AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Editorial

Çfarë di Damian Gjiknuri për sherrin e Ismailajve dhe për “pikën e voçkël” në Gjirin e Manastirit?

by SHT Media
30/05/2026
in Editorial
6
0
Çfarë di Damian Gjiknuri për sherrin e Ismailajve dhe për “pikën e voçkël” në Gjirin e Manastirit?
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sherri mes familjarëve ortakë të Holdingut FINMAN riktheu edhe një herë vëmendjen te një nga projektet më të debatueshme në bregdetin e jugut, ndërtimi në Gjirin e Manastirit, një zonë që prej vitesh është kthyer në simbol të betonizimit të një prej hapësirave më të ndjeshme natyrore në vend.

Në qendër të këtij zhvillimi qëndron kompania Albstar, pjesë e grupit të familjes Ismailaj, e cila po ndërton në një nga pikat më të lakmuara të bregdetit.

Gjiri i Manastirit iu dha disa vite më parë për ndërtim pikërisht kompanisë Albstar, pasi zona u nxor nga harta e zonave të mbrojtura.

Që prej asaj kohe, ky projekt është shoqëruar me debate të forta publike. Një nga momentet më të diskutuara mbetet togfjalëshi “pika e voçkël”, i përdorur gjatë debatit parlamentar, kur ish ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro, sot ministre e Arsimit, mbrojti projektin që kritikët e kanë cilësuar si një monstër betoni në një nga perlat e jugut.

Por ndërsa “pika e voçkël” është zgjeruar nga viti në vit, duke zënë hapësira gjithnjë e më të mëdha në kurriz të pyllit, detit dhe pronës publike, konflikti i fundit brenda familjes Ismailaj tregoi edhe një herë se kur vjen puna te pasuria, edhe miliarderët përplasen mes tyre.

Ky është, në pamje të parë, problemi i tyre i brendshëm. Por kur bëhet fjalë për një grup kompanish që menaxhon projekte të mëdha ndërtimi dhe ka përfituar fonde të konsiderueshme publike, konflikti merr një tjetër peshë.

Ai ngre pyetjen se si menaxhohen interesat, vendimmarrja dhe projektet publike nga një konglomerat ku përplasjet familjare kanë dalë tashmë në sipërfaqe.

Albstar, kompania bërthamë e këtij grupi, ka përfituar deri më tani tendera publikë në vlera kolosale. Ylli i kompanisë nisi të shkëlqejë fuqishëm gjatë periudhës kur Damian Gjiknuri drejtonte Ministrinë e Infrastrukturës.

Sipas të dhënave të Thesarit, të aksesuara nga Skyweb.al përmes OpenSpending Albania, vetëm gjatë periudhës kur Gjiknuri ishte në krye të kësaj ministrie, Albstar ka marrë pagesa në total prej 2,369,326,368 lekësh.

Konkretisht, në vitin 2013 kompania ka marrë 802,608,682 lekë. Në vitin 2014 pagesat ndaj saj arritën në 1,096,451,914 lekë. Ndërsa në periudhën 2015 deri në 2017, Albstar përfitoi edhe 470,265,772 lekë të tjera.

Pra, vetëm gjatë kësaj periudhe, pagesat për Albstar kalojnë shifrën 2.3 miliardë lekë (të reja), duke treguar se kompania pati një rritje të fortë në marrëdhënien me fondet publike pikërisht në vitet kur Ministria e Infrastrukturës drejtohej nga Damian Gjiknuri.

Në foto: Vendimi i Këshillit të Ministrave, 26 janar 2022, për zvogëlimin me 800 ha të Parkut të Butrintit
Në foto: Vendimi i Këshillit të Ministrave, 26 janar 2022, për zvogëlimin me 800 ha të Parkut të Butrintit

Ndërkohë, krejt rastësisht ose jo, një tjetër hallkë lidhëse shfaqet te projekti i Gjirit të Manastirit. Kompania “Andi” shpk, në pronësi të Andi Gjiknurit, i afërm i ish ministrit Damian Gjiknuri, u bë pjesë e kompanive që do të ndërtonin pikërisht te “pika e vogël”, një projekt që më pas u zgjerua sërish me një vendim të vitit të shkuar.

