AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kryesore

Dhëndri i Vilma Nushit gënjen në GJKKO dhe i ikën kujtesa, mbron pazaret e Ben Ahmetajt me Lirim Fezollarin për grabitjen e pronave publike

by Alb Times
27/05/2026
in Kryesore, Politikë
6
0
Dhëndri i Vilma Nushit gënjen në GJKKO dhe i ikën kujtesa, mbron pazaret e Ben Ahmetajt me Lirim Fezollarin për grabitjen e pronave publike
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Dy dëshmitarë të thirrur për t’u pyetur lidhur me privatizimin në vitin 2015 të një parcele toke me çmimet e vitit 1994, transkasion për të cilin akuzohet për “shpërdorim detyre” ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, iu përgjigjën të martën pyetjeve të prokurorit Elvin Gokaj, avokatit Henrik Ligori dhe pronarit të tokës, Adrian Myderizi, i cili merr pjesë në gjykim në cilësinë e viktimës.

Çështja penale lidhet me një parcelë toke me sipërfaqe 6370 metra në pronësinë e familjes Myderizi në rrugën 5 Maji në Tiranë, e cila sipas SPAK u privatizua me urdhër të kundërligjshëm të Ahemtajt duke përdorur çmimet e vitit 1994, në kundërshtim me një vendim gjykate të formës së prerë.

Ish-drejtuesi i Drejtorisë së Drejtimit të Pronës Publike pranë Ministrisë së Financave në vitin 2015, Endri Duçka ishte dëshmitari i parë që u pyet në seancën e të martës lidhur me procedurën e ankandit të shpallur nga Ahemtaj në 2014-ën për shitjen e aksioneve shtet të shoqërisë Buka sh.a., që u blenë atëherë prej aksionerit privat kryesor, Lirim Fezollari.

Duçka është dhëndri i oligarkes dhe ‘kuçedrës’ së korrupsionit Vilma Nushi, e cila ka lidhje të hershme me Arben Ahmetajn, në shkrirjen dhe humbjen e gjurmëve të kompanive të përfshira në afera korruptive, siç ishte kompania Hermes, pastrim parash, transaksione etj. Vilma Nushi është simbol i koncensioneve korruptive në shëndetësi. Me emrin e saj lidhet koncensioni korruptiv i “Check-up” me vlerë 130 milionë Euro.

Në dëshminë e tij, Duçka tha se shitja e aksioneve shtetërore të ndërmarrjes “Buka” ishte kryer sipas procedurave ligjore. Por në fakt në dosjen e SPAK thuhet se ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmetaj ka shpërfillur një sërë vendimesh gjyqësore për të favorizuar biznesmenin Lirim Fezollari në privatizimin e fabrikës “Buka”, sot qendra tregtare “Emerald”.

Duçka pretendoi se ankandi ishte publikuar në faqen e Komisionit të Prokurimit Publik dhe pasi në fazën e parë kishte vetëm një ofertues, procedura ishte ripublikuar me një afat 10-ditor. Më pas, fitues ishte shpallur i vetmi ofertues pjesëmarrës, Lirim Fezollari, të cilin kur prokurori e pyeti nëse e njeh, Duçka pohoi, dhe tha se ka komunikuar me të për shkak të procedurës, vetëm me mesazhe.

“Kam qenë drejtor te Ministria e Financave, drejtoja zyrën e shitjes së pronës shtetërore. Ka ardhur dosja për shitjen e aksioneve shtetërore. Për dosjen ‘Buka’ kemi bërë procedurën normale. Drejtoria e drejtimit të pronës publike është hallka e fundit e procesit. Ne kontrollonim të gjitha aktet dhe, nëse gjendeshin në përputhje me VKM-në, vijonim me procedurën, si publikimi për ankandin në faqen e Komisionit të Prokurimeve. Ankandi ishte i hapur. Për dosjen ‘Buka’ kishte vetëm një ofertues, ishim të detyruar të bënim një ripublikim me afat 10-ditor. Fituesi u shpall ofertuesi i vetëm“, dëshmoi Duçka.

Duçka u pyet nga prokurori Elvin Gokaj në rast se ai ka qenë apo jo në dijeni që ka patur dy vendime gjykatash lidhur me fabrikën, që në fakt lidhen me familjen Myderizi, e cila pretendon pronësinë mbi truallin. Dëshmitari tha se këto vendime nuk ishin pjesë e dosjes së privatizimit. Përfaqësuesit familjes kishin paraqitur ankesa, përfshirë edhe vendime gjyqësore e madje dhe një ankesë për anulim ankandi, pika këto të theksuara nga prokurori i SPAK, por dëshmitari tha se e kishte orientuar familjen t’i drejtohej Ministrisë së Ekonomisë për paketën e vlerësimit të aksioneve.

:Elvin Gokaj: A kishit dijeni që kishte 2 vendime gjykatash për këtë pronë?

-Endri Duçka: Nuk kanë qenë pjesë e dosjes së privatizimit. Familja Myderizi u ankua, na sollën edhe vendimet, por nuk kishte lidhje me veprimtarinë e drejtorisë sonë.

-Elvin Gokaj: Po kërkesa nga përmbaruesi, a ju erdhën?

-Endri Duçka: Nuk i kujtoj specifikisht, por kujtoj që i kemi kthyer përgjigje çdo ankese.

-Elvin Gokaj: Ju ka ardhur një ankesë për anulim ankandi, çfarë bëtë ju?

