AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kryesore

Ron Yeffet “qan” në gjykatën amerikane: Mediat më dogjën 30 mln dollarë me etiketimet si ‘mashtrues’

by Alb Times
28/05/2026
in Kryesore, Politikë
6
0
Ron Yeffet “qan” në gjykatën amerikane: Mediat më dogjën 30 mln dollarë me etiketimet si ‘mashtrues’
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Dosja amerikane e Ron Yeffet po merr një kthesë edhe më të fortë dhe njëkohësisht ironike. Biznesmeni izraelito-amerikan, i cili po përballet në SHBA me një proces gjyqësor ku akuzohet se ka zhvatur mbi 8 milionë dollarë nga investitori Mark Faist, tashmë pretendon se dëmin më të madh nuk ia ka shkaktuar vetë padia, por… mediat shqiptare që publikuan historinë.

Në dokumentet më të fundit të depozituara në gjykatën amerikane, Yeffet pretendon se publikimet mediatike në Shqipëri dhe reagimet politike që pasuan i kanë shkatërruar reputacionin dhe i kanë kushtuar një investim gjigant në Shqipëri, nga i cili thotë se priste të fitonte mbi 30 milionë dollarë.

Në mënyrë indirekte, dokumenti pranon se historia e publikuar fillimisht nga “Pamfleti”, dhe më pas e shpërndarë në mediat e tjera, ka prodhuar një tronditje reale për pozicionin e tij në Shqipëri.

Sipas kundërpadisë së depozituar nga Ron Yeffet ndaj Mark Faist, biznesmeni izraelit pretendon se Faist ka shpifur kundër tij duke e quajtur “mashtrues”, “hajdut”, “kriminel”, “gënjeshtar” dhe “manipulator”, ndërsa këto deklarata, sipas tij, janë përhapur më pas në Shqipëri nga opozita dhe media.

“Për shkak të deklaratave shpifëse të Faist, të cilat prekën edhe faktin se Yeffet njihte Kryeministrin dhe ambasadorin shqiptar në Francë, opozita dhe mediat në Shqipëri i morën këto deklarata dhe pretenduan se Kryeministri ishte mik dhe bënte biznes me një mashtrues.  Historitë e mediave shqiptare u shpërndanë gjerësisht në rrjetet sociale shqiptare.

Bazuar në këto histori të mediave shqiptare, të cilat mbështeteshin në deklaratat e Faist dhe ku ai identifikohej me emër, Yeffet u hoq nga grupi i investitorëve të projektit në Shqipëri, sepse personat që drejtonin zhvillimin menduan se, për shkak të historive mediatike, nuk mund të rrezikonin miratime dhe financime duke pasur Yeffet si investitor”, shprehet ai.

Pra, sipas vetë dokumenteve të depozituara në SHBA, partnerët e projektit në Shqipëri kanë pasur frikë se emri i Ron Yeffet mund të krijonte probleme me lejet, financimet dhe miratimet.

Në thelb, vetë Yeffet po pranon në gjykatë se ekspozimi publik i historisë së tij ka prodhuar një alarm real për bizneset ku ai ishte i përfshirë.

Por pjesa më e fortë vjen menjëherë pas kësaj. Në dokumentet e gjykatës, Yeffet pretendon se nga projekti në Shqipëri ai priste të fitonte mbi 30 milionë dollarë dhe se humbja e këtij investimi lidhet direkt me publikimet mediatike.

“Yeffet priste të fitonte më shumë se 30 milionë dollarë nga pjesëmarrja në zhvillimin shqiptar, nga i cili u përjashtua si rezultat i drejtpërdrejtë i deklaratave shpifëse të Faist.

Për pasojë, Yeffet ka pësuar dëme të konsiderueshme, përfshirë dëmtim të reputacionit personal dhe të biznesit, humbje të mundësive të biznesit, humbje të avantazheve ekonomike të pritshme dhe dëme të tjera kompensuese. Deklaratat vazhdojnë të shpërndahen në komunitet, përfshirë komunitetin e Fisher Island, dhe janë të natyrës dashakeqe”, thuhet më tej.

Në praktikë, kjo do të thotë se vetë partnerët e biznesit të Yeffet kanë pasur frikë se emri i tij mund të kthehej në pengesë për marrjen e lejeve, financimeve apo mbështetjes politike për projektin.

Dhe këtu nis pjesa më interesante e historisë. Cili është projekti në Shqipëri për të cilin Yeffet pretendon se humbi mbi 30 milionë dollarë fitime?

Dokumenti nuk e identifikon drejtpërdrejt projektin, por shuma e përmendur tregon se bëhet fjalë për një investim shumë të madh, me peshë politike dhe ekonomike.

Pra, njeriu që në Shqipëri u fut në industrinë e armëve, mori tenderë publikë dhe krijoi kompani me shtetin shqiptar, tani pretendon në gjykatë se mediat i shkatërruan një mega-investim.

Në fakt, vetë dokumentet gjyqësore tregojnë se Shqipëria nuk ka qenë thjesht një destinacion biznesi për Ron Yeffet, por pjesë e një skenografie të ndërtuar me kujdes për të impresionuar investitorët.

Në padinë fillestare të Mark Faist, përshkruhen udhëtime luksoze me avion privat drejt Shqipërisë, takime me Edi Ramën dhe ambasadorin shqiptar në Francë, autokolona me truproja të armatosura dhe qëndrime në komplekse private luksoze.

Sipas dokumenteve, Yeffet përdorte pikërisht këto lidhje dhe këtë akses politik për të krijuar idenë se ishte një njeri me pushtet të jashtëzakonshëm në Shqipëri.

