtarake e braktisur dhe çdo hapësirë me vlerë turistike po hyn gradualisht në hartën e projekteve të mëdha.

Në këtë klimë mosbesimi, Porto Palermo nuk mund të trajtohet si një procedurë teknike e zakonshme.

Ajo është një provë tjetër për shtetin shqiptar.

Nëse vërtet bëhet fjalë për muzealizim, atëherë projekti duhet të jetë i hapur, transparent dhe i kufizuar vetëm në këtë qëllim.

Porto Palermo nuk ka nevojë për premtime. Ka nevojë për garanci.

Garanci se tuneli do të mbetet tunel, muzeu do të mbetet muze dhe se pas fjalëve të bukura për trashëgiminë, historinë dhe turizmin nuk fshihet një tjetër kafshim i bregdetit shqiptar nga betoni i hoteleve “eco” aty rrotull. Kontrast.al

Më të lexuarat

  • Hija e Albpetrolit dhe Azotikut mbi vizitën sekrete: Çfarë negocioi Edi Rama në Korenë e Jugut?

    Hija e Albpetrolit dhe Azotikut mbi vizitën sekrete: Çfarë negocioi Edi Rama në Korenë e Jugut?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Ndryshoni fanellat”, FIFA godet shtetin e varfër në prag të Botërorit: Kanë mesazh politik, na kujtojnë Napoleonin!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Ramingo ik”, protestuesja tallet me Kryeministrin: Pija më e re në treg

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Greqia shitet tek të huajt, ne na kanë futur xixat nga të katër anët”, Rama: Nuk do e pranojmë këtë vetëprapakthim!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pushime në jaht/ Aktivistja e PD-së Xhulja Xhekaj apel protestuese: Mos thërrisni më ‘Berisha n’burg’, por vetëm ‘Rama n’burg’

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pse ‘Trumpët’ nuk po i bashkangjiten betejës së Edi Ramës?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Video / Ish gjyqtarit Alaudin Malaj i flet subkoshienca: Çfarë të bëj, të vjedh prapë? (Doli pronar i Zvërnecit, dha vendime në favor të Artur Shehut, mund të arrestohet nga Dumani)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Jo vetëm Zvërneci: Një vendim i Qeverisë për “zhvillimin” e Porto Palermos, që të “frikëson”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Call centerat / Viktima Eglant Koçi ishte ‘korrier’ i djalit të Saimir Vishajt, pazaret e prishura mes një grupi kriminal dhe pse duhet të ndërhyjë SPAK-u

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • FOTOLAJM/ Nis protesta para Kryeministrisë, ja sa është pjesëmarrja

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!