-Endri Duçka: Me sa mbaj mend, ne i kemi sugjeruar familjes Myderizi t’i drejtohet Ministrisë së Ekonomisë për paketën e vlerësimit të aksioneve.

Dëshmia e Duçkës solli reagimin e përfaqësuesve të familjes Myderizi, të cilët gjatë seancës e akuzuan se gënjente, pasi ai ka qenë pjesë e proceseve që familja ka ndjekur në gjykata, madje dhe në dijeni të vendimeve në favor të tyre. “Ti gënjen, ke qenë në gjyq dhe në dijeni që kishte vendime gjykatash“, thanë ata.

Ndërhyrja e trupit gjykues shtensionoi situatën në sallën e gjyqit. I pyetur nga avokati i Arben Ahmetaj Henrik Ligor, nëse ish-ministri kishte ndikuar në procedurat e ankandit, Duçka mohoi diçka të tillë.

Me dëshmitë vijoi drejtori i pagesave në Ministrinë e Financave Fatmir Hoxhaj që më herët ka pasur postin e drejtorit juridik.

Hoxhaj deklaroi se nuk ishte marrë ndonjëherë drejtpërdrejt me procedurat e privatizimit. Ai tregoi se në vitin 2018 kishte marrë një memo që përmbante një vendim gjykate të cilën sqaroi se ia kishte përcjellë drejtorisë përkatëse. Sipas akuzës, në këto memo kërkohet pezullimi i shitjes së aksioneve të Buka sh.a. Hoxha po ashtu deklaroi se nuk kishte biseduar asnjëherë me Arben Ahmetajn për këtë procedurë.

Për në seancën e radhës të datës 9 qershor, Prokuroria e Posaçme kërkoi thirrjen e dy ish-sekretarëve të përgjithshëm të Ministrisë së Financave. Për këtë çështje i pandehur është marrë Arben Ahmetaj i akuzuar për shpërdorim detyre, në arrati që prej korrikut 2023, i akuzuar gjithashtu për çështjen e inceneratorëve.

Sipas SPAK, Arben Ahmetaj, fillimisht në cilësinë e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, e më pas si ministër i Financave dhe Ekonomisë, ka shkelur legjislacionin në fuqi dhe disa vendime gjyqësore gjatë procesit të privatizimit të fabrikës “Buka” që i kanë sjellë shtetit dhe pronarëve legjitimë, familjes Myderizi një dëm prej rreth 7 mld lekësh.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Ministrja Spahiu viziton pacientët te Trauma, 19-vjeçari me këmbën e thyer: Isha duke kaluar, s’kam lidhje me protestën (VIDEO)

13/10/2026

Protesta/ Ironia e juristit Spahiu: Reagimi i Ambasadës së SHBA, as ‘mish, as peshk’!- Pyet dhe Arlind Qorrin: Po nëse zgjedhjet i fiton sërish Rama apo Berisha?

13/10/2026

“Nuk ka humbje jete dhe të intubuar”- Disa të plagosur në protestën e dhunshme, flet shefi i Traumës: I riu me këmbën e thyer stabël…

13/10/2026

Berisha akuza Policisë e Qeverisë, bën thirrje për tjetër protestë: Nesër është dita e studentëve, të gjithë në mbështetje të tyre në të njëjtën orë!

13/10/2026

Protestuesi 19-vjeçar theu këmbën, Policia e Shtetit: Pezullohen 4 efektivët dhe shefi i Rendit të Komisariatit Nr. 1, AMP po heton dinamikën!

13/10/2026

Protesta e dhunshme, Demalia: Nuk ishin studentë, e papranueshme që deputetët sulmuan Policinë

13/10/2026

“Gjendja është alarmante”- Protesta e dhunshme në Tiranë, deputetët e PD vizitojnë të lënduarit te Trauma

13/10/2026

“Kam kërkuar garë”- Zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës: Braçe: Kandidati i PS të zgjidhet me votë, jo nga drejtuesit!

13/10/2026

Protesta/ Ministria e Shëndetësisë: 20 të plagosur, 7 persona po marrin trajtim mjekësor në spital! Mes të lënduarve policë, gazetarë dhe një diplomat

13/10/2026

“Qeveria ia ka deleguar pushtetin njerëzve të pavotuar”- Braçe tregon problemet: Ja pse votova pro Reformës Territoriale!

13/10/2026

Nigel Farage mbron përdorimin e forcës vdekjeprurëse ndaj migrantëve që kalojnë “Kanalin Anglez”

13/10/2026

A ju detyroi Edi Rama të votoni pro Territoriales? Erion Braçe rrëfehet: Kryeministri më tha se…

13/10/2026

Trump kritikon rebelët Huthi, por nuk sqaron nëse SHBA do të ndërhyjë ushtarakisht në Jemen

13/10/2026

“Edhe Evropa po digjet, protesta e drejtë kushtetuese”- Deputeti Braçe: Në botë policia dhunon kur cenohet rendi, këtu nuk e pashë!

13/10/2026

“Ne bëjmë gabim që…”- Braçe: Në fillim iu bashkova protestës, në PS u hapën fjalë sikur e organizoja unë dhe një tjetër!

13/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Ministrja Spahiu viziton pacientët te Trauma, 19-vjeçari me këmbën e thyer: Isha duke kaluar, s’kam lidhje me protestën (VIDEO)
  • Protesta/ Ironia e juristit Spahiu: Reagimi i Ambasadës së SHBA, as ‘mish, as peshk’!- Pyet dhe Arlind Qorrin: Po nëse zgjedhjet i fiton sërish Rama apo Berisha?

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.