AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kryesore

Arkend Balla i përgjigjet për herë të parë Sali Berishës: Nuk u mbështeta nga krimi, sulmet ndaj meje alibi që të justifikoje humbjen e thellë në Durrës

by Alb Times
27/05/2026
in Kryesore, Politikë
6
0
Arkend Balla i përgjigjet për herë të parë Sali Berishës: Nuk u mbështeta nga krimi, sulmet ndaj meje alibi që të justifikoje humbjen e thellë në Durrës
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Arkend Balla, një prej deputetëve më të votuar socialiste në zgjedhjet e 11 majit, i përgjigjet për herë të parë akuzave të artikuluara nga Sali Berisha kundrejt tij për lidhje me krimin. Në intervistën e parë të dhënë ekskluzivisht për gazetarin Arbër Hitaj në Albania Newscast, deputeti Balla tregon si i përjetoi sulmet nga Berisha, jo vetëm ai por edhe familja, duke i quajtur një alibi të Partisë Demokratike për të justifikuar humbjen e thellë në qarkun e Durrësit.

Ai i hedh poshtë akuzat se në fushatë u mbështet nga eksponentë të krimit të organizuar, duke thënë se ishin sulme të pavërteta.

“Si politikan i ri, në momentin që u gjenda përballë sulmeve kam qenë në vështirësi, jo vetëm unë, por edhe familja, se u gjetëm në sulm të vrullshëm nga lidershipi i PD. Ishin sulme të pavërteta. Kam bëtë fushatë të qetë dhe skam bërë asnjë sulm gjatë gjithë kohës që kam zhvilluar fushatën. Papritur pasi u mor ai rezultat, që ishte shumë i mirë për mua dhe PS, nisën sulmet nga opozita dhe lidershipi i PD që janë marrë me sulme personale ndaj emrit dhe figurës sime. Familja i ka përjetuar keq, u gjendën në një situatë që si kishin dëgjuar më parë. Nuk është e thjeshtë të jesh pjesë aktive e politikë, ne i përballojmë, por familjarëve u erdhi si gjë e papritur dhe nuk arrinin t’i besonin ato akuza që thonte lidershipi i PD, gradualisht edhe ata janë mësuar me këto sulme.

Kanë qenë për shkak të polarizimit të situatës, patën një humbje në Durrës të thellë, u përpoqën të gjenin objektiv për ta sulmuar për të arsyetuar humbjen, duke bërë sulme personale në emrin tim që isha deputeti më i votuar i qarkut Durrës”, tha Balla për gazetarin Arbër Hitaj.

Por, si arriti Arkend Balla të sigurojë 21 mijë vota në qarkun e Durrësit?

“Ka qenë rezultat shumë i mirë, shumë i lartë për mua. Ka disa arsye. Faktori i parë është mbështetja për PS dhe vizionin e Ramës. Së dyti ka një rëndësi të madhe prezenca e deputetëve. Kam marrë mandat të mbetur përgjysmë legjislaturën e kaluar, gjithmonë kam menduar se duhet të bëj shumë punë në zonën elektorale që të kap ritmin e kolegëve. Kam qenë në terren gjithë kohën. Kontaktet në zonë i kam pasur të hershme. Kur u bëra deputet gjendesha më pranë shqetësimeve që kishin njerëzit në zonë. Tjetra është imazhi që krijon në zonë, je i njeri i thjeshtë, ju jep zgjidhje shqetësimeve që kanë”, përgjigjet deputeti i PS.

Duke u ndalur në organizimin e PS për zgjedhjet vendore, Balla thekson se synimi është fitimi i të gjitha bashkive në qarkun e Durrësit.

“Objektivi i radhës është fitimi i bashkive në të gjithë Shqipërinë, nuk është thjesht objektiv për të marrë bashkitë, por për të çuar në nivel tjetër bashkitë në gjithë territorin, në bashkinë e Durrësit kemi marrë rezultate shumë të mira. Edhe në këto zgjedhje do marrim rezultat edhe më të thellë”, thekson ai.

I pyetur nëse ishte provokim dekorimi i babait të Ergys Agasit me ceritifikatë mirënjohje në 35-vjetorin e PS në Durrës, deputeti Balla tha se ai ka dhënë kontribut për PS jo vetë, në qytetin bregdetar.

