AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Drejtori i bankës së parave ruse Lizandër Saraçi organizator i protestave kundër qeverisë. A do veprojë SHISH dhe krimi ekonomik?

by Alb Times
09/06/2026
in Kronikë, Kryesore
6
0
Drejtori i bankës së parave ruse Lizandër Saraçi organizator i protestave kundër qeverisë. A do veprojë SHISH dhe krimi ekonomik?
6
SHARES
302
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një drejtor pranë një banke të nivelit të dytë në Shqipëri, e skeduar dhe ndëshkuar për pastrimin e parave të oligarkëve rusë, rezulton një prej organizatorëve të protestave në bulevard, të cilat nisën për një episod dhune në Zvërnec, duke u kthyer më pas në protesta politike dhe kundër qeverisë Rama. Bëhet fjalë për Lizandër Saraçin, një nga organizatorët në hije të protestave përnatshme para Kryeministrisë, përmes një sistemi të fshehtë koordinimi, taktikave dhe planifikimeve me natyrë sekrete.

I shfaqur herë si ekspert i tregjeve financiare, herë si matematicien, herë si aktivist i Vetëvendosjes dhe herë si anëtar nëpër kryesi të partive të ndryshme, Saraçi është Drejtor i Menaxhimit të Rrezikut pranë Raiffeisen Bank, një nga lavatriçet kryesore të pastrimit të parave të krimit dhe korrupsionit në Shqipëri, qarkullimit të parave të Bankersit në Austri dhe pastrimit të parave të rrethit të Putinit në Moskë. I monitoruar më herët nga strukturat ligjzbatuese për lidhje të mundshme me shërbimet jo partnere, Saraçi dyshohet se qarkullon fonde të errëta të akorduara për sistemin e organizimit të protestave, për të cilat ka një interes të ushtuar edhe nga vende jo miqësore.

Lizandër Saraçi dyshohet gjithashtu për rol kyç në operacionet e pastrimit të parave të trafiqeve, krimit dhe korrupsonit në Raiffeisen Bank. Ndërkaq, dy raporte të Fondacionit Hermitage dhe Projektit për Raportimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit akuzojnë Raiffeisen Bank për transaksione të paligjshme me qëllim pastrimin e parave me origjinë nga Rusia.

Raiffeisen Bank në Shqipëri del gjithashtu në disa dosje të SPAK për sekuestrimin e pasurive të subjekteve të ligjit anti-mafia si dhe në dosjet e korrupsionit, duke mbuluar pastrimin e parave të biznesmenëve të dyshimtë dhe pushtetarëve të korruptuar. Drejtoria për Parandalimin e Pastrimit të Parave e ka gjobitur disa herë Raiffeisen Bank pasi nuk ka raportuar transfertat e dyshimta të korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ndërkaq, hetimet e SPAK dhe Prokurorisë së Fierit kanë treguar se Banka Raiffeisen në Tiranë fshehu paratë e Bankers Petroleum përmes një manovre tinëzare me qëllim që qeveria dhe kreditorët e tjerë privatë të mos mblidhnin dot detyrimet e papaguara të kompanisë kineze.

Për shkak të borxheve të mëdha, Bankers Petroleum praktikisht nuk mund të përdorte dot asnjë llogari për të bërë pagesa në Shqipëri, pasi paratë do të sekuestroheshin menjëherë si nga tatimet apo dhe nga subjektet e tjera, ndaj të cilave Bankers ka detyrime të papaguara.

Por teksa shteti dhe përmbaruesit xhironin më kot me vendimet e gjykatave dhe urdhrat e ekzekutimit në duar, Bankers dhe Raiffeisen ngritën një skemë të sofistikuar për të fshehur paratë e kompanisë kineze. Gjithçka u bë përmes një overdrafti që Raiffeisen hapi për kompaninë Bankers.

Bankers përdorte overdraftin e Raiffeisen për të kryer pagesat në Shqipëri dhe pasi harxhonte një sasi të caktuar parash nga ky overdraft i zëvendësonte ato duke transferuar para nga llogaria e saj në Vienë, por gjithmonë duke u kujdesur që overdrafti të mos kalonte asnjëherë në shifër pozitive. Dhe limiti i overdraftit ishte 9 milionë dollarë, çka i lejonte bankers të bënte pagesa lirshëm pa patur frikën se mos do të sekuestroheshin nga Tatimet apo kreditorët e tjerë.

Manovra e Raiffeisen me Bankers me overdraftin ka vazhduar për një kohë të gjatë, edhe pasi u zbulua. Vetëm pak kohë më parë, banka e mbylli overdraftin pasi shpërtheu dhe çështja e gjobës së famshme 120 milionë euro të doganave.

Ndërkaq, në kryeqytetin austriak, në njërën nga degët e shumta të Bankës Raiffeisen atje, është hapur një llogari bankare nga kompania Bankers Petroleum Albania, e cila devijon dhe pastron qindra milionë euro përmes një skeme kriminale mashtrimi të shtetit shqiptar dhe zhvatje të pasurisë nëntokësore të Shqipërisë.

Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1312 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.
SendShare2Tweet2
Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1312 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.

Lajmet e fundit

Protesta, Luan Baçi përplaset me efektivët: Nuk do jeni këtu gjithë jetën!

28/11/2026

Deputeti i PS nxjerr pamjet tronditëse nga protesta: Kjo është tentativë për vrasje! Mjaft!

28/11/2026

Vendim historik në SHBA: Këshilli i Qytetit të New York-ut njeh zyrtarisht 28 Nëntorin, Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë

28/11/2026

FOTO / Katër orë përplasje mes policisë dhe protestuesve, tre të shoqëruar

28/11/2026

Tragjike në Bathore! 7-vjeçari humb jetën pasi e zë poshtë porta e banesës

28/11/2026

Protestuesit zhvendosen në qendër, sulmojnë dhunshëm… Teatrin e Kukullave!

28/11/2026

Përplasje për miliardat e naftës, Argjentina dështon ta ndalojë Britaninë

28/11/2026

Protesta e 28 Nëntorit/ Tetë të lënduar në Spitalin e Traumës, mes tyre një polic dhe dy gazetarë

28/11/2026

“Turp”/ Balla reagon për protestën: Seksioni i dhunës së Saliut, Gones e llapaqorrëve

28/11/2026

Vrasja e ish-policit Frrok Lleshaj në 2025, gjykata lë në burg Vinçesk Pirolin dhe Kristjan Ymerin

28/11/2026

VIDEO/ Disa efektivë të lënduar nga breshëria e gurëve dhe molotovëve

28/11/2026

Dita e Flamurit, Begaj: Ta bëjmë këtë moment historik mundësi për më shumë zhvillim

28/11/2026

Në Tiranë protestë e dhunshme, Rama reagon nga Vlora: Në këtë ditë të bekuar…

28/11/2026

VIDEO/ Polici merr flakë nga molotovët e protestuesve në Tiranë!

28/11/2026

Paditi Veliajn dhe zyrtarë të tjerë në SPAK, denoncuesi Nesti Angoni fshihet pas emrit të Monika Sojlit

28/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Protesta, Luan Baçi përplaset me efektivët: Nuk do jeni këtu gjithë jetën!
  • Deputeti i PS nxjerr pamjet tronditëse nga protesta: Kjo është tentativë për vrasje! Mjaft!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.