Në foto: Familja Ismailaj dhe Andi Gjiknuri regjistrojnë shoqërinë “Manastiri Resort” dy javë para miratimit të “investimit strategjik”
Në foto: Familja Ismailaj dhe Andi Gjiknuri regjistrojnë shoqërinë “Manastiri Resort” dy javë para miratimit të “investimit strategjik”

 

Për zbatimin e këtij projekti u krijua shoqëria “Manastiri Resort”, e përbërë nga bashkimi i “Finman” shpk, kompani në pronësi të Sadik dhe Idajet Ismailaj, me “Andi” shpk, në pronësi të Andi Gjiknurit.

Shoqëria “Manastiri Resort” u krijua me një marrëveshje që mban datën 16 nëntor 2021. Kjo ndodhi vetëm dy javë para se Komiteti i Investimeve Strategjike të miratonte statusin e “investitorit strategjik” për këtë projekt.

Pra, familja Ismailaj dhe kompania e Andi Gjiknurit regjistruan shoqërinë “Manastiri Resort” pak ditë përpara se projekti të merrte statusin e investimit strategjik.

Rreth një vit pas këtij bashkimi, kompania e Gjiknurit vendosi të largohej nga investimi, duke i shitur aksionet e saj tek “Finman”.

Megjithatë, pavarësisht tërheqjes së kompanisë së Gjiknurit nga projekti sipas dokumenteve, të dhënat tregojnë se Gjiknurët duket se kanë vijuar të jenë të pranishëm në projekt, herë si partnerë ndërtues në fillim dhe herë, ose shpesh, si nënkontraktorë.

Madje, burime të skyweb.al pranë kompanisë bëjnë me dije se lëvizjet në lidhje me pronësinë e dukshme apo të padukshme të këtij projekti janë intensifikuar fill pasi sherri mes Ismailajve u bë publik dhe tërhoqi vëmendjen publike.

Kjo e bën edhe më të rëndësishme pyetjen se çfarë di Damian Gjiknuri për konfliktin mes Ismailajve dhe për shkaqet reale të tij.

Nëse Albstar ka qenë një nga kompanitë që përfitoi fuqishëm gjatë periudhës kur ai drejtonte Ministrinë e Infrastrukturës, nëse një kompani e të afërmit të tij hyri në projektin e Gjirit të Manastirit vetëm pak ditë para miratimit të statusit strategjik dhe nëse më pas lidhjet me projektin kanë vijuar në forma të tjera, atëherë ish ministri ka të paktën një arsye politike dhe publike për të dhënë shpjegime. /skyweb.al

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Arrestohet taksisti në Dibër, transportonte kallashnikov dhe pistoletë drejt Maqedonisë së Veriut

18/10/2026

“Shqiptarët po zgjohen”/ Ideologu i Putinit komenton protestat në Shqipëri

18/10/2026

Kanada, viktima dhe të plagosur nga zjarri në bazën ushtarake (VIDEO)

18/10/2026

78 protestuesit e arrestuar para gjykatës, zbardhen emrat e tyre

18/10/2026

Mbrëmë iu vu zjarr rendit kushtetues!

18/10/2026

Rama: Kjo rini është peng i grupit të zjarrit, pas dhunës fshihen duar të huaja

18/10/2026

Kaos në Milano, të rinjtë përplasen me policinë në Piazza Duomo: Gurë, bomba artizanale dhe gaz lotsjellës

18/10/2026

Pamje nga shkatërrimet pas protestës, Gjykata e Lartë e shkrumbuar, dëme edhe në banka e biznese

18/10/2026

Rama fton studentët në dialog: Kush dëshiron të më takojë, jam gati në Kryeministri apo fakultet

18/10/2026

Rama zbulon pse policia përdori plumbat e gomës: Efektivit iu ça nofulla

18/10/2026

Tensionet në protestë, Macron paralajmëron protestuesit: Në Republikën tonë nuk ka vend për dhunë

18/10/2026

Rama: 200-300 protestues të maskuar janë paguar për dhunë, gurët ndaj policisë janë armë vdekjeprurëse

18/10/2026

Protestat/ Rama: U neutralizua një dron me eksploziv që synonte Kryeministrinë

18/10/2026

Rama reagon për protestat: Nuk kam ikur, po përpiqem të shmang kurthin e dhunës që kërkon gjak

18/10/2026

Protestat në Francë, Macron: Dhuna nuk ka vend në demokracinë tonë

17/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Arrestohet taksisti në Dibër, transportonte kallashnikov dhe pistoletë drejt Maqedonisë së Veriut
  • “Shqiptarët po zgjohen”/ Ideologu i Putinit komenton protestat në Shqipëri

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.