“Nuk ka lidhje me provokim. Është kryetari i parë i PS në Durrës. Ka dhënë kontribute me shumë vlera në PD e Durrësit, por jo vetëm. Është intelektual, gazetar, ka qenë deputet. U vendosën disa kritere, dhe nuk mund të linim pa certifikatë mirënjohje Bardhyl Agasin që ka qenë drejtuesi dhe i parë i PS në Durrës”, tha ai.

Intervistën e mbyll me një mesazh për akuzat e Berishës, duke i thënë se puna dhe votat e qytetarëve janë përgjigja më e mirë për të.

“Unë kam shumë miq demokratë, shkojmë shumë mirë ndonëse kemi qëndrime të ndryshme. Mesazhin dua t’ia jap lidershipit të PD, pavarësisht akuzave, unë nuk zgjodha ti përgjigjem me deklarata, por me punë, përkushtim, sepse besoj te fjala e dhënë, tek puna dhe besoj se politika është një instrument të jesh më afër njerëzve. Para se të vënë etiketime politike, duhet të dalin në zonën time elektorale dhe të pyesin, kush është Arkendi dhe çfarë përfaqëson. Unë edhe në këto takime që kemi nisur për energjizimin, ka pasur shumë pjesëmarrje. Ka pasur njerëz të thjeshtë që janë çuar dhe më kanë thënë pse nuk akuzon Berishën në kuvend, sepse ne këto s’na kanë sjellë bandat, ne jemi anëtarë të PS dhe kemi dëshirë të kontribuojmë. Përgjigja më e mirë për këto akuza, janë deklaratat që bëjnë qytetarët dhe votat”, thekson Arkend Balla.

Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1312 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.
SendShare2Tweet2
Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1312 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.

Lajmet e fundit

Në Tiranë protestë e dhunshme, Rama reagon nga Vlora: Në këtë ditë të bekuar…

28/11/2026

VIDEO/ Polici merr flakë nga molotovët e protestuesve në Tiranë!

28/11/2026

Paditi Veliajn dhe zyrtarë të tjerë në SPAK, denoncuesi Nesti Angoni fshihet pas emrit të Monika Sojlit

28/11/2026

LIVE! Njerëz me maska në krye të protestës! Nisin aktet e dhunës në Tiranë, shkulen pllakat e bulevardit dhe semaforët!

28/11/2026

Prekazi shënon 28 Nëntori, nderohet Dita e Flamurit dhe ditëlindja e komandantit Adem Jashari

28/11/2026

Tabaku i bashkohet protestës te Sheshi Skënderbej: Shqipëria ndodhet në udhëkryq

28/11/2026

‘Gëzuar 28 Nëntorin’, Berisha: Sot protestë kombëtare, të gjithë në shesh

28/11/2026

Si duhet të jetë Kryebashkiaku i Tiranës 2030?!

28/11/2026

FOTO / Të rinjtë me maska dhe shkopinj nisin përgatitjen kundër Policisë: Gati për luftë!

28/11/2026

Ambasada gjermane uron shqiptarët për 28 Nëntorin: Mbështesim Shqipërinë në rrugën drejt BE-së

28/11/2026

Parzmoret me flamurin kuqezi, gjesti simbolik i policisë në ditën e protestës

28/11/2026

Meloni telefonon Zelenskyn, presidenti ukrainas kërkon falje për operacionin në Libi: Italia nuk u informua

28/11/2026

PAMJE ME DRON / Nis protesta e mbështetur nga PD, ja pjesëmarrja në sheshin ‘Skënderbej’

28/11/2026

Ministri i Jashtëm i Kroacisë uron në shqip: Gëzuar 28 Nëntorin! Rroftë miqësia jonë!

28/11/2026

Skema KAYO propozohet dhe në Shëndetësi, “MedAL” hidhet për konsultim publik

28/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Vrasja e ish-policit Frrok Lleshaj në 2025, gjykata lë në burg Vinçesk Pirolin dhe Kristjan Ymerin
  • VIDEO/ Disa efektivë të lënduar nga breshëria e gurëve dhe molotovëve

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.