“Gjatë udhëtimit, grupi vizitoi Pallatin e Versajës dhe familja Faist u prezantua me disa nga kontaktet më mbresëlënëse të Yeffet-it: Kryeministrin e Shqipërisë dhe ambasadorin shqiptar në Francë dhe Monako. Këto prezantime ishin të kuruara me kujdes për të përforcuar imazhin e Yeffet-it si një njeri me shtrirje globale dhe ndikim në biznes”, thuhet në padi.

Madje, sipas dokumenteve amerikane, Yeffet kishte hedhur edhe idenë e sigurimit të një pasaporte shqiptare për investitorin amerikan Mark Faist, si pjesë e “trajtimeve ekskluzive” që ai pretendonte se mund të siguronte përmes lidhjeve në Tiranë.

Ndërkohë, një tjetër pjesë e errët e historisë lidhet me Fisher Island, ishullin ultra-luksoz në Florida ku Yeffet rezulton pronar pronash dhe i lidhur me struktura kompanish që çojnë te emra kontroversë ndërkombëtarë.

Hetimet dhe dokumentet publike tregojnë se Yeffet figuron si person i autorizuar në kompaninë “Island Fisher Enterprises 18 LLC”, e lidhur me adresën 7173 Fisher Island Drive.

Në të njëjtën strukturë korporative del edhe emri i Vakif Arif, pjesë e familjes Arif, një familje biznesmenësh kazakë të lidhur nga hetime ndërkombëtare me rrjete offshore, pasuri të paluajtshme, energji dhe marrëdhënie të errëta financiare.

Kjo është arsyeja pse historia e Ron Yeffet nuk shihet më si një konflikt i zakonshëm biznesi.

Në një anë kemi një biznesmen të lidhur me kompanitë e armëve në Shqipëri, me tenderë publikë dhe akses politik në nivelet më të larta.

Në anën tjetër kemi një dosje amerikane ku ai akuzohet për mashtrim me miliona dollarë, ndërsa vetë pranon se publikimi i këtyre historive në Shqipëri i ka rrëzuar investimet dhe reputacionin.

Ironia më e madhe është se vetë Yeffet, i cili sipas dokumenteve përdorte lidhjet politike shqiptare si kartë prestigji për të bindur investitorët amerikanë, tani po ankohet se pikërisht ekspozimi publik i këtyre lidhjeve po i kushton miliona. /Pamfleti

Ron Yeffet “qan” në gjykatën amerikane: Mediat më

Ron Yeffet “qan” në gjykatën amerikane: Mediat më

Dokumenti gjyqësor
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Ministrja Spahiu viziton pacientët te Trauma, 19-vjeçari me këmbën e thyer: Isha duke kaluar, s’kam lidhje me protestën (VIDEO)

13/10/2026

Protesta/ Ironia e juristit Spahiu: Reagimi i Ambasadës së SHBA, as ‘mish, as peshk’!- Pyet dhe Arlind Qorrin: Po nëse zgjedhjet i fiton sërish Rama apo Berisha?

13/10/2026

“Nuk ka humbje jete dhe të intubuar”- Disa të plagosur në protestën e dhunshme, flet shefi i Traumës: I riu me këmbën e thyer stabël…

13/10/2026

Berisha akuza Policisë e Qeverisë, bën thirrje për tjetër protestë: Nesër është dita e studentëve, të gjithë në mbështetje të tyre në të njëjtën orë!

13/10/2026

Protestuesi 19-vjeçar theu këmbën, Policia e Shtetit: Pezullohen 4 efektivët dhe shefi i Rendit të Komisariatit Nr. 1, AMP po heton dinamikën!

13/10/2026

Protesta e dhunshme, Demalia: Nuk ishin studentë, e papranueshme që deputetët sulmuan Policinë

13/10/2026

“Gjendja është alarmante”- Protesta e dhunshme në Tiranë, deputetët e PD vizitojnë të lënduarit te Trauma

13/10/2026

“Kam kërkuar garë”- Zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës: Braçe: Kandidati i PS të zgjidhet me votë, jo nga drejtuesit!

13/10/2026

Protesta/ Ministria e Shëndetësisë: 20 të plagosur, 7 persona po marrin trajtim mjekësor në spital! Mes të lënduarve policë, gazetarë dhe një diplomat

13/10/2026

“Qeveria ia ka deleguar pushtetin njerëzve të pavotuar”- Braçe tregon problemet: Ja pse votova pro Reformës Territoriale!

13/10/2026

Nigel Farage mbron përdorimin e forcës vdekjeprurëse ndaj migrantëve që kalojnë “Kanalin Anglez”

13/10/2026

A ju detyroi Edi Rama të votoni pro Territoriales? Erion Braçe rrëfehet: Kryeministri më tha se…

13/10/2026

Trump kritikon rebelët Huthi, por nuk sqaron nëse SHBA do të ndërhyjë ushtarakisht në Jemen

13/10/2026

“Edhe Evropa po digjet, protesta e drejtë kushtetuese”- Deputeti Braçe: Në botë policia dhunon kur cenohet rendi, këtu nuk e pashë!

13/10/2026

“Ne bëjmë gabim që…”- Braçe: Në fillim iu bashkova protestës, në PS u hapën fjalë sikur e organizoja unë dhe një tjetër!

13/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Ministrja Spahiu viziton pacientët te Trauma, 19-vjeçari me këmbën e thyer: Isha duke kaluar, s’kam lidhje me protestën (VIDEO)
  • Protesta/ Ironia e juristit Spahiu: Reagimi i Ambasadës së SHBA, as ‘mish, as peshk’!- Pyet dhe Arlind Qorrin: Po nëse zgjedhjet i fiton sërish Rama apo Berisha?

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.