Krahas juristit Jordan Daci, i cili u shpreh se nuk ishte në dijeni të kandidimit të tij për në Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike, Sali Berisha ka përfshirë në listën e kandidatëve për t’u bërë pjesë e forumit të lartë të partisë edhe një drejtor të Partisë Socialiste. Bëhet fjalë për Aurel Markajn, i cili ka qenë kandidat i PD-së në listën e hapur. Por, Sali Berisha duket se nuk është informuar se Markaj ka kaluar në krahun e Partisë Socialiste.

Sipas burimeve, pas largimit nga PD-ja, Aurel Markaj është emëruar në një post drejtori nga Partia Socialiste në Malësinë e Madhe, ndërsa që pas zgjedhjeve të 2025 Markaj nuk ka postuar asgjë në profilin e tij në Facebook. Ndërkaq, në këtë foto, ish kandidati për deputet i PD-së Aurel Markaj shfaqet në krah të nënkryetarit të Bashkisë Malësi e Madhe Sytki Ndrecaj, bashki e fituar nga Partia Socialiste.

Nga ana tjetër, Sali Berisha ka vendosur t’a ripërtërijë Këshillin Kombëtar me dhëndrin e tij, të bashkëpandehur nga SPAK në aferën Partizani, Jamarbër Malltezi, ish-drejtuesin e Policisë, Agron Kuliçaj ish-kryekomunarin e Lazaratit Dasho Aliko, ndërsa largon ndër figurat historike në PD, si Arben Imami, Aldo Bumçi, apo Voltana Ademi, kryebashkiakja e fundit demokrate në Shkodër. PD-ja do të ripërtërihet edhe me përdorues kokaine, të dënuar dhe figura të krimit të organizuar.

